web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë grupet e komunistëve të rinj?/Kur Ramistët radikalë i qëllojnë me vezë Ramës

3 Nëntor 2015, 10:02, Aktualitet CNA

*Elvi FUNDO

Disa të rinj neo komunistë osë sic ju pëlqen të vetë quhen radikalë të majtë, dje hodhën disa vezë mbi kryeministrin Rama. Në fakt këta janë disa komunistë ?modern?, që konceptet i kanë paksa të ndryshuara me ata që në Shqipëri u prezantuan dhe e masakruan për 50 vjet. Pra ata që ka pasur Shqipëri me këta të rinjtë kanë vetëm një ndryshim, ?barkçjerrët? morën pushtetin në ?44 dhe e lanë Shqipërinë pa brekë, këta janë të rinj me bindje komuniste që u rriten me disko dhe hashash, libra dhe universitete, me Saliun dhe Fatosin, me Edi dhe Ilirin, jane produkte qe i nxisin Irfanet, Cilrat, produkte qe ky vend i nxit cdo dite me korrupsionin dhe mjerimin qe shfaq, padrejtesite dhe mos funksionimin e nje ekonomie tregu ne zhvillim. Pa haruar ndonje mbeshtetje apo financim nga jashte. Ata duan barazi, bëjnë aksione si Vojo Kushi, por jo mbi tank, por me vezë. Për ta veza është bomba, Edi Rama tanku me gjithë turkoshak apo gjerman Brenda.

Ata kanë një organizatë politike të krijuar pas 21 janarit 2011, janë po ata të rinj që protestonin kundër armëve kimike dhe dëbuan nga protesta Berishën dhe Bashën, janë po ata të rinj që këndojnë në Gjirin e Lalzit Internacionalen, janë ata të rinj që dje sulmuan kryeministrin me vezë.

Në fakt ata nuk janë levizje, ata janë një organizatë e mirëfilltë politike. Nderojnë me grushtin lart, kanë program dhe project konkret përse luftojnë, shpalosin bindjet e tyre radikale të majta, por thjesht janë disa student që nga dje janë factor politik në vend. Kjo për mbështetjen që ju dha shoqëria shqiptare për aktin e vezëve, pa e ditur se kush janë dhe cfarë përfaqësojnë.

Këta të rinj ekstremistë të majtë e quajnë Ramën tradhëtar se u bashkua me Ilir Metën. Ky i fundit për ta është jo vetëm hajdut por edhe Ballist, pasi bashkëpunoi me Gjermanin Berisha.  Në faqen e tyre
opolitike.org lexon mjat materiale thelbësisht politike, që tregojnë se kjo forcë politike e vogël në dukje nuk ka vetëm disa student por edhe pedagogë, Arlind Qorri që me flamur në dorë protestomn në Greqi së bashku me OKDE e cila është Organizata e Komunistëve Internacionalistë të Greqisë (Spartakus). Fotoja në krah.

Viktori Çipi dhe Klodi Hoxha, nuk janë fëmijë por studente që nderojnë me grusht lart, jo si shenjë thjesht force apo bashkimi. Por nderim si komunistët internacionalistë, njëra prej tyre e bën në një monument historik, e dyta në majë të piramidës, aty ku ka qenë muzeu i diktatorit.

Pra, nga cdo vëzhgim apo fakt që të shtjellosh na del se komunistët e rinj që kanë një organizatë me lidhje edhe jashtë vendit veprojnë në Shqipëri dhe deri këtu gjithcka është normale. Demokracia i pranon këto lëvizje, aq me teper Rama qe ne thelb edhe vete ka qene i tille. Kjo ishte dhe arsyeja pse kryeministri dhe fuga që vërtitet pas tij nuk e politizoi dot çeshtjen, nuk akuzoi opozitën për atë që ndodhi dje. Kjo e fundit më keq akoma, dje pati dështimin e rradhës. Humbi një aksion kundër qeverisë në lidhje me ligjin e arsimit të lartë.

Disa të rinj, që janë si Tsipras në Greqi apo Podemos në Spanjë, që në aksionin e tyre të parë morën mbështetje popullore duket se nuk janë gjë tjetër veçse Ramistë-neo komunistë të mërzitur nga Edi Rama dhe politika aktuale. Ata nuk duket të jenë pa mbështetje, por thjesht janë shumë pak të organizuar, të tillë me bindje apo të lodhur nga kjo politikë në Shqipëri, gjen shumë. Këta të rinj nuk duken si një rrezik për politikën, por dje ata trembën frikën, dhe dhanë mesazhin ?prisni se nuk keni parë asgjë akoma?. Mesazh që nuk ishte thjesht për Ramën, por për klasën politike./citynews





20:51 Aktualitet

VezëVendosja

Nga Mero BAZEGjuatja me vezë mbi kryeministrin Rama nga një ...

Lajmet e fundit nga