Rama: Nuk do të ketë rritje taksash në 2016
Kryeministri Edi Rama, në takim sot me përfaqësues të Dhomav...
Shtrëngimi gjithnjë e më shumë i kushteve bankare ka sjellë uljen e interesit të bizneseve dhe qytetarëve për kredi. Shoqata e Bankave publikoi dje të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e tretë të vitit 2015 si dhe të dhënat e agreguara mbi sistemin për muajin shtator 2015. Sipas të dhënave nga shoqata e bankave, si bizneset ashtu dhe individët po priren drejt kursimit, teksa totali i depozitave të vendosura pranë bankave arriti në fund të shtatorit në 1,090.3 miliardë lekë, duke vijuar tendencën rritëse si në terma tremujorë ashtu edhe krahasuar me një vit më parë, respektivisht me një rritje prej 1% dhe 3.8%. Bankat pranojnë se në rritje paraqiten si depozitat e individëve edhe ato të bizneseve. ?Në fund të muajit shtator depozitat e individëve janë rreth 17 miliardë lekë më të larta se fundi i vitit 2014, dhe 1% më të larta se niveli i qershorit 2015. Paralelisht, zhvillime pozitive kanë shfaqur edhe depozitat e bizneseve, të cilat në dy vitet e fundit janë shfaqur vazhdimisht me rritje?, thotë Shoqata e Bankave, sipas së cilës, depozitat e bizneseve në fund të shtatorit ishin 10.7% ose 14.9 miliardë lekë më të larta se një vit më parë.
Kreditimi
Shoqata e Bankave pranon kreditimin e dobët për bizneset, ndërsa për qytetarët shprehet se janë pikërisht këta të fundit të painteresuar për huamarrjen bankare. AAB konfirmon se megjithë përpjekjet e bankave për të promovuar kredinë për banesa, qytetarët kanë qenë të prirur gjatë kësaj kohe vetëm drejt huamarrjes për konsum. ?Teprica e kredisë së pashlyer në fund të tremujorit të tretë paraqitet në rënie prej 1%, megjithatë po të konsiderohet efekti i provigjionimit të kredive me probleme portofoli ka mbetur lehtësisht i pandryshuar nga niveli i qershorit. Kjo ecuri e aktivitetit kreditues është ndikuar nga kreditimi i dobët i bizneseve, portofoli i të cilëve gjatë kësaj periudhë ka qenë përgjithësisht në rënie. Kredia për individë vazhdon të shfaqë ritme të qëndrueshme rritjeje vjetore prej 2.5%. Kjo rritje është mbështetur kryesisht tek kreditimi për nevoja për konsum, ndërsa kreditimi për shtëpi edhe pse vijon të promovohet nëpërmjet produkteve bankare, ka konfirmuar një kërkesë të dobët?, bën me dije Shoqata e Bankave. Kredia e re e disbursuar gjatë tremujorit të tretë 2015 ishte në total rreth 55.7 miliardë lekë dhe në pjesën më të madhe (rreth 78 për qind) e dhënë për bizneset. Largimi i bizneseve nga bankat që operojnë në Shqipëri dhe drejtimi tyre në vendet e rajonit për kredi është pranuar dhe nga vetë përfaqësuesit e bizneseve, të cilët janë ankuar edhe publikisht për kushtet e bankave si normat e interesit, komisionet, kërkesat etj.
BSH: Kreditimi, më i ulëti në 3 vite
Sektori bankar mbetet i financuar nga depozitat e klientëve dhe nuk shfaq varësi financimi nga bankat mëma. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huaja e re për ekonominë në shtator është më e ulëta në të paktën tre vjet, duke treguar qartazi për një stanjacion të huadhënies në vend. Në lekë, huaja e re në shtator ishte 6.1 miliardë lekë, më e ulëta që nga marsi i vitit 2013. Në euro, huaja e re për ekonominë në shtator ishte vetëm 31 milionë euro, duke shënuar nivelin më të ulët që nga marsi 2015. Rënie ka shënuar dhe stoku i huasë, që zbriti me 1.8% me bazë vjetore në 546 miliardë lekë. Në raport me një muaj më parë, rënia e stokut ishte 0.7%, kryesisht si rrjedhojë e tkurrjes së kredisë në valutë.
Kryeministri Edi Rama, në takim sot me përfaqësues të Dhomav...
Ekspertët janë të prerë kur parashikojnë efektet që do të ke...
Raporti më i fundit i BERZH mbi Prespektivat rajonale tregon...
Është rritur 73 për qind akciza për verën e prodhuar në vend...
Fondet për pagesën u siguruan: • 250 milionë euro nga një kr...
Me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko...
Pas mbledhjes së Kryeministrin datë 5 tetor 2015 për luftën ...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti so...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën kombëtare ...
Banka e Botërore parashikon që varfëria në Shqipëri të vijë ...
– Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bujar Le...
Të dhënet e brendshme të tatimeve për janar-gusht: 34% e shu...
Rregulla të reja, e njëjta paradigmë e vjetër. Plani për të ...
Personat të cilët ushtrojnë një zanat të caktuar, duhet të r...
Tregut të energjisë elektrike i janë shtuar aktorë të rinj, ...
Në lekë, huaja e re është në nivelet më të ulëta të gati tre...
Situata ekonomike në vend nuk duket aspak pozitive. Raportev...
Projektimi i bypass-it të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, Gj...
Banka Botërore ka prezantuar Raportin “Të bësh biznes 2016”....
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet e linjës ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...