Zbardhet vendimi/ Edi Rama i fal gruas së Tony Blair 150 mijë euro
Edhe pse dështoi në arbitrazh për anulimin e koncesionit të...
Të gjitha hapat që do ndjekin tatimet në kontrollet e inventarëve: Nga ngritja e grupit të punës te prezantimi te bizneset, tërheqja e inventarit kontabël, përzgjedhja e artikujve për inventar, ndërtimi i bilancit material dhe mbajtja e procesverbalit.
Fillimi i këtij viti i ka gjetur tatimorët të angazhuar në kontrollin e inventarëve të bizneseve, për të cilat sipërmarrjet u njoftuan në dhjetor të vitit të kaluar.
Për këtë arsye, Tatimet, në dhjetor kanë hartuar një orientim të brendshëm për të gjithë punonjësit për kryerje në kohë sa më të shkurtër të inventarëve të tatimpaguesit që autorizohen për të kryer verifikim të gjendjeve inventariale. Materiali përshkruan me detaje hapat që duhet të ndiqen nga inspektorët tatimorë për të realizuar procesin e kontrollit. Ky material është hartuar përpara se të pezulloheshin ndryshimet e ligjit të procedurae, dhe penalizimet në orientim janë parashikuar në bazë të gjobave të reja (rivlerësimi tatimor). Por, pas pezullimit të gjobave të reja nga Kushtetuesja, penalizimet do të zbatohen në bazë të ligjit të vjetër.
? Njohja me Urdhrin e Punës
Të gjithë inspektorët pasi janë pajisur me urdhrin e punës në të cilin është përcaktuar tatimpaguesi tek i cili do të ushtrohet kontroll, përpara se të shkojnë tek ky tatimpagues duhet të njihen me pikat e urdhrit të punës. Inspektori kryesues i grupit i cili i bie të jetë inspektori i parë në renditjen e inspektorëve sipas urdhrit të punës, duhet të mbledhë grupin e inspektorëve që i është caktuar në këtë urdhër dhe t?u prezantojë atyre qëllimin e kryerjes së këtij kontrolli, si dhe të bëjë shpërndarjen paraprake të detyrave për secilin inspektor. Inspektori kryesues së bashku me inspektorët e tjerë të grupit, tërheq paraprakisht të dhëna nga sistemi informatik i tatimeve dhe QKR-ja, për llojin e aktivitetit që ushtron ky tatimpagues i cili po kontrollohet, numrin e adresave sekondare, shpërndarjen gjeografike të tyre dhe nëse kemi të bëjmë me një tatimpagues i cili merret me shpërndarje numrin e furgonëve që ka të pajisur me nipt sekondar dhe të tjera të dhëna sipas specifikave që paraqet çdo tatimpagues.
-Prezantimi i grupit te verifikimit në vend tek tatimpaguesi
Inspektori kryesues mbledh grupin e kontrollit dhe bën verifikimet e nevojshme për prezencën e inspektorëve, veshjen, pajisjen me kartat identifikuese dhe në rast se ka mungesa apo ndonjëri nga inspektoret e grupi nuk sillet sipas rregullave të përcaktuara në kodin e etikës, raporton menjëherë përgjegjësin e sektorit që e mbulon. Grupi i kontrollit shkon në adresën e tatimpaguesit dhe inspektori kryesues së bashku me gjithë grupin kërkon të marrë kontakt me adminstratorin e tatimpaguesit ose personin fizik në rast se jemi kontroll tek një tatimpagues me statusin e personit fizik. Edhe në rast se administratori apo personi fizik nuk ndodhet për momentin në ambientet e ushtrimit të aktivitetit nga grupi verifikues bëhen verifikimet e nevojshme për stafin e gjendur në punë në momentin e ushtrimit të kontrollit duke i shënuar dhe kartat e identitetit për gjithsecilin prej tyre. Me t?u paraqitur administratori apo personi i autorizuar me prokurë prej tij ose personi fizik në rast kontrolli tek ky i fundit, inspektori kryesues bën prezantimin e të gjithë grupit të kontrollit si dhe i vë në dispozicion tatimpaguesit një kopje të urdhërit të punës duke i bërë të qarta atij të drejtat dhe detyrimet siç përcaktohet në ligjin 9920 date 19.05.2008 ?Për Proceduarat Tatimore R.SH?.
Nga inspektori kryesues i grupit do t?i kërkohet bashkëpunim përfaqësuesit të tatimpaguesit për zbatimin e pikave të UP duke i kërkuar atij të vërë në dispozicion personelin e tij për kryerjen sa më të shpejtë të inventarit. Nëse ai ka mundësi të sistemojë artikujt në magazinë apo të vërë në dispozicion mjetet e nevojshme për matjen, peshimin, etj?.Inspektori kryesues duhet t?i tërheqë një deklaratë për llojin e aktivitetit që ushtron ky tatimpagues, adresat e ushtrimit aktivitetit, mënyrën si ky tatimpagues e realizon blerjet (furnitorët kryesor) dhe si i realizon shitjet (klientët kryesor).
