web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Pyetjet e fundit për Nexhmije Hoxhën

9 Shkurt 2016, 20:33, Aktualitet CNA

Nexhmije Hoxhan, në 95 vjetorin e vet dha atë që e quajti intervistën e saj të lamtumirës. Kjo intervistë, sipas mendimit të saj, përplotëson versionin e saj për historinë. Por mbeten disa pyetje shumë të rëndësishme të cilat myftarajkërkojnë përgjigje, disa prej të cilave dolën nga intervista e saj.
1)Nexhmije Hoxha tha në intervistë se në fshatin Grevë është origjina e familjes së saj nga nëna, ndërsa familja e saj nga babai është e ardhur në Dibër të Madhe, dhe origjinën e ka nga malësia e Shqipërisë Verilindore. Por ajo nuk saktësoi se nga është me origjinë familja e saj. ?Shqipëria Verilindore? është një nocion gjeografik shumë i gjerë. Në pikëpamjen e hapësirës gjeografike kombëtare, Shqipëria Verilindore është Kosova dhe Lugina e Preshevës. Në pikëpamjen e hapësirës gjeografike shtetërore, Shqipëria Verilindore është Tropoja, Kukësi, Hasi. Nga është pra origjina e familjes Xhuglini?
2)Në malësitë e Shqipërisë Verilindore çdo familje e njeh origjinën për shumë breza, kështu që edhe familja Xhuglini nuk duhet të bënte përjashtim. Meqënëse babai i Nexhmijes, Tefiku, i cili kishte lindur në 1883, me siguri duhet ta dinte origjinën e familjes nga i ati i tij, Avdiu, a nuk duhej që Nexhmija ta kishte mësuar prej babës origjinën e saj? Tefiku jetoi gjatë dhe e pa vajzën e tij nuse të Enver Hoxhës.
3)A e fsheh Nexhmije Hoxha origjinën e familjes së saj nga babai për shkak se familja Xhuglini nuk është me origjinë shqiptare por turke?
4)Nexhmije Hoxha thotë se ajo ka lindur në Manastir për shkak se babai i saj Tefiku kishte shkuar në këtë qytet pas Luftës së Parë Botërore dhe ishte punësuar në zyrën e gjendjes civile. Si mund të punonte në një zyrë shtetërore serbe, aq më tepër në Gjendjen Civile ku kërkohet njohja e gjuhës zyrtare me shkrim dhe me gojë, një njeri i cili nuk e njihte gjuhën serbe, e cila ishte gjuha zyrtare administrative në atë kohë? Tefiku kishte kryer një shkollë fillore osmane dhe nuk e njihte serbishten. Siç thotë Nexhmija, ai gjatë Luftës së Parë Ballkanase (1912), kur u pushtua Dibra nga serbët kishte ardhur në Shqipëri, në Elbasan dhe tre vjet e gjysëm, më pas ku serbët u dëbuan nga austro-hungarezët, ai ishte rikthyer në Dibër për pak kohë deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore.
5)Si gjeti punë Tefiku në një zyrë shtetërore serbe, në Manastir?
6)A punonte Tefiku në Zyrën e Gjendjes Civile, apo për shërbimet e fshehta serbe, në një pikë kyçe siç ishte Manastiri ku kalonte hekurudha nëpërmjet së cilës shqiptarët e Jugosllavisë shkonin masivisht në Turqi, për shkak të dhunës serbe? Shërbimet e fshehta serbe e nxisnin këtë ikje duke përdorur shqiptarë kinse mirëbërës që u paguanin bashkëkombasve paratë e rrugës.
7)Pse nëna e Nexhmijes, Naxhija, e cila kishte lindur në 1897, në 1920, kishte mbetur e pamartuar në moshën 23 vjeç (kur u martua me Tefikun), kur të gjithë vajzat fshatare të kohës martoheshin dhe bëheshin nëna disa vite para kësaj moshe?
