Progres-Raporti/ Ahmetaj: Janë përmirësuar perspektivat për rritjen ekonomike
Ministri i i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sip...
Vendimi i beftë i qeverisë për të hequr taksat mbi biznesin e vogël ka vënë në pikëpyetje rikonfirmimin e 5-të dhe të 6 të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në nivel stafi, kjo marrëveshje u arrit në datën 10 nëntor, pas negociatave të vështira, por edhe të tendosura mes palëve. Por, kjo ishte dakordësia në nivel teknik.
Që rikonfirmimi i radhës të kompletohet plotësisht, ai duhet të miratohet edhe nga bordi i drejtorëve të FMN-së në Uashington, çfarë do i hapte rrugën lëvrimit të këstit të radhës së kredisë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, FMN dhe Ministria e Financave njoftuan se, bordi do ta miratonte marrëveshjen me Shqipërinë në mbledhjen e radhës, që është parashikuar në janar të vitit të ardhshëm.
Por, vetëm dy ditë pasi marrëveshja u arrit në nivel teknik dhe misioni i FMN ishte larguar nga Tirana, kryeministri Edi Rama, në një dalje publike lajmëroi heqjen e taksave për bizneset me xhiro deri në 5 milionë, dhe uljen e tatimit të thjeshtuar për fitimin për bizneset me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë.
Vendimi e ka kapur të papërgatitur FMN-në. Shqetësimi i këtij institucioni është se, përjashtimi nga taksat i 100 mijë bizneseve cënon integritetin e sistemit tatimor. Lajmi se, vendimi i qeverisë ka krijuar një situatë të re, të paparashikuar mes FMN dhe qeverisë, konfirmohet edhe zyrtarisht. Jens Reinke, përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar në Tiranë tha për Top Channel se ?vendimi krijon probleme për qëndrueshmërinë e sistemit tatimor dhe përbën një nxitje për deformim dhe shmangie taksash?.
Por, pse heqja e taksave për bizneset e vogla, e cila në total ka një efekt të papërfillshëm me vetëm 1.3 miliardë lekë, ka krijuar kaq nervozizëm për FMN? Arsyet janë dy. E para është se, kjo lëvizje cënon ndershmërinë e sistemit tatimor, pasi ata që fitojnë të ardhura përmes biznesit nuk taksohen, ndërsa ata që jetojnë me rrogën detyrohen të paguajnë taksa. Por më shumë se elementi i ndershmërisë, FMN-në e shqetëson cënimi i sistemit tatimor.
Për shkak se fasha deri në 5 milionë lekë në vit do të jetë me taksa zero, nxitja për evazion masiv është e madhe dhe shumë biznese do të tentojnë të qëndrojnë në këtë nivel. Edhe pse kryeministri deklaroi se, të gjitha sipërmarrjet do jenë të detyruara të regjistrojnë çdo të ardhur dhe transaksion, FMN frikësohet se shumë prej tyre mund të mos e bëjnë. Risku për këtë rritet edhe nga një tjetër element, pasi edhe vet Tatimet mund të jenë më pak të fokusuara te bizneset nën 5 milionë lekë, për shkak se nga ato nuk vjelin taksa.
Por përveç evazionit, heqja e taksave dhe ulja e tyre për të gjitha bizneset e vogla krijon hapësira edhe për shmangie të ligjshme taksash. Një shembull do të ishte, që bizneset e mëdha ta copëtonin aktivitetin në disa biznese të vogla, për t?i shpëtuar taksimit; ose individët me pagat të larta t?i deklaronin të ardhurat e tyre jo si të ardhura nga paga, por si të ardhura biznesi, për të mos paguar taksa. Me sistemin e ri, çdo indvid me paga deri në 400 mijë lekë në muaj, nëse i deklaron ato si të ardhura biznesi nuk do të paguante asnjë taksë.
?Ne jemi në diskutime me qeverinë sesi të zbusim pasojat dhe shpresojmë se, rishikimi i marrëveshjes do të arrihet sipas afateve të parashikuara?, tha përfaqësuesi rezident i FMN-së për Top Channel.
Qeveria pranon se ka diskutime me FMN-në për këtë çështje. Por ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj tha se, qeveria e ka bërë pjesë të paketës fiskale dhe do ta reflektojë këtë ndryshim në marrëveshjen tashmë të negociuar me sukses me FMN-në.
Mes palëve ka kontakte dhe diskutime për të gjetur një zgjidhje për këtë ngërç. Por ende nuk ka asgjë përfundimtare. Ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për gjetjen e një konsensusi, përpara se marrëveshja finale të miratohet në Uashington.
/ Top Channel
Ministri i i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sip...
Qeveria përmes fondeve të saj, por edhe nga donacionet e ndr...
Qeveria, përmes paketës së re fiskale, ka bërë me dije se ka...
Qeveria propozon një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtar...
Banka e Shqipërisë në analizën e fundit të zhvillimeve ekono...
Në projektbuxhetin e vitit 2016 i cili pritet të miratohet n...
Aksionet globale janë pozicionuar ndaj nje renie afatshkurtë...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka p...
Kriza e vitit 2009 tronditi financat publike thuajse në të g...
Në projektbuxhetin 2016 qeveria ka shkurtuar shpenzimet e pë...
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje projektbuxhetin për vi...
Nga Mark Thoma“Fiscal Times”Çfarë është më e rëndësishme në...
Shtrëngimi gjithnjë e më shumë i kushteve bankare ka sjellë ...
Kryeministri Edi Rama, në takim sot me përfaqësues të Dhomav...
Ekspertët janë të prerë kur parashikojnë efektet që do të ke...
Raporti më i fundit i BERZH mbi Prespektivat rajonale tregon...
Është rritur 73 për qind akciza për verën e prodhuar në vend...
Fondet për pagesën u siguruan: • 250 milionë euro nga një kr...
Me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko...
Pas mbledhjes së Kryeministrin datë 5 tetor 2015 për luftën ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...