"Marrëzisë" s'iu dha fund, pikat e basteve janë 3-fishuar
Në fillim të mandatit të tij qeveritar, Kryeministri Edi Ram...
Të rinjtë dhe fëmijët nën moshën 15 vjeç janë ulur nga nga 37 përqind në vetëm 21 përqind të popullsisë, konstaton studimi i INSTAT mbi të Rinjtë në Shqipëri, midis 1979 dhe 2011. Vlerësohet se 225 mijë të rinj kanë emigruar në periudhën ndërmjet censusit 2001-2011, shumica për në Itali dhe Greqi?
Dinamikat e jetës kanë sjellë një ulje të lindshmërinë në Shqipëri nga Indeksi më i lartë në Europë, në nivelin aktual me 1.7 fëmijë për grua ? nën nivelin e zëvendësimit. Si pasojë, përbërja e popullsisë së Shqipërisë ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore midis periudhave të censuseve të vitit 1979 dhe 2011, duke ulur numrin e të rinjve dhe fëmijëve nën moshën 15 vjeç nga 37 përqind në vetëm 21 përqind të popullsisë, konstaton studimi i INSTAT mbi të Rinjtë në Shqipëri, i publikuar sot.
Kjo rënie do të jetë forca parësore e moshimit të popullsisë, një proces që ka filluar të ndihet në shoqërinë shqiptare. Për shkak të efektit të kombinuar të rritjes së jetëgjatësisë në rritje, uljes së lindshmërisë dhe emigrimit në rritje të të rinjve, përqindja e të moshuarve në popullsi ? 65 vjeç e lart ? në periudhën 1989 deri në 2011 është rritur nga 5 në 11 përqind, evidenton studimi i dytë i INSTAT mbi Mplakjen e Popullsisë.
Qëllimi i studimeve është vënia në fokus e dinamikave të popullsisë duke siguruar një pamje të qartë të situatës aktuale të të rinjve dhe të moshuarve në Shqipëri, bazuar në analizat e thelluara të të dhënave statistikore sipas CENSUS 2011 dhe studimeve të tjera të realizuara nga INSTAT.
? Vlerësohet se 225 mijë të rinj kanë emigruar në periudhën ndërmjet censusit 2001-2011, shumica për në Itali dhe Greqi. Kjo shifër përfaqëson një faktor të rëndësishëm në rënien e përgjithshme të popullsisë me pothuajse 9 përqind në këtë periudhë.
? Popullsia e emigrantëve të rinj gjithnjë e më shumë përbëhet nga femrat si tendencë e vënë re në dhjetëvjeçarin e fundit 2001-2011.
? Në vitin 2011, përqindja e të rinjve 25 deri në 29 vjeç që kanë përfunduar arsimin e lartë ka qenë 24 përqind, krahasuar me vetëm 8 përqind në vitin 2001.
? Të dhënat tregojnë një ulje të mëtejshme të treguesve të tregut të punës të të rinjve 15-29 vjeç: normë e ulët e pjesëmarrjes në tregun e punës (nga 43 në 28 përqind) dhe një normë më e lartë papunësie (nga 22 në 33 përqind).
? Për të rinjtë që nuk kanë gjetur punë, vërehen nivele të larta të mospërputhjes së aftësive të tyre profesionale dhe kërkesave të tregut të punës. Norma e mospërputhjes për punëtorët e rinj me arsim të lartë në vitin 2011 ishte 34 përqind në 2011.
? Vetëm 12 përqind mes të rinjve të martuar dhe 29 përqind mes bashkëmoshatarëve seksualisht aktivë të pamartuar zgjedhin metoda moderne kontracepsioni për të mbrojtur veten kundër shtatzënive të padëshiruara.
? Si pasojë, kemi normë të lartë të aborteve në Shqipëri, që do të thotë se në çdo gjashtë shtatzëni, njëra përfundon me abort të induktuar. Gjatë vitit të fundit, 6,400 femra u përballën me rrezikun e pashmangshëm të shëndetit nga një abort i induktuar.
Nga ana tjetër, numri në rritje i të moshuarve paraqet sfida dhe kërkon përgatitje për t?i përballuar ato:
? Procesi i moshimit do të vazhdojë edhe për disa dekada, dhe numri i të moshuarve projektohet që të përbëjë 33 përqind të popullsisë së përgjithshme active në vitin 2031.
? Censusi i vitit 2011 tregon se 23 përqind e të moshuarve kanë qenë me aftësi të kufizuara (krahasuar me vetëm 3 përqind në popullsinë e të rriturve nën moshën 65 vjeç).
Kordinuar nga:
? Pothuajse gjysma e grave të moshuara janë vejusha dhe u mungon mbështetja praktike dhe emocionale që zakonisht ofron martesa.
? Rreth 30 përqind e të moshuarve jetojnë në njësi ekonomike familjare me dy persona zakonisht me bashkëshortin/bashkëshorten e moshuar, ndërsa 8 përqind jeton vetëm, duke u bërë kështu më vulnerabël.
