Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Deputeti Ndocaj ka vendosur në gardërobën e tij kapelen uestern të kaubojsit, bluzat sportive dhe i veshur formal me kostum të errët i është drejtuar mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Pas mbledhjes, Ndocaj është parë të dalë me nënkryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe kanë vijuar rrugën bashkë. Me Ballën, deputeti i qarkut të Lezhës u paraqit dhe ditën e parë, të enjten e kaluar, në sallën e seancave plenare për të bërë betimin dhe për të nisur punën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Ndryshe nga dalja e fundit e tij, në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, Ndocaj kishte me vete kapelen e kaubojsit, për të cilën kishte maninë t?i koleksiononte. Ai tha se kishte 10 kapele kaubojsi të blera në vende të ndryshme të botës ku ai kishte udhëtuar dhe se dëshira për këtë kapele i kishte mbetur gjatë kohës që ndiqte me pasion filmat uestern në televizion.
Ndocaj u cilësua si deputeti jo i zakontë i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të prezantimit të tij edhe gjatë fushatës me kapelet e tij të të njëjtit stil, por dhe për shkak se ai ka lënë biznesin e tij në Itali për të qenë pjesë e Parlamentit shqiptar.
Ndocaj: Do jem deputet brenda Grupit të PS
Deputeti i qarkut të Lezhës, Eduard Ndocaj, mori pjesë dje për herë të parë në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në një intervistë për gazetën ?Panorama?, Ndocaj tha se është deputet i maxhorancës duke nënkuptuar se vota e tij do të jetë gjithnjë me atë të shumicës parlamentare.
Në pamundësi për të qenë në një grup tjetër më vete, deputeti i listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 saktësoi se do të jetë deputet i Partisë Socialiste. Në mbledhjen e tij të parë me socialistët në një mbledhje grupi, deputeti i Lezhës ka marrë urimet e mirëseardhjes nga kryetari i Grupit Parlamentar, por dhe nga Kryeministri Rama.
Ai kërkon mbështetje për njerëzit në nevojë, me të cilët ka kontaktuar që në ditët e para pas marrjes së mandatit të deputetit. Deputeti i qarkut të Lezhës hedh akuza për mungesën e vëmendjes që instancat përgjegjëse shtetërore kanë ndaj individëve të vetmuar dhe në varfëri të moshës së tretë që nuk kanë asnjë të ardhur financiare. Por ai u kërkon edhe deputetëve të parlamentit, që kanë mundësi financiare, që të tregojnë humanizëm.
?Unë kam një apel për të gjithë kolegët e mi deputetë, që kanë mundësi financiare, që t?i ndihmojnë njerëz të tillë në zonat ku ata janë zgjedhur. Të paktën, gjysma e pagës së tyre duhet të shkojë për humanizëm në këtë drejtim. Unë kam qenë edhe më parë pranë njerëzve në nevojë, duke i ndihmuar ata, dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen, sepse kam detyrimin për votën që kam marrë prej tyre?, tha Ndocaj.
Ju sot ishit për herë të parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, si u ndjetë si deputeti i ri i këtij grupi?
Sot isha në vendin që më takonte që në 23 qershor dhe u ndjeva shumë mirë.
Ju do të jeni deputet i Partisë Socialiste dhe pse jeni nënkryetar i Partisë Demokristiane?
Unë do të jem deputet i maxhorancës.
Gjithmonë brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste?
Sigurisht, brenda Grupit të PS-së, sepse grup më vete me një deputet nuk bëhet dot dhe detyrohem të jem me një grup parlamentar.
Pati ndonjë ceremoni për ju si dita e parë në Grupin Parlamentar?
Pati një deklaratë urimi mirëseardhëse e kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, zotit Ruçi, por pata një urim mirëseardhës edhe nga Kryeministri Rama.
Ju keni filluar aktivitetin tuaj si deputet menjëherë, sapo morët mandatin, ju kemi parë të shkoni në familjet apo individët me probleme në zonën tuaj. Çfarë thonë njerëzit, si ju kanë pritur?
