web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Redaksionale/Për replikën e Çilit me gazetën “Standard” dhe standardet e Henrit

30 Nëntor 2015, 19:20, Aktualitet CNA

Më datë 27 tetor, gazeta ?Standard? botoi një shkrim me titull ?Dekonspirohet plani i UET për të uzurpuar Forumin Rinor të PD-së?. Faktikisht, gazeta, për hir të së vërtetës, është treguar ?apatike? në lidhje me zhvillimet në garën për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, sipas parimit tashmë të zbatuar prej kohësh nga PD-ja, një anëtar një votë. Vihet re gjithashtu se kjo garë, përveç disa rasteve, nuk është reflektuar në mediat vizive dhe ato të shkruara, duke mbetur deri tani ?brenda gardhit? të Partisë Demokratike dhe në shikim të përciptë brenda vetë Forumit Rinor. Është një strategji e lidershipit të Partisë Demokratike për t?i lënë të rinjtë e saj të lirë në zgjedhjen e tyre apo thjesht një makijazh dhe ?nën dhe?, pa zhurmë, deputetët, ish-ministrat, kryetarët e degëve po bëjnë lobimet dhe luftën e tyre për njërin apo tjetrin? Kjo besohej se do të shihej pas shpalljes së fituesit, por jo pak ka ngacmuar në këtë drejtim administrator i UET-së, Henri Çili, në replikën e tij me shkrimin në gazetën ?Standard?. Ai thotë tekstualisht: ?Shqetëson një gardë të vjetër humbëse dhe antielektorale në Partinë Demokratike, ajo që çoi PD në një humbje të turpshme në 2013, dhe në vend që të mbante përgjegjësi, nën modelin e shkëlqyer të liderit historik të demokratëve, Sali Berisha, vërdalloset ende nëpër këmbët e politikës shqiptare, duke marrë peng shansin e qendrës së djathtë për të ndërtuar një alternativë të re për qeverisjen e vendit. Jo më kot, kjo skotë i është vërsulur me një luftë të pisët kandidatit Salianji??.

Gjithsesi t?i kthehemi shkrimit, pasi kjo është një temë tjetër. Botimi i tij u vendos pas shqetësimeve të shumta të mbërritura në redaksi nga anëtarë të Forumit, të cilët pretendojnë se në garë po ndërhyhet nga jashtë me metoda jodemokratike për të nxjerrë në krye të garës njërin apo tjetrin kandidat. Dhe më saktësisht, këto denoncime kanë ardhur në drejtim të një prej dy kandidatëve kryesorë, Ervin Salianjit, i cili gjithmonë, sipas këtyre dëshmive, po sponzorizohet dhe lobohet fortë nga struktura të Universitetit Europian të Tiranës, madje edhe me mënyra të pista, si blerje votash nëpërmjet bursave të studimit apo edhe duke katapultuar në këtë garë si ?anëtarë të rinj? një numër të konsiderueshëm studentësh të tij. Ky është një moment për t?u arsyetuar. Administratori i UET-së, gazetar i vjetër, pasi mohon përfshirjen e tij dhe të institucionit arsimor që përfaqëson, hidhet në mbrojtje të njërit kandidat, Salianjit, dhe sulmon, pse jo ?poshtë brezit?, rivalin e tij, Belind Këlliçi. Nga njëra anë përbuz të gjithë ata që merren me ?individin Salianji?, nga ana tjetër bën të njëjtën gjë për kundërshtarin e tij në këtë garë Këlliçin. Ja çfarë shkruan Çili fillimisht për Salianjin: ?Jo më kot, kjo skotë i është vërsulur me një luftë të pisët kandidatit Salianji, duke gjetur ?implikime? apo cene të tipit ?kafe me deputetin socialist Sadri Abazi? apo lidhje me ?UET?, pra lidhje me ?qarqet universitare të Tiranës?!!! (që kur të jesh i lidhur me universitetet, është krim! A mos duhet bërë dhe kjo objekt i dekriminalizimit, meqë jemi në këtë temë!!!!)?. Dhe ja çfarë shkruan pak më poshtë në shkrimin e tij për rivalin e Salianjit: ?I njëjti standard partishmërie apo mentalitet (që e neveris dhe nuk e pranoj për asnjë qytetar shqiptar) nuk sheh tek rivalët e Salianjit, faktin që është ?dhëndër i qeverisë së Rilindjes? apo që është një ?anonim që i ka mbajt çantën këto vite kryetarit të ri Basha!? Ky banalizim i jetës politike të qendrës së djathtë, nga ajo pjesë e PD-së që mund të emërtohet ?PD-ja humbëse, që është gati të promovojë profile anonimë si rasti i Belind Këlliçit (për të cilin kam shumë respekt si qenie njerëzore, por që nuk e njoh se nuk e kam parë në asnjë formë të artikulimit publik, parakusht bazë për jetën publike), vetëm e vetëm të ruaj pozicionet dhe pasurinë e korrupsionit, në djall fati i demokratëve të thjeshtë?. Nuk besojmë se ka nevojë për koment për të kuptuar standardet e zotit Çili.

