web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BERZH pret rritje ekonomike më të ulët për Shqipërinë, 2.3% në 2015

5 Nëntor 2015, 19:27, Ekonomi CNA

Raporti më i fundit i BERZH mbi Prespektivat rajonale tregon se rritja ekonomike për Shqipërinë pritet 2.3 % gjatë këtij viti dhe 3.3 % në vitin 2016. Guvernatori i BSH-së, Sejko ditën e djeshme parashikoi me rënie rritjen ekonomike, nga 2.7 % në vetëm 2.5 %. Edhe qeveria ka bërë të ditur më parë se rritja ekonomike do të ishte 2.7 % nga 3 që deklaroi fillimisht?

Raporti tregon se pikëpamjet për ekonomitë në Evropën Juglindore shihen me rritje të moderuar, ndërsa rajoni po përfiton nga lehtësimit monetar i prezantuar nga Banka Qendrore Evropiane, me një euro më të dobët dhe çmime më të ulëta të naftës
Megjithatë, BERZH thekson se rritja e kredisë mbetet e kufizuar nga nivele të larta të kredive me probleme në rajon.

Sipas parashikimit, Evropa Juglindore pritet të ketë një rritje të lehtë në 1.6 për qind në vitin 2015 dhe në të njëjtin nivel edhe në vitin 2016. Ekonomia e Greqisë, megjithatë, pritet të tkurret edhe këtë vit dhe gjatë atij të ardhshëm.

Në Ballkanin Perëndimor, ekonomia maqedonase po tregon rritje të fuqishme në normë më të shpejtë në rajon. PBB-ja pritet të rritet me 3.5 për qind këtë vit dhe 3.5 për qind në vitin 2016. Rreziqe të konsiderueshme mbeten ende mosmarrëveshjet e brendshme politike dhe rritja e borxhit publik.

Ekonomia e Malit të Zi gjithashtu është duke parë një zgjerim të fortë pas rezultateve zhgënjyese në 2014. PBB-ja pritet të rritet me 4 për qind në vitin 2016 dhe 3 për qind në vitin 2015. Rritja e fuqishme lidhet direkt me një projekt të madh: autostrada e financuar nga kinezët. Sektori i turizmit ka performuar mirë edhe në vitin 2015, duke kompensuar një rënietë turistëve rusë, me rritjen e numrit të madh të vizitorëve nga rajoni. Megjithatë, një rrezik i madh shtrihet në anën fiskale, që buron nga një nivel në rritje i borxhit publik.

Shqipëria ka përballuar me sukses ndikimin e përmbytjeve të rënda në fillim të këtij viti, por qeveria po lufton ende për të arritur objektivat e miratuara nën programin e FMN-së, nënvizon raporti i BERZH. Autoritetet po rrisin përpjekjet e tyre për uljen e informalitetit në ekonomi dhe gjithashtu, lancimi i Këshillin të Investimeve të mbështetur nga BERZH, në muajin prill, pritet të rrisë besimin e investitorit në periudhë afatmesme. Perspektiva ekonomike e BERZH-it e sheh rritjen në 3.3 për qind në vitin 2016, e vetëm 2.3 për qind në vitin 2015.

Rritja ekonomike në Bosnjë pritet rreth 2.8 për qind në 2015 dhe 3 për qind në vitin 2016. Vendi është duke negociuar për një marrëveshje të re me FMN-në, citon raporti, e cila duhet të rrisë stabilitetin e saj makroekonomik. Gjithashtu qeveritë në të gjitha nivelet e vendit janë të angazhuar për axhendë të re reformash, e cila ka për qëllim për të ri-aktivizoj reformave të vonuara strukturore. Rreziqet fiskale dhe pasiguria politike janë risqe potenciale për një rishikim të parashikimit, thuhet në raport.

Ekonomia e Kosovës po rritet me një normë të qëndrueshme me zgjerimin në 2,0 për qind në vitin 2015, ndërsa vendi hyn në një fazë të re marrëveshje me FMN-në, citon raporti i BERZH. Programi i FMN-së prej 185 mln euro, do të kërkojë zbatimin e rregullave të reja fiskale dhe kjo duhet të ndihmojë në shkurtimin e shpenzimeve aktuale, duke rritur hapësirën për investime, thuhet në raport. BERZH kritikon nga ana tjetër situatën e infrastrukturës energjetike. Theksohet gjithashtu se qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtim të reduktimit të korrupsionit dhe informalitetit, për ta bërë vendin më tërheqës për investitorët. Parashikimi BERZH e sheh rritjen në 3, 0 për qind në vitin 2016.

Shenjat e sapolindura të rimëkëmbjes sinjalizojë fundin e recesionit në Serbi. Kështu shprehet BERZH, parashikimi i të cilës për rritjen ekonomike është 0.5 për qind në vitin 2015. ?Kërkesa e fortë e jashtme dhe çmimet e ulëta të naftës po ndihmojnë për të kompensuar efektet negative afatshkurtra të konsolidimit fiskal të ndërmarrë si pjesë e programit të FMN-së.?-citohet në raport, duke shtuar se Rritja pritet të përshpejtohet në 1, 8 për qind në vitin 2016. Megjithatë, nivelet e larta të kredive me probleme ka të ngjarë të mos jenë zgjidhur plotësisht, thotë raporti./ Monitor





Lajmet e fundit nga