Ekspertët: Gjobat do të falimentojnë bisnezin e vogël
Ekspertët janë të prerë kur parashikojnë efektet që do të ke...
Kryeministri Edi Rama, në takim sot me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe shoqatat e biznesit në kuadër të luftës kundër informalitetit, i parapriu prezantimit të raportit të FMN nesër në Tiranë dhe deklaroi se viti 2016 nuk do të sjellë asnjë rritje taksash.
Duke iu referuar fazës së negociatave me institucionin financiar më të lartë ndërkombëtar, Rama tha se ?për hërë të parë Shqipëria ishte në një pozicion të farvorshëm besimi, kjo pasi kemi krijuar besimin që, bëjmë atë që themi dhe themi atë që bëjmë, dhe kjo na krijon kushtet dhe na jep mundësinë për të vazhduar më tutje. Nuk jemi ende në momentin kur mund të flasim për rezultate përfundimtare por, mund të themi që ja çfarë bëmë dhe ja ku do të mbërrijme, pikërisht se po bëjmë gjërat që po bëjmë?.
Një tjetër sukses, siç e quajti ai, blerja e eurobondit me 450 milion euro dhe 5.75% interesi me një afat maturimi 5-vjeçar, është treguesi më kuptimplotë i punës dhe i imazhit që ka ndërtuar vendi në gjithë këtë rrugëtim.
?Fakti që tregjet u përgjigjën me kaq pozitivitet në një klimë që nuk është më e favorshmja në tregjet financiare, është përgjigja më e mirë dhe solide për të gjitha pretendimet se ekonomika nuk po ecën mire, se financat nuk janë të shëndetshmë, se operacionet nuk po japin rezulattain e duhur dhe se reformat nuk janë ato të duhurat?, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.
Gjithashtu, sukses i madh për Kryeministrin është edhe reforma në sektorin e energjisë, pasi siç tha ai, për herë të parë në diskutimet me institucionet ndërkombëtare, kjo çështje nuk është trajtuar si problematike.
Ahmetaj: Aksioni kundër informalitetit, nuk përbën rëndesë mbi biznesin e vogël
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të hënën se aksioni kundër informalitetit në ekonomi nuk përbën rëndesë mbi biznesin e vogël dhe se nga 80 mijë vizita fiskale vetëm 2.8 % e gjobave ishin mbi këtë kategori.
?Vetëm 2.8% të gjobave kanë qenë për të vegjëlit. Gjithashtu, nuk ka pasur arbitraritet të administratës tatimore. Formalizimi i biznesit ka përmirësuar klimën e të bërit biznes?, deklaroi kreu i MZHETTS-së, Ahmetaj.
Z. Ahmetaj shtoi se beteja kundër informalitetit është betejë kundër pabarazisë dhe eleminon deformimin e tregut. ?Konkurenca e ndershme është kusht i domosdoshëm dhe i panegociueshëm?, deklaroi Ahmetaj.
Ahmetaj tha po ashtu se, falë reformave të ndërmara nga qeveria taksat për biznesin janë ulur. ?Kur erdhëm në pushtet me 23 qershor kemi regjistruar 220 milionë lekë TVSH që ishte e juaja e që mbahej në mënyrë arbitrare nga qeveria. Ne kemi ulur taksat për biznesin. Tatim fitimi ishte 22 % për shkak të shkallës së lartë të gjobave dhe mosrimbursimit të TVSH-së. Sot është 15 %?, tha Ahmetaj.
Cani: Ky aksion do të vazhdojë
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se ky aksion do të vazhdojë dhe koha do të tregojë të mirat e kësaj reforme. Ai u ndal në 2 momente të ligjit të ri ?Për procedurat tatimore?, i cili hyn në fuqi në datën 12 nëntor 2015.
?Duam të rrisim inisiativën e vetdeklarimit. Për këtë është krijuar lehtësira që deri në datën 31 dhjetor bizneset kanë hapësirën për të vetdeklaruar inventarin e tyre që të mos marrin mbi supe penalitetet. Deri në këtë afat janë hequr dy elementët bazë, ndjekja penale dhe gjoba. Çdo vetdeklarim dhe saktësim i pasqyrave financiare do të jetë ndihmë për të dy palet, organet fiskale dhe vet biznesin?, deklaroi ministri Cani.
Momenti i dytë që ministri solli në vëmendjen e biznesit kryesisht atij të madh ishte shitja me kupon tatimor. Sipas ministrit Cani, biznesit të madh i është lënë afat kohor deri në datën 31 mars 2016 për të shitur tek individët me kupon tatimor, kohë kjo e mjaftueshme, sipas tij, për të hapur pikat e tregtimit me pakicë. Pas kësaj kohe, tha Cani, asnjë biznes i madh nuk do të mund të shesë më me kupon tatimor, por me faturë tatimore.
Ministri Cani theksoi po ashtu se në kuadër të uljes së kontaktit të punonjësve të administratës tatimore me biznesin, kompanitë do të mund të marrin auditues ndërkombëtar në mënyrë që të zëvendësohet punonjësi i administratës tatimore, por pa i hequr të drejtën organeve tatimore për audit.
Ekspertët janë të prerë kur parashikojnë efektet që do të ke...
Raporti më i fundit i BERZH mbi Prespektivat rajonale tregon...
Është rritur 73 për qind akciza për verën e prodhuar në vend...
Fondet për pagesën u siguruan: • 250 milionë euro nga një kr...
Me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko...
Pas mbledhjes së Kryeministrin datë 5 tetor 2015 për luftën ...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti so...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën kombëtare ...
Banka e Botërore parashikon që varfëria në Shqipëri të vijë ...
– Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bujar Le...
Të dhënet e brendshme të tatimeve për janar-gusht: 34% e shu...
Rregulla të reja, e njëjta paradigmë e vjetër. Plani për të ...
Personat të cilët ushtrojnë një zanat të caktuar, duhet të r...
Tregut të energjisë elektrike i janë shtuar aktorë të rinj, ...
Në lekë, huaja e re është në nivelet më të ulëta të gati tre...
Situata ekonomike në vend nuk duket aspak pozitive. Raportev...
Projektimi i bypass-it të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, Gj...
Banka Botërore ka prezantuar Raportin “Të bësh biznes 2016”....
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet e linjës ...
Zbatimi i koncesioneve të shërbimeve në disa sektorë të ekon...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...