Ç’të bëj me paratë e mia?!
Teksa interesat e depozitave në banka kanë prekur fundin, qy...
Shqipëria renditet ndër vendet që kanë barrën më të lartë të taksave në rajon, në raportin e fundit të Forbes, ?Vendet më të mira për të bërë biznes?, ku Shqipëria në total ishte në pozicionin e 69.http://www.monitor.al/forbes-shqiperia-nder-te-fundit-ne-rajon-ne-listen-e-vendeve-per-te-bere-biznes/.
Në treguesin specifik të barrës së taksave Forbes e rendit Shqipërinë në vendin e 109, nga 144 shtete (sa më poshtë në renditje, aq më e lartë barra e taksave). Më mirë paraqtet Maqedonia, e cila është e shtata në botë për barrën e taksave. Listën e vijojnë Koacia (34), Rumania (50), Mali i Zi (55), Bullgaria (72). Më keq se Shqipëria janë Serbia, që është një vend më poshtë (110) dhe Bosnjë Hercegovina, që është e fundit në rajon, në vendin e 119.
Por, ndërsa Serbia dhe Bosnja e ?justifikojnë? barrën e lartë të taksave, duke sjellë më shumë të ardhura në buxhet, Shqipëria ka rendimentin më të ulët në rajon. Me 24-25% të të ardhurave nga taksat në raport me prodhimin e përgjithshëm (PBB), Shqipëria është 10 pikë përqindjeje më poshtë se mesatarja rajonale dhe ajo e vendeve të BE-së (rreth 35%, sipas Eurostat) dhe për më tepër mbledh më pak para në buxhet edhe se Maqedonia, që ka barrën më të ulët në rajon (kjo e fundit e ka këtë tregues 28-29% të PBB-së). Bosnja dhe Serbia mbledhin përkatësisht 44% dhe 35-36% të PBB-së, sipas të dhënave krahasuese të publikuara nga FMN (shih grafikun).
Sipas të dhënave krahasuese të nivelit të taksave nga Banka Botërore, Shqipëria dhe Serbia kanë nivelin më të lartë të TVSH-së, në 20%. Në Maqedoni, niveli më i lartë i TVSH-së është 18%, ndërkohë që vendi ka dhë një TVSH të reduktuar prej 5% për produkte ushqimore, produkte mjekësore, makineri bujqësore, publikime, shitja e parë e ndërtesave dhe apartamenteve si dhe transporti dhe akomodimi. Mali i Zi e ka TVSH-në 19%, Bosnja 17% dhe Kosova në nivelin më të ulët prej 16%.
Serbia dhe Shqipëria kanë nivelin më të lartë të taksës mbi korporatat në 15%. Mali i Zi ka aktualisht nivelin më të ulët të kësaj takse në rajon, në 9%, ndërsa Maqedonia, Kosova dhe Bosnja e kanë atë në 10%.
Shqipëria, së bashku me Serbinë renditen ndër vendet që kanë nivelin më të lartë të kontributeve të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëdhënësi në 15% dhe 17.9% përkatësisht. Maqedonia e ka të gjithë barrën të transferuar te punëmarrësi, në nivelin e 27%. Edhe Mali i Zi ndjek të njëjtën logjikë, ku kontributet e paguara nga punëdhënësi janë vetëm 5% dhe ato të punëmarrësit 24%. Edhe në Bosnjë, punëdhënësi paguan 10.5% dhe punëmarrësi 31%. Nivelin më të ulët të kontributeve e ka Kosova me 5% punëdhënësi dhe po aq punëmarrësi (shih tabelën në fund).
Dy vitet e fundit, ndonëse barra e taksave është rritur në Shqipëri (tatim fitimi nga 10 në 15% nga 1 janari 2014 dhe ai mbi dividendin dhe të ardhurat e tjera nga 10 në 15% nga 1 janari 2015, plus rritja e taksës së qarkullimit dhe akcizës mbi disa produkte), kjo nuk ka arritur të sjellë më shumë të arhdura në buxhet, sidomos në 2015, ku rritja reale e të ardhurave për 11 mujorin (duke hequr inflacionin dhe rritjen ekonomike) ishte afër zeros. http://www.monitor.al/11-mujori-ja-nga-erdhi-gropa-prej-15-miliarde-lekesh-tvsh-pa-rritje-akciza-ne-renie/
Treguesi i barrës së taksave në vendet e rajonit, sipas Forbes (renditja nga 144 vende)
Maqedonia 7
Kroacia 34
Rumania 50
Mali i Zi 55
Bulgaria 72
Shqipëria 109
Serbia 110
Bosnjë Hercegovina 119
Burimi: FMN
Teksa interesat e depozitave në banka kanë prekur fundin, qy...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikime të zymta për rritj...
Bankers shpreson se mund të arrihet një zgjidhje e kësaj sit...
Kompania kineze e ndërtimit “China Pacific Construction Grou...
Rritja e kostove të brendshme, rënia e porosive nga jashtë, ...
Nga 600 milion dollarë që jep buxheti i shtetit për investim...
Teksa presioni për grumbullimin e taksave është i lartë, qyt...
Eksportet u rrudhën me 9.3 për qind në muajin tetor krahasua...
Industria ‘call center’ (zyra ndërtuar për të pritur një vël...
Përtej politikave shtrënguese në dukje, projektbuxheti 2015 ...
Tregtia e jashtme ka shfaqur dobësi edhe në ecurinë e import...
Debate të forta po zhvillohen sot në Komisionin e Shëndetësi...
Nuk ka pasur qetësi dhe dakordësi të shpejtë në diskutimet p...
Në muajin tetor te vitit 2015 eksportet e mallrave arritën v...
Dobësitë në grumbullimin e të ardhurave buxhetore më së shum...
Nisma e qeverisë që detyron profesionet e lira të paguajnë k...
Të rinjtë dhe fëmijët nën moshën 15 vjeç janë ulur nga nga 3...
Në fillim të mandatit të tij qeveritar, Kryeministri Edi Ram...
Indeksi i pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipër...
Në fillim me një kryeartikull në faqen e parë të saj gazeta ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...