Njerëzit më përshëndesin dhe më urojnë çdo ditë për marrjen e mandatit, duke më thënë se e meritoja atë që ditën e fitores së zgjedhjeve. Por takimet e para i kam bërë me njerëzit më në nevojë. Unë vajta në shtëpinë e Barbulla Pepës nga Fangu i Mirditës, e moshuara 100- vjeçare që jeton në varfëri ekstreme dhe e vetmuar. U mahnita kur e pashë këtë të moshuar në një moshë kaq të madhe, e cila i ka mbijetuar kohës me vuajtje e sakrifica dhe fatmirësisht gëzon shëndet të mirë. Ne duhet të bëjmë maksimumin që njerëz që jetojnë në kushte të tilla të mos i shohim më në këtë vend, pasi është një trishtim i vërtetë. Jeta e nënë Barbullës më ktheu vite mbrapa në atë mjerim që na kishte zënë të gjithëve dhe u habita se si ora për këtë të moshuar ka ndaluar dhe asnjë institucion shtetëror nuk kujdeset për të. Kemi probleme me moshën e tretë në Shqipëri.
Ju vetë propozoni një zgjidhje për ta ndihmuar këtë kategori?
Unë kam një apel për të gjithë kolegët e mi deputetë, që kanë mundësi financiare, që t?i ndihmojnë njerëz të tillë në zonat ku ata janë zgjedhur. Të paktën, gjysma e pagës së tyre duhet të shkojë për humanizëm në këtë drejtim. Unë kam qenë edhe më parë pranë njerëzve në nevojë, duke i ndihmuar ata, dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen, sepse kam detyrimin për votën që kam marrë prej tyre.
Keni folur me Qeverinë se çfarë duhet bërë me këto familje dhe persona?
Jam duke i evidentuar të gjitha rastet në zonën time dhe do të bëj çmos që atje të vihet dorë. Unë mendoj se persona si nënë Barbulla, 100-vjeçare, duhen dërguar në azile pleqsh, sepse nuk mund të lihen në mëshirë të fatit, pa të ardhura, kujdesje dhe pa kushtet minimale të jetesës. E kemi detyrim ndaj këtyre personave. Shteti nuk mund t?i lërë ata të vdesin në vetminë e tyre. Ata janë të abandonuar totalisht.
Keni folur me ministrin Klosi, i cili e mbulon kujdesin social, se çfarë mund të bëhet?
Do ta takoj sigurisht ditën e enjte, që është dhe Parlamenti, dhe do ta diskutoj për të gjetur një zgjidhje për këtë rast dhe raste të ngjashme me nënë Barbullën. Si janë nevojat e komunitetit që ju përfaqësoni për investime dhe projekte? Axhenda ime sapo ka filluar dhe do të shikohen të gjitha mundësitë për të zgjidhur problemet e zonës që unë përfaqësoj.
Qeveria shqiptare ka bërë publike hartën e investimeve në të...
Dy nga trembëdhjetë të arrestuarit për skandalin e rimbursim...
Nga Artan FugaUnë nuk e di se cilët janë studentët dhe stude...
Të rinjtë që sulmuan ditën e djeshme Kryeministrin Edi Rama ...
Kryeministri Edi Rama vijon të demostrojë shenja të tjera pa...
...
Adele vazhdon të thyejë rekorde me “Hello,” këngën e sj të f...
“We are Europe”, slogan bosh apo realitet?, ishte titulli i ...
Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të opera...
Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, është arrestuar n...
Nga Mero BAZEGjuatja me vezë mbi kryeministrin Rama nga një ...
Studentët që sulmuan sot kryeministrin Edi Rama me vezë janë...
Gazetari i njohur Mustafa Nano starton sezonin e ri me një e...
Drejtoresha e Tatimeve, Briseda Shehaj ka shprehur vlerësime...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar qëndrimet lidhur me ...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka reaguar lidhur me ngj...
Janë liruar tetë studentët të cilët u ndaluan ditën e sotme ...
Pas pretendimit të qytetarëve se Policia e Tiranës, ka ushtr...
Me sa duket, edhe shefit të qeverisë i raportojnë të dhënat ...
Gjatë dekadës së kaluar, më shumë se 700 gazetarë janë vrarë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...