web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FMN ul parashikimin për ekonomitë në zhvillim/ Për Shqipërinë mbetet 3.4%

19 Janar 2016, 14:50, Ekonomi CNA

Këshillat për qeveritë e ekonomive në zhvillim: përmirësim i mbledhjes së të ardhurave fiskale, rritje e të ardhurave nga burime të tjera përtej produkteve, eficiencë në shpenzime, regjim fleksibël i kursit të këmbimit për të nxitur eksportet?

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në panoramën e rishikuar të janarit 2016 ka ulur pritshmërinë për rritjen ekonomike globale me 0.2 pikë përqindjeje, si për vitin 2016 ashtu dhe për 2017. Këto rishikime reflektojnë në një masë thelbësore, por jo vetëm, një rimëkëmbje më tw ngadaltë për ekonomitë në zhvillim, sesa pritej në tetor.
Rritja globale, aktualisht e vlerësuar në 3.1% në 2015, projektohet në 3.4% në 2016 dhe 3.6% në 2017. Rimwkwmbja e aktivitetit global parashikohet të jetë më graduale se në panoramën e tetorit 2015, veçanërisht në tregjet dhe ekonomitë në zhvillim.
Ekonomitë dhe tregjet në zhvillim projektohen të rriten nga 4% në 2015?më e ulëta që nga kriza financiare 2008?09 ?në 4.3 dhe 4.7%, përkatësisht në 2016 dhe 2017.
Raporti i rishikuar i janarit nuk jep detaje për të gjithë ekonomitë, ndryshe nga ai i tetorit, por burime nga zyra e FMN-së në Tiranë pohojnë se për Shqipërinë mbetet parashikimi i tetorit, sipas të cilit ekonomia vendase pritet të rritet me 3.4% në 2016, për t?u përshpejtuar në 4.2% deri në 2020-n.

Këshillat për qeveritë e vendeve në zhvillim

FMN rekomandon që në vendet në zhvillim, politikëbërësit duhet të menaxhojnë dobësitë dhe të rrisin elasticitetin ndaj goditjeve potenciale ndërsa nxisin rritjen dhe sigurojnë konvergjencën e vazhdueshme drejt ekonomive me nivele të larta të ardhurash. Importuesit neto të produkteve po përballen me presione për inflacion të reduktuar dhe dobësi të jashtme, por në disa prej tyre, zhvlerësimi i monedhës që shoqëron flukset e reduktuara hyrëse të kapitalit, mund të kufizojë hapësirën për lehtësim të politikës monetare në mbështetje të kërkesës.
Në një sërë eksportuesish të produkteve, duhet reduktim i shpenzimeve publike ndërsa rritet eficienca, duke fuqizuar institucionet fiskale dhe duhen rritur të ardhurat e tjera, në mënyrë që të përshtaten ndaj të hyrave më të ulëta fiskale.
Në përgjithësi, lejimi i një regjimi të lirë të kursit të këmbimit do të jetë një mjet i rëndësishëm për të amortizuar ndikimin e goditjeve të jashtme në tregjet në zhvillim, veçanërisht eksportuesit e produkteve, përmes efektit të zhvlerësimit të kursit të këmbimit në bilancet e sektorit publik dhe privat.
Politikëbërësit në tregjet në zhvillim duhet të vazhdojnë me reformat strukturore për të lehtësuar pengesat në infrastrukturë, të krijojnë një mjedis biznesi miqësor dhe inovativ dhe të nxisin kapitalin njerëzor. Forcimi i tregjeve të kapitalit lokal, përmirësimi i mobilizimit të të ardhurave fiskale dhe diversifikimi i eksporteve përtej produkteve janë gjithashtu sfida në shumë prej këtyre ekonomive.





Lajmet e fundit nga