Balla për protestën: Sot aty kanë mbetur “sorrat”, qytetarët meritojnë dialogun
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Rajoni po ecën më shpejt në afrimin drejt mesatares së BE-së. Në treguesin tjetër direkt të mirëqenies, Konsumi Individual Aktual, Shqipëria është e fundit në Europë, me 37% të mesatares së BE-së?
Të dhënat e fundit të Eurostat, të përditësuara në dhjetor 2015 tregojnë se të ardhurat për frymë të Shqipërisë në 2014-n ishin sa 30% e mesatares së Bashkimit Europian, një pikë përqindje më lart se 2013, por në të njëjtin nivel me 2012-n. Prej disa vitesh procesi i konvergjencës (rritja më e shpejtë e Shqipërisë në raport me shtetet europiane në mënyrë që t?i afrohemi gradualisht mesatares së BE-së) ka ngecur. Në të kundërtën tonë, Maqedonia është rritur nga 34% e mesatares së BE-së në 2012, në 37% në 2014-n. Mali i Zi gjithashu është rritur nga 39% në 41% për periudhën në fjalë, Bosnja nga 28 në 29%, ndërsa Serbia ka qëndruar në vend.
Në renditjen totale të vendeve të BE-së dhe atyre që aspirojnë të bëhen pjesë e hartës së përbashkët europiane, Shqipëria është e parafundit, duke lënë pas Bosnjë Hercegovinën, të ardhurat për frymë të së cilës janë sa 29% e mesatares së BE-së.
Ndërsa PBB është treguesi kryesor i nivelit të aktivitetit ekonomik, Konsumi Individual Aktual (AIC) është një indikator alternativ që është më i përshtatur për të përshkruar mirëqenien materiale të familjarëve, sipas Eurostat.
Në këtë tregues Shqipëria është e fundit në Europë, me 37% të mesatares së BE-së, duke ia kaluar dhe Bosnjës, që e ka këtë nivel 38%. Gjithsesi, për Shqipërinë ky tregues është rritur më 2 pikë përqindje në raport me 2013-n.
Një raport i pak kohëve më parë i BMI Research, një kompani e grupit të njohur ndërkombëtar të renditjes, Fitch rating, vinte në dukje se procesi i konvergjencës po e humb ritmin dhe Shqipëria parashikohet që edhe për 10 vjet do mbetet ndër më të varfërat në Europë, teksa shprehte dyshimin për aftësinë e qeverisë për të ecur shpejt me reformat strukturore. http://www.monitor.al/raporti-i-bmi-fitch-shqiperia-humb-ritmet-e-rritjes-edhe-per-10-vjet-do-mbetet-nder-me-te-varferat-ne-europe/
Shqipëria ka ndërkohë dhe pagën minimale më të ulët në Europë, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe të matur sipas fuqisë blerëse. http://www.monitor.al/shqiperia-pagen-minimale-te-ulet-ne-europe-per-nga-fuqia-blerese/
Luksemburgu, të ardhurat më të larta për frymë
Luksemburgu ka PBB më të lartë për frymë midis 37 vendevë të përfshira në këtë krahasim të Eurostat, duke qenë më shumë se dy herë e gjysmë mbi mesataren e BE-së me 28 anëtarë. Një tipar i veçantë i ekonomisë së Luksemburgut, e cila në një farë mase shpjegon PBB-në shumë të lartë për frymë të vendit, është fakti se një numër i madh i banorëve të huaj janë të punësuar në vend dhe në këtë mënyrë ata kontribuojnë në PBB-së, ndërsa në të njëjtën kohë ata nuk janë të përfshirë në popullsinë rezidente.
Irlanda vjen e dyta ndër shtetet anëtare të BE-së, me 34% më shumë se mesatarja e BE-28, e ndjekur nga Holanda dhe Austria me rreth 30% më lart se mesatarja. Shtetet e EFTA, Norvegjia dhe Zvicra kanë një nivel më të lartë të PBB-së për frymë, më shumë se 60% mbi mesataren e BE-28. Bullgaria shënon nivelin më të ulët të këtij treguesi në mesin e shteteve anëtare të BE-së.
Shtete të tjera anëtare të BE me një PBB për frymë prej më shumë se 20% mbi mesataren e BE-28 janë Danimarka, Gjermania dhe Suedia. Belgjika ka një nivel të PBB-së për frymë në rreth 20% mbi mesataren. Finlanda, Britania e Madhe dhe Franca kanë nivele PBB për frymë deri në 10% mbi mesataren e BE.
Italia dhe Spanja kanë PBB për frymë prej më pak se 10% poshtë mesatares së BE-28, të ndjekur nga Republika Çeke, Malta, Sllovenia dhe Qipro me nivelin në mes 15% dhe 20% nën mesataren e BE-28. Niveli i GDP për frymë të Portugalisë, Sllovakisë, Estonisë, Lituanisë dhe Greqisë është më pak se 30% më poshtë se mesatarja. Ata janë ndjekur nga Hungaria, Polonia dhe Letonia me nivel të PBB-së më pak se 40% nën mesataren. Shtetet Anëtare të BE-së, Kroacia dhe Rumania e, ndjekur nga vendi kandidat Turqi kanë nivelin e GDP-së më pak se 50% nën mesataren e BE- 28, Bullgaria është vendosur në 53% nën mesataren e BE. Vendet e tjera kandidate Mali i Zi, Serbia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Shqipërisë janë në mes 60% dhe 70% nën mesataren e BE-28. Vendi potencial kandidat Bosnja dhe Hercegovina është vendosur në 71% nën mesataren e BE-28./Monitor
Çmimet e naftës kanë arritur nivelin e tyre më të ulët në 11...
Shtimi i ndjeshëm i reshjeve në orët e fundit po jep ndikimi...
Totali i bizneseve që nuk kanë paguar tatimet dhe taksat në ...
Jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet ...
Jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet ...
Pavarësisht se zbatimi i ligjit të ndryshuar është ngrirë, t...
Shqipëria renditet ndër vendet që kanë barrën më të lartë të...
Teksa interesat e depozitave në banka kanë prekur fundin, qy...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikime të zymta për rritj...
Bankers shpreson se mund të arrihet një zgjidhje e kësaj sit...
Kompania kineze e ndërtimit “China Pacific Construction Grou...
Rritja e kostove të brendshme, rënia e porosive nga jashtë, ...
Nga 600 milion dollarë që jep buxheti i shtetit për investim...
Teksa presioni për grumbullimin e taksave është i lartë, qyt...
Eksportet u rrudhën me 9.3 për qind në muajin tetor krahasua...
Industria ‘call center’ (zyra ndërtuar për të pritur një vël...
Përtej politikave shtrënguese në dukje, projektbuxheti 2015 ...
Tregtia e jashtme ka shfaqur dobësi edhe në ecurinë e import...
Debate të forta po zhvillohen sot në Komisionin e Shëndetësi...
Nuk ka pasur qetësi dhe dakordësi të shpejtë në diskutimet p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...