Shqipëria po plaket, të rinjtë po ikin, papunësia e moshës 15-29 vjeç po rritet …
Të rinjtë dhe fëmijët nën moshën 15 vjeç janë ulur nga nga 3...
Nisma e qeverisë që detyron profesionet e lira të paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore mbi bazën e pagës maksimale (97.030 lekë) do të përfshijë rreth 5 mijë përsona që ushtrojnë profesionin e avokatit, përmbaruesit, inxhinierit, dentistit, doktorit, përkthyesit, noterit, vlerësuesit, etj.
Sipas propozimit të Ministrisë së Financave, i cili është prezantuar për diskutim në Kuvend në kuadër të Paketës Fiskale 2016, nga kjo masë pritet të arkëtohen vitin që vjen rreth 1.1 miliardë lekë më shumë ose 9.5 milionë dollarë.
Por sakaq nisma e qeverisë ka ngjallur pakenaqësi në grupet e interesit, pasi pagesa e projektuar e kontributeve për një sërë profesionesh të lira nuk i korrespondon të ardhurave reale nga paga.
Burimet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pohuan, se masa aktuale e kontributeve që paguajnë profesionet e lira është e ulët, porse ende nuk ka një projektligj për rritjen e tyre dhe specifikimin e saktë për kategoritë që do të aplikohet rritja.
Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore gjatë vitit që vjen vlerësohen në masën rreth 79 miliard lekë, ose 12,7% më shumë në krahasim me pritshmërinë për vitin 2015 ose 8,9 miliard lekë më shumë.
Lufta ndaj informalitetit, e cila ka nisur në shtator, ka rritur bazën e tatueshme e kontribuesve në skemë me mbi 70 mijë të rinj. Referuar të dhënave të administratës tatimore, sipas të cilave janë mbi 30 mijë biznese në skemë, në llogaritjen e të ardhurave shtesë janë llogaritur që kontributet paguhen nga ?të vetpunësuar? janë rreth 30 mijë punonjës dhe pjesa tjetër paguan kontribute si ? i punësuar?.
Llogaritjet e të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit nga kontributetet e të punësuarve të rinj janë bazuar në pagën minimale prej 22 mijë lekë në muaj, për të qënë sa më konservator në parashikim. Për këtë arsye, dhe duke konsideruar që reforma kundër informaliteti do të ketë një ndikimi më konkret në periudhën afatmesme për sa i përket pagesës së kontributeve sipas pagës reale, në vlerësimet e për tatimin mbi të ardhurat personale nuk janë marrë në konsideratë të ardhura shtesë nga punësimet e reja. Gjithashtu 1.1 miliardë të tjera më shumë janë parashikuar të arkëtohen nga ndryshimi bazës së llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që duhet të paguajnë profesionet e lira, të tilla si avokat; përkthyes, përmbarues; noter, inxhinier, dentist, doktor, vlerësues pasurish./Monitor
Të rinjtë dhe fëmijët nën moshën 15 vjeç janë ulur nga nga 3...
Në fillim të mandatit të tij qeveritar, Kryeministri Edi Ram...
Indeksi i pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipër...
Në fillim me një kryeartikull në faqen e parë të saj gazeta ...
Vendimi i beftë i qeverisë për të hequr taksat mbi biznesin ...
Ministri i i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sip...
Qeveria përmes fondeve të saj, por edhe nga donacionet e ndr...
Qeveria, përmes paketës së re fiskale, ka bërë me dije se ka...
Qeveria propozon një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtar...
Banka e Shqipërisë në analizën e fundit të zhvillimeve ekono...
Në projektbuxhetin e vitit 2016 i cili pritet të miratohet n...
Aksionet globale janë pozicionuar ndaj nje renie afatshkurtë...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka p...
Kriza e vitit 2009 tronditi financat publike thuajse në të g...
Në projektbuxhetin 2016 qeveria ka shkurtuar shpenzimet e pë...
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje projektbuxhetin për vi...
Nga Mark Thoma“Fiscal Times”Çfarë është më e rëndësishme në...
Shtrëngimi gjithnjë e më shumë i kushteve bankare ka sjellë ...
Kryeministri Edi Rama, në takim sot me përfaqësues të Dhomav...
Ekspertët janë të prerë kur parashikojnë efektet që do të ke...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...