8)A e kishin rrëmbyer Naxhijen ushtarakët serbë gjatë operacioneve ndëshkimore dhe atë e mbante si skllave seksi një oficer serb, eprori i Tefikut?
9)A u martua Tefiku me Naxhijen, e cila kishte mbetur shtatzanë me këtë oficer serb, me urdhër të këtij të fundit?
10)A është Nexhmija, fëmija e parë që i lindi Tefikut dhe Naxhijes, vajza e këtij oficeri serb?
11)A e fitoi vendin e punës në Manastir Tefiku për shkak se pranoi të martohet me Naxhijen, të cilën duhet ta ndante seksualisht me eprorin e tij serb?
12)Nexhmije Hoxha në disa libra me kujtime të saj tregon për një incident që ka pasur kur udhëtonte nga Tirana në Korçë me autobus, në mars 1944, me një pasaportë të rreme me emrin Vera Hysi. Një ushtaraku gjerman që kontrollonte letërnjoftimet e udhëtarëve i bëri përshtypje emri i saj dhe e pyeti nëse ishte jugosllave, pasi emri i saj në serbisht do të thoshte ?besim? (fe). A ishte ky emri me të cilin e quante Nexhmijen babai i saj biologjik, oficeri serb, dhe të cilin ajo e përdori më pas si pseudonim?
13)Çfarë ishte ajo përrallë që na tregoi Nexhmija në intervistën për Rudina Xhungën se babain e saj e quanin mason në Dibër? Në atë kohë kishte masonë shqiptarë në llozhat osmane, por këta nuk qenë njerëz si injoranti Tefik Xhuglini në Dibër. Tefikun nuk e quanin mason por spiun. Ai kishte mend vetëm sa për të kryer disa detyra agjenture si spiun, me udhëzime të sakta, jo për mason.
14)Përse Tefik Xhuglini, i cili tashmë ishte sistemuar prej vitesh në Manastir ku kishte gjetur një punë, si dhe kishte dhe një tokë, siç tha Nexhmija, papritur në 1928 vendosi të shkojë nga Jugosllavia në Shqipëri, në Tiranë, ku nuk kishte as shtëpi, as ndonjë lloj tjetër prone, dhe as ndonjë mundësi praktike për të gjetur punë?
15)A u dërgua Tefik Xhuglini në Tiranë me mision nga shërbimi i fshehtë jugosllav?
16)A ndodhi kjo për shkak se babai biologjik i Nexhmijes, oficeri serb, erdhi me punë në Tiranë, në ambasadën jugosllave, si shef i zyrës së shërbimit të fshehtë atje?
17)Si mundi Tefik Xhuglini i cili nuk dinte të shkruante shqip, të gjente një vend pune në Strehën Vorfnore (shtëpinë e fëmijëve jetimë) të Tiranës si ekonomat-magazinier?
18)A e bëri këtë duke paguar një rryshfet siç thuhej atëherë, apo mitë siç thuhet sot në fjalorin juridik, me paratë e shërbimit të fshehtë serb, ashtu që të gjente një mbulesë për punët e tij të tjera?
19)A ishin dy të dërguarit e plotfuqishëm komunistë jugosllavë në Shqipëri, në vitin 1941, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, se Nexhmije Hoxha ishte vajza ilegale e një oficeri të shërbimit të fshehtë mbretëror serb?
20)Në plenumet partiake ku dënohej Kadri Hazbiu, i cili për 30 vite kishte qenë Ministër i Punëve të Brendshme, Enver Hoxha bëri një pyetje për një kuadër të Sigurimit të Shtetit: ?Kush ia futi Llambi Peçinit në shtrat si grua Jorgjinë??
21)Në këtë logjikë, bëhet pyetja: Kush ia futi Enverit në shtrat Nexhmijen?
22)Pse nuk ka asnjë fotografi të Enver Hoxhës me familjen e Nexhmijes, as kur ndodhi martesa e tyre dhe as më vonë, ndonëse babai dhe nëna e Nexhmijes jetuan edhe për shumë vite më pas?
