Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Po bëhet thuajse një javë që kur motori i kërkimit ?Google?, pavarësisht fjalës që ti shkruan për të nisur kërkimin, të nxjerr vetë; Alida Hisku. Këngëtarja në një intervistë tregoi se si i përdhunonin hetuesit gratë në burgje.
Së paku tentoi të thoshte këtë sepse, në fakt, nuk kishte asnjë emër hetuesi e asnjë emër gruaje. Duke dashur, sipas asaj vetë, të ruajë privatësinë e grave, ndërsa në rastin e hetuesve, pretendimi ishte se i kishte falur.
Për një ngjarje të besueshme, në vend që të cenonte gratë, Hisku ofroi ngjarjen personale, përdhunimin e saj.
Mirëpo, siç ndoshta nuk e kishte parashikuar, kolegë të saj, përfshi këtu edhe nga ata që kanë vuajtur ca më tepër, si ajo, si këngëtari Sherif Merdani, mohuan në mënyrë absolute se një gjë e tillë mund të ndodhte në atë kohë; së paku, jo brenda dyerve të institucioneve.
Nga ana tjetër, kompozitori Agim Krajka tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për një rast të tillë. E gjendur mes një situate që e shkaktoi vetë, por që nuk arriti ta mbajë ?të gjallë? me fakte deri në fund, pasditen e së premtes, këngëtarja Alida Hisku doli sërish në media, por këtë herë për të akuzuar gazetaren e për të thënë se asgjë nga ato që ishin shkruar, nuk kishin dalë prej gojës së saj.
Meqenëse kjo gjë është bërë e zakonshme, tashmë të thuhet nga Hisku apo të tjerë kolegë të saj e më gjerë, media në të cilën ishte botuar intervista zbardhi intervistën video, ku Hisku fliste pikërisht për ato që ishin shkruar 3-4 ditë më parë.
Në vazhdën e kësaj historie kemi pyetur sot piktorin Maks Velo, si një nga njerëzit që e ka provuar vetë dhunën e sistemit, njeh mirë atmosferën e kohës dhe që ka vijuar të shkruajë e të flasë për historitë e kohës së burgut, edhe në liri, kur nuk është e lehtë të marrësh për të mirëqena fjalët e askujt. Historia, për keq apo për mirë, po servilet sipas interesave dhe humorit të gjithsecilit, dhe këtu çështja nuk ngelet më brenda.
Për shkak të asaj çka keni jetuar e gjithë atyre që mund të keni dëgjuar, ju e njihni mirë situatën e asaj kohe. Keni ndjekur gjithashtu rrëfimin e këngëtares Alida Hisku, e cila pretendon se është përdhunuar, por që me sa duket më pas kërkon të tërhiqet prej asaj që ka thënë. Si funksiononte, është dëgjuar për raste përdhunime grash në burgje?
Kjo është e pamundur. Kur merrej një femër në hetuesi ishte kusht që ose hetuesja të ishte gjithashtu femër, ose të ishte gjithsesi një femër e pranishme. Kjo sepse Ministria e Brendshme e kishte pësuar që herët dhe nuk lejonte njeri të përsëritej më e njëjta gjë ose edhe nëse do të ndodhte, ai që do të zbulohej, ishte automatikisht i pushkatuar dhe kjo gjë dihej nga të gjithë. Pra, edhe nëse dikush do të donte, nuk kishte guxim sepse ishte i zhdukur.
Si e kishte pësuar?
Një ngjarje e hershme në ?48, në Mirditë, ishte një lab që bënte çnderime pasivisht, por sapo u zbulua, u var. Për së jashtmi ose jo, puna e nderit ka qenë e rëndësishme që në kohën e partizanëve dhe kjo gjë dihej.
Megjithatë, dhuna nuk mund të mohohet?
Jo, këtë nuk e mohoj sepse së pari, e kam provuar vetë dhe e kanë dokumentuar më pas shumë të tjerë, burra e gra, por përdhunime jo, nuk ka dalë më sot asnjë rast, nuk kam dëgjuar askënd të thotë se është përdhunuar një grua, të paktën jo brenda ambienteve të hetuesisë. A, po, kjo gjë mund të ndodhte jashtë, por në shumicën e rasteve kanë qenë vetë gratë që u shkonin nga mbrapa hetuesve.
Për të pasur lehtësira prej kësaj?
Po patjetër, njëra ishte me biografi të keqe e në atë mënyrë do ta ndreqte, një tjetër mund të kishte përfitime të tjera. Si këto po, ka raste plot, sidomos në internime. Madje, mund të them se ata brigadierët e lopëve kanë bërë kërdinë shumë më tepër se këta të tjerët që i kishin nëpër burgje a hetuesi.
Nuk keni dëgjuar ju në asnjë rast që ndonjë hetues të jetë përfolur për çështje të tilla?
Po, kam dëgjuar, por e përsëris, këtë mund të guxonin ta bënin vetëm jashtë dhe ka fare pak gjasa që ta bënin pa dëshirën e gruas. Ishte një hetues në Spaç, Dh.Sh., i cili u përfol se u hoq nga puna pikërisht për këtë arsye, por edhe ai nuk ka guxuar të bëjë asgjë brenda mureve të burgut, e para sepse ata spiunonin të gjithë njëri-tjetrin, nuk dije nga të ruheshe e nga të fshiheshe. Fjalë ka plot edhe për të burgosur homoseksualë, por as ky rast që ndonjë polic të ketë dhunuar ndonjë të burgosur mashkull nuk është dëgjuar. /PANORAMA
Ekpertë të Komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Tiranë ...
Kjo video tregon disa mënyra të thjeshta për tu mbrojtur në ...
Policia e Tiranës vijon të ndalojë pa shkak të rinjtë në kry...
Tërmeti i sotëm dhe ai i djeshëm, me epiqendrën në afërsi të...
Nga Elona Bedalli Katër janë prodhimet me hapësirat publici...
Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë u shpallën në...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm n...
Nga Klodian TomorriËshtë lemeritës fakti se me sa lehtësi pu...
Partia Demokratike nëpërmjet kryebashkiakëve dhe këshilltar...
Banorët e “Lagunës Blu” janë mbledhur sot paradite për të bl...
Gjithmone kam pasur qejf te pikturoj, por nuk merrja guximin...
Një tjetër skandal ka plasur për qeverinë e drejtuar nga Edi...
Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot një protestë të madhe në “Rru...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Në lagjen Balldren të Bashkisë Elbasan është përfshirë nga ...
Përgjegjësi i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi th...
Kodit Zgjedhor është vendosur përsëri në qendër të klasës po...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, zbuloi emrin e trafikantit, ...
“Ne duam të ulim taksat dhe të rrisim rrogat në shërbimin pu...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj me një postim në “facebook” ka u...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...