Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën dy vjeçare që kishte me shoqërinë e konsulencës në Dogana, Crown Agents, dhe që mbaron në mars të këtij viti. Ministria e Financave ka vlerësuar punën e saj, që nuk lidhej vetëm me të ardhurat, por pohon se tani do të mund të vazhdojmë të realizojmë standardet që përvetësuam?
Ministria e Financave ka realizuar për rreth dy vjet njëbashkëpunim tëplotë me shoqërinëe konsulencës Crown Agents për shërbimin doganor shqiptar. Kontrata e nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Crown Agents, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp tër shtyp të Ministrisë së Financave, konsistonte në disa objektiva të përcaktuara qartë si:
? rritja e integritetit të administratës doganore,
? përmirësimi i kapaciteteve dhe efektivitetit në administrimin e doganave bazuar në kriteret e integrimit në Bashkimin Europian dhe
? rritja e nivelit të të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Shoqëria CA, përveç rolit këshillues në nivel operacional, ka ofruar konsulencë edhe në fushën e anti-korrupsionit, burimeve njerëzore dhe analizës së riskut.
Sot, pas rreth dy vjetësh bashkëpunimi, ne vlerësojmë se kemi një përmirësim në:
? Kontrollet doganore dhe identifikimin e shkeljeve;
? Zhvillimin e kontrolleve efektive bazuar mbi analizën e riskun, si pjesë e strategjisë së përgjithshme të menaxhimit të riskut;
? Zhvillimin organizativ, me strategjitë e vetë menaxhimit dhe të burimeve njerëzore;
? Integritetin profesional dhe standardete etikës, përmes zhvillimit dhe implementimit të sistemeve e politikave të dedikuara.
Bashkëpunimi me Crown Agents
?Bashkëpunimi me shoqërinë e konsulencës kishte të bënte me krijimin e grupeve operacionale me pjesëtarë nga stafi i doganave dhe shoqërisë Crown Agents, si dhe punës së koordinuar ndërmjet skuadrave tëshoqërisë së konsulencës dhe grupeve të antikontrabandës.
Ky bashkëpunim është shtrirë edhe nëkoordinimin mes njësive të analizës së riskut, njësive të kontrollit dhe skuadrave operacionale të Crown Agents,nëfushatëne përbashkët për akcizën,zbatueshmërinë e ligjit për të dhe për hartimin e udhëzimeve të reja. Gjithashtu,duhet përmendur se është punuar intensivisht nëraste dyshimesh për korrupsion si dheështë bërë një punë aktive në mbledhjen e të ardhurave.
Nga rezultatet e arritjeve në shifra në lidhje me punën në terren me Crown Agents, sipas Drejtorisësë Përgjithshme të Doganave, theksohet se janë realizuar 17000 inspektime, janë gjetur 4 500 shkelje.
Një punë e rëndësishme është bërë dhe në lidhje me parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit,ku ka patur asistencë dhe mbështetjenë hartimin e Kodit të Etikës. Për të ndihmuar në realizimin e objektivit të rritjes së integritetit në dogana, është zhvilluar trajnim për punonjësit, për standardet e ndjekjes penale apo hetimin e rasteve të veçanta, deri në zhvillime në fushën legjislative për lehtësimin dhe përshpëjtimin e proçedurave doganore.
Risi nga ky bashkëpunim janë dhe proçedurat e thjeshtuara doganore në lidhje me Operatorët Ekonomikë të Autorizuar (AEO). Operatorët që kanë këtë status do të kenë disa avantazhe si qasja në procedurën e zhdoganimit të centralizuar, duke i lejuar ata që të paraqesin deklaratat doganore dhe të paguajnë detyrimet në më të shumtën e rasteve nga zyra e tyre e regjistruar.Ata,gjithashtu, mund të lejojnë të lëvizin mallrat, ndërkohë që ato janë në magazinim tëpërkohshëm dhe të përfitojnë shtyrje të pagesave në bazë të një garancie me një shumë të reduktuar.
Një arritje tjetër e bashkëpunimit efektiv me CAështë lehtësimi dhe përshpejtimi i procedurave doganore.Kështu, është arritur ulja e kohës së përpunimit të autorizimeve në 1.5 ditë, ështëpërmirësuar shërbimi që mundësohet përmes postës elektronike si dhe ka njëkonsolidim të gjithë shërbimeve të sistemit të pagesave përmes bankave.
