web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korrupsioni politik/ Pse nuk arrestohet Genc Pollo për tenderin e digjitalizimit ?

9 Shkurt 2016, 17:22, Aktualitet CNA

Elvi Fundo

Korrupsioni në nivelet më të larta politike të vendit është një fakt që ka filluar me çështjet ?Arsidi? në vitet 90 dhe në rastin fundit të shpërdorimit të detyrës me disa qindra mijëra euro si akuzë për Spiro Kserën.

Hetimet e bëra dhe dënimet e dhëna në harkun kohor të demokracisë janë shumë pak , vërtet shumë pak për realitetin që ka kaluar Shqipëria në këto 25 vite demokraci. Disa “hiena” politike, janë bërë miliarderë, me vila e saraje, të gjitha si përfitime personale, prej pushtetit politik. Sot, po përpiqem të analizoj me fakte dhe dokumenta konkrete të sjella nga specialistë dhe profesionistë të fushës për një nga njerëzit më të akuzuar, më të dyshimtë në skenën politike shqiptare që sot vegjeton në oborrin e Partisë Demokratike dhe pas kurrizit të Lulzim Bashës.

Genc Pollo ky …….

I njohur ndryshe me pseudonimin ?Andarti?, mediatikisht, apo ?kuqoja?. Ka hyrë në politikë në ditët e para të PD-së. Ka dalë nga kjo e fundit kur e urdhëruan. Doli duke vjedhur siglën e PD në atë kohë dhe u rikthye duke ulur pantallonat por duke marrë një shpërblim të majmë nga Sali Berisha.

 Genc Pollo është njeriu që fitoi licensimin dhe kioskëzimin e universiteteve në Shqipëri. Emri i tij në heshtje ka qenë i aluduar nga agjenci lajmesh si person me llogari të fshehta bankare jashtë Shqipërisë. Sot, në këtë shkrim unë nuk dua të analizoj këto fakte të ditura publikisht dhe botërisht, por të theksoj se pse prokuroria në mënyrë kriminale, mbron dhe favorizon korrupsionin dhe krimin politik, të faktuar dhe vërtetuar ndaj Genc Pollos, jo nga portali citynews.al, por siç e përmendëm më lart, nga anëtarë komisioni, specialistë dhe profesionistë që ka qenë pjesë e tenderit për digjitalizimin e RTSH-së.

Në publikimet e tij, disa vite më parë Agron Arianitasi, Drejtori Teknik i RTSH-së ka renditur fakte dhe akuza që do të mjaftonin për ta çuar Genc Pollon jo pas hekurave të burgut 313, por në Spaçin e dikurshëm të diktatorit Enver Hoxha, të cilit i shërbente babai i tij.

?Sot, për këdo, nuk përbën sekret se kompania Ericsson AB, është kompania e përzgjedhur prej ministrit Genc Pollo?

?Erion Berisha nuk ishte gjë tjetër veçse një nga endësit e rrjetës së korrupsionit?

?Dokumentet e tenderit u hartuan sic deshte ministri dhe stafi i bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Megjithëse kompania e tij më e preferuar nuk fitoi?

?Pasi përmbys rezultatin, ministri Pollo arrin të kërkojë, që të bëjë një kontratë me dy kompanitë e radhitura në dy vendet e para, ?për të pasur një rezultat më të mirë? siç shprehet në urdhrin e radhës?

?Kjo ishte një lojë e ministrit Pollo për të gjunjëzuar kompaninë gjermane?

?Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet ta kontrollojë këtë tender dhe nuk duhet të kishte asnjë vështirësi të dallonte gjithë  paudhësitë e Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë dhe drejtuesve të saj?

Të gjitha paragrafët e mësipërme janë nxjerrë nga disa shkrime të zotit Agron Arianitasi, Drejtor Teknik i RTSH-së dhe një nga anëtarët e KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave) për tenderin e digjitalizimit të Televizionit Publik Shqiptar.

Akuza e tij shkon deri tek favorizimi korruptiv i një kompanie në tenderpollo. Pollo ka anuluar fituesin dhe ka përdorur makinacione nga më të ndryshme që fituesi i vetëm të ishte kompania e tij e preferuar. E gjithë kjo lojë ishte pjesa e një afere ku Genc Pollo kërkonte të fuste turinjtë e tij, ashtu si kundër veproi. Shuma e këtij tenderi kaq të përfolur, i cili u anulua më tej prej tij, cka është akti për të shpëtuar lëkurën nga kjo aferë e pastër dhe e qartë korruputive, e faktuar publikisht nga profesionist dhe jo njerëz të politikës, ishte 20 milionë euro. Por, për këtë tender, për këtë korruspion të faktuar, për këtë skandal që ka vonuar disa vite digjitalizimin e TVSH-së, sot nuk kemi asnjë të akuzuar. Ndërkohë që hajduti dhe krye i korruptuari i këtij tenderi është deputet në parlament, fatkeqësisht pjesë e opozitës.

 

Pse prokuroria nuk heton Genc Pollon ?

Spiro Ksera u arrestua sepse akuzohet për një shpërdorim 30 milionë lekë të reja, ndërkohë Genc Pollo da18f1f46b0d5baa084e251edb4dcb71vazhdon të livadhisë dhe të bëjë politikë në krye të Komisionit të Mediave edhe pse është i përfshirë dhe akuzuar për një tender 20 milionë euro. Pollo nuk hetohet sepse pazaret e tij ndoshta shkojnë afër qeverisë. Pollo ndoshta nuk hetohet sepse ka një pazar me Edi Ramën apo e mbron dashuria për Ilir Metën. Ndoshta Lulzim Basha nuk e lëshon hienën? në oborrin e PD-së për ta cuar përpara basha pollodrejtësisë, ashtu si duhet të shkojë cdo ministër, i djeshmi apo i sotmi.

Opozita kurrë nuk do njohë ngritje në rast se Lul Basha do të fshehë pas shpinës së tij apo to mbrojë pazarxhinjtë që zhgërryhen në shtratin e qeverisë për të shpëtuar vetëm nga akuzat e drejtpërdrejta dhe faktike të dhëna nga profesionistë. Pollo është i zhytur në tenderin e digjitalizimit të TVSH-së dhe për këtë ai duhet të hetohet dhe jo të mbrohet. Ai është simbolika e korrupsionit politik që solli gjendjen mjerane jo vetëm të medias publike në Shqipëri, por është strumbullari që ndërtoi kioskat universitare./citynews





Lajmet e fundit nga