23)Pse Enver Hoxha nuk e mori kurrë me vete Nexhmijen në vizitat e shumta zyrtare që ka bërë në vendet komuniste, që nga ajo në Beograd në 1946 dhe deri te e fundit në Moskë, në 1960?
Enver Hoxha e merrte me vete Nexhmijen vetëm kur shkonte për pushime në vendet komuniste.
24)Nexhmije Hoxha, në librin e saj ?Lufta jonë clirimtare?, (botim i shtëpisë botuese ?Vllamasi?, Tiranë 2011) boton një dokument ku thuhet se ajo është shkarkuar si mësuese në mars 1944, për shkak të veprimtarisë së saj komuniste, kur tashmë sipas dokumenteve të tjerë që ka publikuar, ajo ishte në kërkim policor si komuniste që në qershor 1942, dhe që prej janarit 1943 ishte e dënuar me burg në mungesë. Si vazhdoi e mori rrogën Nexhmija edhe për rreth dy vite? Si agjente e shërbimit të fshehtë fashist?
25)Në librin e saj të përmendur më lart (f. 406) Nexhmija publikon një letër që Ramize Gjebrea, në shkurt 1944 i ka shkruar nga mali ku ishte partizane, shoqes së saj të shkollës Nexhmijes, e cila gjendej në qytetin e Tiranës dhe ku i thotë: ?nëse ka mundësi më dërgoni ndonjë palë këpucë alpine nr. 36 pse kam mbetur keq e ndonjë palë ndërresa, se morrat e të pandërruarat e brendshme po më kolisin sëmundje?. Në atë kohë Ramize Gjebre do të dënohej me vdekje dhe pushkatohej nga gjyqi partizan, për kurvëri, sepse kishte bërë dashuri me Zaho Kokën, i cili do të shpallej i pafajshëm. Nexhmija, 67 vite më vonë, tallet me Ramize Gjebrenë e cila kishte si problem atë që kishte mbetur pa brekë në mal. A thua harron Nexhmija se Ramizeja e kishte këtë problem pasi asaj ia merrte brekët si trofe Zahoja, i cili doli i pafajshëm në gjyqin partizan dhe mori titullin e lartë bë Hero i Popullit pas luftës për këto bëma të tij?
26)A mund të na thotë Nexhmija, e cila 67 vite më vonë merret me brekët e shoqes së saj të pushkatuar në moshën 20 vjeçare, se sa palë brekë bleu ajo vetë gjatë luftës, në qytetin e Tiranës?
27)Cilat ishin preferencat e Miladinit dhe ato të Enverit për brekët që duhet të blinte ajo?
28)Nexhmija, në intervistën e saj për Rudina Xhungën, tregoi disa fotografi nga rinia e saj, në kohën e pushtimit italian dhe gjerman ku shfaqej e veshur me disa fustane të prerë bukur sipas modës së kohës, me ndikim të qartë italian. A mund të na thotë Nexhmija se përse kur ishte ajo në pushtet, edhe në vitet tetëdhjetë kishte një modë zyrtare që këngëtaret të dilnin e të këndonin në skena të veshura me disa thasë të çuditshëm, që quheshin fustane në atë kohë?
29)A mund të na thotë Nexhmija se në cilin formacion partizan bënte pjesë ajo, pasi në kujtimet e saj nuk thotë që të ketë qenë pjestare e ndonjë cete, batalioni, brigade partizane, si shoqja e saj Ramize Gjebrea?
30)A mund të bëjë Nexhmija një analizë gjenetike për të na vërtetuar se është vajza e Tefikut? Meqënëse e sundoi për gjysmë shekulli Shqipërinë ua ka këtë detyrim shqiptarëve.
Këto janë vetëm disa nga pyetjet të cilave duhet t? u përgjigjet Nexhmije Hoxha.





Lajmet e fundit nga