Në bashkëpunim me operatorët e përpunimit aktiv u përmirësua edhe procedura e destinacionit të produkteve kompesuese dytësore, u testua transiti i përbashkët me Kosovën dhe u miratua udhëzimi përkatës për funksionimin e tij.
Asistenca e Crown Agents ka dhënë rezultat edhe në rreth 25 hetime të përbashkëta, ku janëpropozuar 28 masa disiplinore dhe janë arrestuar në flagrancë edhe agjentë doganorë.Në rastet kur është konstatuar kontrabandë, në bashkëpunim me CA, janë bërë 19 kallëzime penale dhe janë realizuar 14 operacione të përbashkëta, ku u shkatërruan rreth 7200 copë mallra të piratuara, në zbatim të detyrimeve ligjore të mbrojtjes së pronësisë industriale, etj.
Ministria e Financave vlerëson bashkëpunimin me CA në modelimin e profileve të riskut, në import dhe eksport, si dhe nëverifikimin on-line në sistemin TIMS mbi hyrje-daljet e mjeteve të dyshuara, që cenojnë procedurat e regjimit të lejimit të përkohshëm
Të ardhurat doganore
Nisur edhe nga disa komente mediatike apo politike, Ministria e Financave ka sqaruar në vijimësi se kontrata me Crown Agents nuk lidhet vetëm me të ardhurat.
Kontrata me Crown Agents kishte 4 objektiva kryesore që lidheshin me:i) luftën kundër korrupsionit, ii) me miradministrimin, iii) me elementë që kanë të bëjnë me përmirësimin e performancës dhe burimet njerëzore. Të gjitha këto do të çonin në një rritje të efektivitetit,që ne shpresonim të përkthehej nëiv) të ardhura më të larta.
Nga ky bashkëpunim kemi disa elementë kyç të performancës, që bazohen në realizimin më të mirë, më të shpejtë dhe më zbatues të këtyre katër faktorëve, ku fokusohemi tek procedurat, antikontrabanda dhe antikorrupsioni, por dhe tek analiza e riskut. Rritja e të ardhurave nuk varej vetëm nga shoqëria e konsulencës. Kontrata ishte një kontratë konsulence, ndërsa punën duhet ta bënte dhe duhet të vazhdojëta bëjë Dogana.
Faktorët që kanë ndikuar në të ardhura jo të larta janë analizuar dhe po analizohen në vijimësi nga autoritetet doganore. Ajo që ka kuptim të thuhet sot është se konsulenca e CA ka qenë një vlerë e shtuar për shërbimin doganor shqiptar, një mundësi që autoritetet tona të shohin një ekspertizë bashkëkohore dhe ta përvetësojnë atë.
Pas një eksperience bashkëpunimi dyvjeçare me këtë shoqëri të njohur ndërkombëtarisht për konsulencën që ofron në çështje të rëndësishme në rang botëror, tani do të mund të vazhdojmë të realizojmë standardet që përvetësuam. Realizimi i këtyre standardeve do të sigurojë në vazhdimësi përmirësimin e kapaciteteve dhe rritjen e efektivitetit në administrimin doganor, bazuar në kriteret e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe rritjen e të ardhurave?, përfundon njoftimi i financave./Monitor.al
Shqipëria vitet e fundit është shndërruar në një pikë atraks...
Teksa fushata për dhënien e koncesioneve me partneritet publ...
Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në ...
Qeveria do të liberalizojë edhe më tej ekonominë publike nëp...
Kompania Petromanas njoftoi dje se ka vendosur të shesë pjes...
Qeveria do të liberalizojë edhe më tej ekonominë publike nëp...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shpallur garën për fu...
Vendi është një shembull i gjallë i “mallkimit të pasurive”,...
Drejtoria Rajonale e Tatimore vijon aksionin kundër informal...
I. Ndryshimet në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksa...
Volumi i tregtisë së jashtme të Shqipërisë pësoi rënien e pa...
Kohët e fundit kam parë nga afër, dy prej aplikimeve më revo...
Doganat shqiptare kanë qenë në qendër të akuzave për kontrab...
Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar, trupa më e lartë...
Bashkitë e reja duhet të tërheqin financimin e qeverisë në f...
Shqipëria ka një kapacitet për të shtuar prodhimin e energji...
Qeveria shqiptare do të privatizojë kompaninë e sigurimeve I...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë kontrollet pë...
Në bazë të analizës së riskut, bizneset do të kontrollohen p...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...