web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eduart Ndocaj, ndihma për 100-vjeçaren e braktisur në Mirditë

1 Nëntor 2015, 20:14, Aktualitet CNA

Deputeti i betuar këtë javë në Parlament, Eduart Ndocaj ka vizituar ditën e sotme 100-vjeçaren, për të cilën u fol shumë në media se jetonte në kushte të vështira jetese.

Deputeti Ndocaj i dorëzoi të moshuarës Bardulla Pepa disa ndihma në ushqime si dhe i premtoi që do t?a ndihmonte sërish në të ardhmen.

“Unë në fakt rastin e sajë e kam parë në media kur isha në Itali dhe jam traumatizuar, teksa kam parë gjendjen e sajë ekeonomike dhe vendin ku ajo jetonte. Nga ana tjeter unë u mahnita, kur e pashë këtë të moshur në një moshë kaq të madhe e cila i ka mbijetuar kohes me vuajtje dhe sakrica dhe fatmirësht gëzon shëndet të mirë. Ne duhet të bëjmë maksimumin që njerez që jetojnë në kushte të tilla të mos i shohim më në këtë vend, pasi është një trishtim i vërtetë. Unë kam një apel për të gjithë koleget e mijë deputet që kanë mundësi financiare, që ti ndihmojnë njerez të tillë në zonat ku ata janë zgjedhur. Të pakten gjysma e pages së tyre, duhet të shkojhë për humanizem në kët drejtim. Unë kam qenë edhe më parë pranë njerëzve në nevoje, duke i ndihmuar ata dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen” u shpreh Eduart Ndocaj Deputet i PDK-së.

 





Lajmet e fundit nga