Faktikisht, historia e replikës së Henri Çilit është krejtësisht tjetër me atë çfarë ka shkruar ai. Ne në shkrimin tonë ngrinim problemin e ndërhyrjeve nga jashtë në garën për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke u kujdesur të mos përziheshim në profilet, kontributet dhe çka përfaqësojnë garuesit. Nuk mund të heshtnim më, pas denoncimeve të shumta me zë dhe figurë për trashjen e zullumit duke blerë vota, kërcënuar, shantazhuar në emër të UET-së, me të vetmin qëllim devijimin e votës së lirë drejt kutisë, së një prej 15 mijë studentëve dhe ish-studentëve të ndërmarrjes së Çilit, asaj të Salianjit. Fillimisht, Çili tejet i nervozuar kërkoi jo vetëm përgënjeshtrim të fakteve të shkrimit, por edhe t?i kërkonim ndjesë në të njëjtën faqe dhe me të njëjtën hapësirë, në të kundërtën do të na fuste në listën e tij të gjatë të mediave të cilat ka ndërmend t?i çojë në gjyq. Çili është gazetar i vjetër dhe ish-drejtues i disa mediave, ka qenë edhe drejtori i parë i gazetës që kërcënoi (në borderonë e pagave të majme në atë kohë rezulton Drejtor Editoriali, jo themelues, siç thotë, sepse ?Standard?-in e kanë themeluar botuesit e saj) dhe e di shumë mirë që nuk mund të kërkohet ndjesë për një shkrim ku ka vetëm fakte, por thjesht kërkohet dhënia e mundësisë për të dhënë variantin tënd dhe nëse ke fakte t?u tregosh lexuesve të vërtetën tënde. Pasi i ra inati i pronarit që ?i kishin prekur reputacionin e biznesit? dhe iu kthye vetëdija e gazetarit profesionist, Çili kërkoi t?i jepej mundësia dhe hapësira e replikës. Dhe kështu u bë. Por Çili duket se nuk e vlerëson seriozitetin tonë si gazetë dhe në të ashtuquajturën replikë shkelte standardin tonë, duke e kërkuar ta përdorë hapësirën e dhënë për të promovuar kandidatin e tij, Salianji, dhe denigruar njëkohësisht rivalin Këlliçi. Gjithsesi, ne e botuam jo vetëm në të njëjtën faqe, por duke i dhënë dhjetëfish më shumë hapësirë. Mund edhe të mos e kishim botuar, sepse nuk ishte replikë profesionale, por e bëmë. Jo se kemi frikë nga kërcënimet e Çilit për të na futur në listën e tij të zezë të gjyqeve (në shkrimin e së premtes nuk ka dalë asgjë për ndërhyrjen e tij në garën e FRDP-së, në krahasim me faktet që disponojmë dhe dijeninë për presionet që u bëhen anëtarëve stafit të gazetës ?Mapo? dhe pedagogëve që nuk kanë dashur të përfshihen) që ka ndërmend të hapë, por për t?u dhënë mundësi lexuesve të mësojë të vërtetën nga radhët e shkruara nga vetë Çili. Ai gjen shkas nga ?replika? dhe promovon në gazetën tonë kandidatin e tij si një lider të lindur, e ardhmja e Partisë Demokratike. I quan suksese emërimet që vetë Çili i ka bërë atij, në qeverinë studentore etj. Por ky nuk është shembulli i parë i ?liderit alla Çili?. Fatkeqësisht, ai ka kohë që tenton të prodhojë figura publike për t?ua shitur të tjerëve dhe pasi ia arin të bombardojë publikun nëpërmjet daljeve në televizione, gazetën e tij e të tjera, fillon e i beson edhe vetë, si lider. Partia Demokratike e pati një përvojë me një tjetër figurë mediatike të propozuar si lider nga Çili. Asaj figure dhe vetë Çilit më pas iu mbush mendja se ishte bërë lider i klasit të parë, por në ballafaqimin e parë në elektorat, rezultati ishte spektakolar, më i keqi në rang vendi në zgjedhjet lokale. Ky është modeli që po mundohet të projektojë përsëri. Gjithmonë sipas standardit të tij dhe jo atij të drejtë dhe të ndershëm, të cilin e shkel edhe brenda 5 rreshtave e jo më në punët e tij të mëdha?/Standard





Lajmet e fundit nga