Në rast se përfaqësuesi i tatimpaguesit nuk lejon ushtrimin e kontrollit apo me veprime dhe mosveprime pengon kryerjen e këtij kontrolli, grupi i kontrollit në referencë të nenit 127 ?Pengimi i kontrollit ose i hetimit tatimor? të ligjit 9920 date 19.05.2008 ?Për Proceduarat Tatimore R.SH? dënon tatimpaguesin me një gjobë nga 100 000 lekë, për biznesin e vogël dhe 1 000 000 lekë për bizneset e tjera. vendosja e kësaj gjobe bëhet me vendimin e Drejtorit Rajonal sipas kërkesës së të grupit të kontrollit.
Tërheqja e inventarit kontabël
Nga inspektori kryesues i grupi do t?i kërkohet tatimpaguesit, vënia në dispozicion e inventarit kontabël të datës 31.12.2015, i ndarë sipas artikujve në sasi çmim dhe vlerë dhe veçantë për çdo adresë. Ky inventar kërkohet të jetë i nënshkruar fletë për fletë dhe i vulos nga administratori/ose personi fizik/ ose personi i autorizuar sipas prokurës. Në asnjë rast nuk do të pranohen inventarë kontabël në vlerë të cilët nuk specifikojnë artikujt, njësinë, sasinë, çmimin, koston dhe vlerën e blerjes.
-Fiksimi i faturave të fundit të shitjes dhe blerjes
Inspektori verifikues pasi tërheq inventarin e datës 31.12.2015 i kërkon përfaqësuesit të tatimpaguesit fiksimin e dokumentat të fundit të hyrjeve dhe daljeve për magazinën qendrore si dhe për çdo magazinë sekondare. Në funksion të kësaj pike bëhet dhe inventarizimi i blloqeve të faturave të shitjes gjendje në përdorim dhe atyre të papërdorur (duke mbajtur proces verbal për këtë qëllim). Gjithashtu i kërkohet tatimpaguesit të bëjë azhonimin e librave të blerjes dhe të shitjes për muajin Dhjetor 2015, si dhe deri në datën e fillimit të inventarit për muajin Janar 2016. Këto dokumente tatimpaguesi duhet t?ia dorëzojë grupit të kontrollit të firmosura dhe të vulosura.
-Përzgjedhja e artikujve për inventare nga inventari kontabël
Të gjithë tatimpaguesve u është kërkuar nga D.R.Tiranë të dorëzojnë inventarët kontabël të 31.08.2015. Inspektoret e Drejtorisë së Vlerësimit pranë DRT Tiranë, kanë përzgjedhur artikujt me peshën më të lartë specifike dhe kenë përpiluar listën e artikujve që do të inventarizohen, listë e cila do t?i bashkëlidhet urdhrit të punës. Bazuar në këtë listë artikujsh do kryhet inventari nga ana grupit të kontrollit në magazinat e shoqërisë.
Inspektori kryesues bën shpërndarjen e kësaj liste tek të gjithë inspektoret e tjerë të grupit dhe organizon punën për fillimin e inventarit sipas çdo adresë të tatimpaguesit.
Në rast se nuk gjendet bashkëlidhur një listë e artikujve për t?u inventarizuar, inspektori kryesues i grupit pasi ka marrë në administrim inventarin kontabël të date 31.12.2015, bën përzgjedhjen e artikujve që do të inventarizohen. Artikujt e përzgjedhur për inventarizim duhet të jenë ata artikuj që zënë peshën specifike më të lartë nga pikëpamja vlerore në raport me vlerën e inventarit. Sasia e artikujve të përzgjedhur për inventare nuk mund të jetë më e vogël se 50 artikuj, përveç rasteve kur subjekti ka më pak se 50 artikuj, në këtë rast do të përzgjidhen të gjithë artikujt për inventar. Në përzgjedhjen e artikujve duhet marrë në konsideratë fakti që artikujt e përgjedhur duhet të kalojnë 50% të totalit të vlerës së magazinës.
-Shpërndarja e inspektorëve sipas adresave për kryerjen e inventarit
Inspektori kryesues i grupit, në varësi të adresave të ushtrimit të aktivitetit që ka tatimpaguesi, bën shpërndarjen e inspektorëve që ka në dispozicion për kryerjen e inventarit në këto adresa. Inspektori kryesues pajis me listën e artikujve të përzgjedhur për inventarë çdo inspektor dhe i kërkon tatimpaguesit që të vërë në dispozicion të inspektorit për atë adresë një punonjës të shoqërisë. Inspektori së bashku me punonjësin e shoqërisë paraqiten në adresën ku i është përcaktuar për të kryer inventarin sipas listë që i ka dhënë inspektori kryesues i grupit. Inspektori bën fiksimin e dokumentave të fundit të shitjes dhe blerjes për adresën ku ai po kryen inventarin duke mbajtur dhe proces-verbalin përkatës për këtë qëllim.