? Në vitin 2012, përqindja e të moshuarve që nuk ka mundur të arrijë nivel konsumi që konsiderohet minimum për një standart bazë jetese, është vlerësuar në 10 përqind.
? Po ashtu, 10 përqind e të moshuarve, përfshihen akoma në punë.
? Aksesi në mjetet moderne të komunikimit mbetet i ulët: vetëm 15 përqind e të moshuarve kanë kompjuter dhe vetëm 9 përqind kanë lidhje interneti në shtëpitë e tyre. Nga ana tjetër, 83 përqind e tyre kanë telefon cellular.
Një indeks i përbërë i vulnerabilitetit që përdor sistemimin në banesë, aftësinë e kufizuar dhe varësinë e të ardhurave si variabla të pavarur, tregon një përhapje të gjerë të vulnerabilitetit në mbarë vendin, por me përqendrimin më të madh në veri-lindje të Shqipërisë. Has, Kukës, Dibër, Bulqizë, Klos, Mat dhe Pukë në pjesën veri-lindore të vendit janë bashkitë me nivelet më të larta të vulnerabilitetit.
Zj. Emira Galanxhi, Drejtoreshë e Statistikave Sociale, transmetoi në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT, Z. Gjergji Filipi, rëndësinë e të kuptuarit të një transformimi të tillë të thellë demografik, sfidat sociale dhe ekonomike që ky transformim sjell, si edhe cilat janë sjelljet dhe vendimet e përfshira në këto përvoja. ?Është po aq e rëndësishme që shoqëria shqiptare dhe politikë-bërësit të jenë të mirëpërgatitur për këto fenomene, të cilat do ta japin impaktin e tyre në dekadat që vijnë në fushën social-ekonomike të vendit?, tha Zj. Galanxhi.
?Të kuptuarit si duhet e situatës së të rinjve dhe të moshuarve në Shqipëri është baza për të marrë masa më të mira sociale dhe ekonomike?, tha Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Christoph Graf. ?Për të marrë vendime për politika të mira, të dhënat, faktet dhe shifrat janë kyç në Shqipëri, një vend ku zakonisht mbizotërojnë hamendësimet, perceptimet dhe interpretimet, duke mjegulluar kështu realitetin dhe kërkimin e të vërtetës?. Ambasadori Graf gjithashtu përmendi disa gjetje interesante dhe shqetësuese nga dy studimet, që kanë të bëjnë me tendencën për emigrim tek të rinjtë dhe plakjen e popullsisë.
?Të rinjtë në Shqipëri ende përbëjnë një pjesë të mirë të popullsisë shqiptare, prandaj investimi në arsimimin dhe shëndetin e tyre, përfshirë shëndetin seksual dhe riprodhues, merr një rëndësi të dorës së parë për rolin që do të luajë në produktivitetin e Shqipërisë dhe zhvillimin e saj në të ardhmen.
Për aq kohë sa njerëzit janë në qendër të zhvillimit, të drejtat e tyre njerëzore, nevojat dhe mirëqenia e tyre duhet të jenë vëmendja kryesore e politikave, strategjive dhe planeve të zhvillimit.?, ? tha Dr. Manuela Bello, Asistente Përqafësuese e UNFPA në Shqipëri.
Këto dy studime u kryen nga INSTAT dhe UNFPA, në kuadër të ?Mbështetjes së Kombeve të Bashkuara për Programin e Përfshirjes Sociale? financuar nga Zyra e Koperacionit Zviceran në Shqipëri. me kordinimin e Qendrës Kombëtare për Studime Sociale./Monitor
Në fillim të mandatit të tij qeveritar, Kryeministri Edi Ram...
Indeksi i pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipër...
Në fillim me një kryeartikull në faqen e parë të saj gazeta ...
Vendimi i beftë i qeverisë për të hequr taksat mbi biznesin ...
Ministri i i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sip...
Qeveria përmes fondeve të saj, por edhe nga donacionet e ndr...
Qeveria, përmes paketës së re fiskale, ka bërë me dije se ka...
Qeveria propozon një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtar...
Banka e Shqipërisë në analizën e fundit të zhvillimeve ekono...
Në projektbuxhetin e vitit 2016 i cili pritet të miratohet n...
Aksionet globale janë pozicionuar ndaj nje renie afatshkurtë...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka p...
Kriza e vitit 2009 tronditi financat publike thuajse në të g...
Në projektbuxhetin 2016 qeveria ka shkurtuar shpenzimet e pë...
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje projektbuxhetin për vi...
Nga Mark Thoma“Fiscal Times”Çfarë është më e rëndësishme në...
Shtrëngimi gjithnjë e më shumë i kushteve bankare ka sjellë ...
Kryeministri Edi Rama, në takim sot me përfaqësues të Dhomav...
Ekspertët janë të prerë kur parashikojnë efektet që do të ke...
Raporti më i fundit i BERZH mbi Prespektivat rajonale tregon...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...