Konkurs ndërkombëtar për projektim urban të bypass-it të Gjirokastrës
Projektimi i bypass-it të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, Gj...
Situata ekonomike në vend nuk duket aspak pozitive. Raporteve ndërkombëtare negative të njëpasnjëshme, ditët e fundit po u shtohen dhe ato të institucioneve zyrtare shqiptare. Ndërsa Banka Botërore deklaron se vendi ynë është pozicionuar në vendin më të keq në rajon për të bërë biznes, një tjetër goditje vjen nga INSTAT, i cili raporton rënie të importeve dhe eksporteve në muajin Shtator, duke dëshmuar rënie të konkurrueshmërisë së ekonomisë sonë, por edhe të konsumit në vend.
Rënie e eksporteve
Këmbimet tregtare gjatë Shtatorit pësuan rënie vjetore si në importe, ashtu edhe në eksporte, duke theksuar më tej ecurinë negative të tregtisë së jashtme gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, eksportet e mallrave arritën vlerën 20 miliardë lekë, duke u ulur me 4.4 % në krahasim me Shtatorin e vitit të kaluar. Grupi që ka udhëhequr eksportet në vitet e fundit, ?Minerale, lëndë djegëse, energji? edhe për Shtatorin rezultoi në rënie me 3.8% ndaj Shtatorit 2014. Të dhënat progresive të 9mujorit dëshmojnë një rënie të eksporteve të këtij grupi me 22.2% me bazë vjetore. Materialet e ndërtimit dhe metalet ndaluan rritjen, për 9 mujorin, si rrjedhojë e performancës së keqe në Shtator, duke rezultuar me eksporte prej 28 miliardë lekësh, për periudhën Janar-Shtator. Ndërsa eksportet e ushqimeve, pijeve e duhanit kanë shënuar rritjen më të madhe në vlerë absolute për 9-mujorin, duke u zgjeruar me gati 3.1 miliardë lekë, apo 28%, për të arritur në 14 miliardë lekë. Edhe eksportet e makinerive dhe pajisjeve kanë vijuar ecurinë pozitive, ndonëse me ritme më të ulëta se në pjesën e parë të vitit, duke u zgjeruar me 33% në 8.6 miliardë lekë. Eksportet e drurit dhe letrës, një grup që u rrit me ritme dy shifrore vitin e kaluar ka rezultuar me rënie këtë vit, duke u ulur me 8.2% për 9 mujorin, në 6 miliardë lekë. Edhe grupi i makinerive e pajisjeve të këmbimit vijoi rritjen, duke u zgjeruar me 42% në 7.7 miliardë lekë, si rrjedhojë e rritjes së aktivitetit të fasonit industrial. Megjithatë, në gusht, ai pa për herë të parë një rënie të lehtë me bazë vjetore. Për 9-mujorin, grupi më i eksportuar ishin tekstilet e këpucët, me 36% të totalit.
Importet
Një ecuri të dobët gjatë muajve të fundit po shfaqin edhe importet. Gjatë Shtatorit, vlera e importeve ishte 7.4% më e ulët ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, edhe bilanci progresiv i 9mujorit është tashmë negativ, me një rënie prej 1.4% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Edhe në krahun e importeve rezultatet më negative po i shfaq grupi ?Minerale, lëndë djegëse, energji? me një rënie vjetore prej 35% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kërkesa e dobët dhe ulja e çmimeve të lëndëve të para e sidomos e naftës po rezulton një faktor përcaktues në bilancin tregtar të vendit, duke ndikuar si tek importet, ashtu edhe eksportet. Rënia e ndjeshme e importeve ka bërë që gjatë muajit Shtator deficiti tregtar i vendit të ulet me 10% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sidoqoftë, për të gjithë 9mujorin deficiti tregtar vazhdon të jetë pak më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 0.7%. Deri në fund të Shtatorit, deficiti tregtar i vendit ka prekur shumën e afro 206 miliardë lekëve.
Projektimi i bypass-it të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, Gj...
Banka Botërore ka prezantuar Raportin “Të bësh biznes 2016”....
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet e linjës ...
Zbatimi i koncesioneve të shërbimeve në disa sektorë të ekon...
Qyteti i Fierit dhe mundësitë që ai ofron për investime u pr...
Ja pse të gjitha pushtetet e Gjermanisë janë mobilizuar për ...
Pak javë më parë ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaro...
Flet Diana Leka, kreu i Sekretariatit të Këshillit të Invest...
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për per...
Nga Jeremy RifkinEkonomia globale po ngadalësohet, produktiv...
Qeveria shqiptare ka miratuar fondin shtesë prej 100 milonë ...
Bankat tregtare kanë raportuar se gjendja financiare e indiv...
Edhe pse rruga Kombit, Durrës-Kukës është në prag të dhënies...
Deri në fund të vitit 2015, më pak se 10% e popullsisë së bo...
Opinioni publik rendit bankat që, sipas tij, janë më të qënd...
Prej kesaj fundjave, shtrengohet mundesia e shitblerjes se a...
Të frikshme, drastike, shkatërruese, të paimagjinueshme, sh...
Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaron se Ligji për Procedurat ...
Temperaturat e larta të kësaj vere dhe mungesa e gjatë e res...
Pas mos-rinovimit të kontratës me Crown Agents, qeveria shqi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...