-Kryerja e inventarit dhe mbajtja e proces-verbalit
Inspektori kryesues i grupit si dhe inspektorët e tjerë të shpërndarë sipas adresave bazuar në listën artikujve të përzgjedhur për inventarë fillojnë kryerjen e inventarizimin të këtyre artikujve së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë. Inspektori kryesues duhet t?i kërkojë tatimpaguesit që gjatë procesit të numërimit deri në përfundimin e plotë të inventarizimit të bllokohet shitja dhe në rast se tatimpaguesi nuk është dakord me këtë kërkese por kërkon të vazhdojë shitjen nga ana e inspektorëve do të tërhiqet çdo faturë shitje dhe do të firmosë nga inspektorët për aq kohë sa zgjat procesi i numërimit. Të gjitha shitjet që ndodhin gjatë periudhës kohore që ndodh procesi i numërimit duhen identifikuar saktë se cilët artikuj janë shitur dhe ne se nuk i kishim numëruar këta artikuj ne do t?i marrim si gjendje inventariale por në rast se ne i kishim numëruar këta artikuj në këtë rast, kjo shitje nuk përfshihen në inventarë. Sipas këtij rregulli çdo shitje që ndodh gjatë kryerjes së inventarit më përpara do inventarizohet nga grupi i kontrollit.
Në fund të ditës në rast se ne nuk kemi arritur të përfundojmë procesin e numërimit për të gjithë artikujt e përzgjedhur, mbajmë një proces verbal për artikujt e inventarizuar për atë ditë dhe e firmosim me përfaqësuesin e tatimpaguesit. Në përfundim të ditës së punës kur ne kemi për të vazhduar dhe të nesërmen inventarin i kërkojmë përfaqësuesit të tatimpaguesit të bëjë mbyllje e ambienteve të magazinës që po inventarizohet dhe i kërkojmë tatimpaguesit që magazina të mos hapet deri në paraqitjen e grupit të kontrollit, për këtë në vendosim shenjat e bllokimit të magazinës për arsye inventari. Pasi mbyllet magazina inspektori i ngarkuar për kryerjen e inventarit pasi ka vendosur shenjat bllokuese bën fotografimin e derës së magazinës.
Ditën e nesërme përpara se të hapet magazina bëhet fotografimi i shenjës dalluese në rast se kjo shenjë është prishur menjëherë njoftohen përgjegjësit e kontrollit që monitorojnë procesin.
Procesi i mbylljeve dhe hapjeve ditore të magazinës vazhdon për aq kohë sa të mbyllet i gjithë inventarizimi.
Në përfundim të inventarizimit bazuar në proces verbalet ditore që ka mbajtur, hartohet proces verbali përmbledhës për artikujt e përzgjedhur për inventarë të veçantë për çdo adresë i cili nënshkruhet nga inspektori përgjegjës dhe përfaqësuesi i tatimpaguesit. Proces verbalet sipas çdo pike i dorëzohen inspektorit kryesues të grupit , i cili harton proces-verbalin përmbledhës të cilin e nënshkruan me administratorin e tatimpaguesit./Monitor
Edhe pse dështoi në arbitrazh për anulimin e koncesionit të...
Nuk kanë fund shkresat që organet tatimore u nisin bizneseve...
Siç njoftohet ne APP dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëll...
Sipas Institutit të Statistikave, Produkti i Brëndshëm Bruto...
Qeveria shqiptare dhe Banka Europiane për rindërtim dhe Zhvi...
Dështimi më i madh i kësaj qeverie është ai i investimeve pu...
Numri i blerësve të floririt është ulur për shkak të ekonomi...
Teksa reshjet kanë nisur të përqendrohen me intensitet në ve...
Paul B. PreciadoLibérationNë Athinë ka ardhur i ftohti. Ai ...
Banka Botërore në raportin e saj më të fundit të janarit 201...
Rajoni po ecën më shpejt në afrimin drejt mesatares së BE-së...
Çmimet e naftës kanë arritur nivelin e tyre më të ulët në 11...
Shtimi i ndjeshëm i reshjeve në orët e fundit po jep ndikimi...
Totali i bizneseve që nuk kanë paguar tatimet dhe taksat në ...
Jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet ...
Jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet ...
Pavarësisht se zbatimi i ligjit të ndryshuar është ngrirë, t...
Shqipëria renditet ndër vendet që kanë barrën më të lartë të...
Teksa interesat e depozitave në banka kanë prekur fundin, qy...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikime të zymta për rritj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...