Balla për protestën: Sot aty kanë mbetur “sorrat”, qytetarët meritojnë dialogun
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Nga Klodian Tomorri
Është lemeritës fakti se me sa lehtësi pushteti i shkel qytetetarët në këtë vend. Se si qeveritë hedhin kosto të jashtëzakonshme mbi individët apo familjet e zakonshme pa asnjë ngurim e madje pa keqardhjen më të vogël. Dy muaj më parë, përjetova një ngjarje që do më mbetej në mend. Ishte koha kur sapo kishte nisur i ashtuquajturi aksion kundër informalitetit dhe bizneset po detyroheshin me dhunë nga tatimet që të blinin kasat fiskale.
Ashtu si shumë kolegë m?u desh të raportoja fenomenin e dyndjes së njerëzve në pikat e shitjes së kasave. Shkova në një nga distributorët në kryeqytet. Ishte një ambient i ngushtë, ndoshta më pak se 20 metër katrorë, ku një turmë prej 100 vetash po shtypeshin me njëri tjetrin si qëmoti në radhë se kush të paguante i pari 350 eurot për të marrë aplikimin e kasës. Ky ishte dokumenti që të mbronte nga terrori i taksidarëve. Në mes të turmës që shtyhej, ajo që më ra më shumë në sy, ishte një grua. Duhet të ishte diku tek të 50-at dhe në dorë mbante disa letra. Përveçse e rraskapitur dukej qartë që ishte e vuajtur. Shumë larg identikitit që të shkon në mëndje kur dëgjon fjalën biznesmen.
E fsheha mikrofonin se nuk doja që të sugjestionohej dhe ju afrova. Nisa ta pyes se çfarë biznesi kishte. Nguroi në fillim, por më pas filloi të më tregonte se kishte një ambient të vogël me qera ku punonte si rrobaqepëse. ?Dje – më tha- erdhën tre vetë të tatimeve për kontroll. Më thanë që duhet të ble kasën përndryshe do më mbyllin dyqanin.? Ishte e vetmja që punonte në familje. Dy vajzat i kishte në shkollë dhe burrin e papunë. E pyeta se sa të ardhura siguronte nga rrobaqepësia. ?Nëse jam me fat- u përgjigj- pas qerasë dhe dritave mund të më mbeten 350 mijë lekë (te vjetra) në muaj.? U shtanga. Shteti arbitrar sapo i kishte marrë të ardhurat e jetesës për një muaji e gjysëm. Dhe paratë nuk shkuan në arkën publike, prej të cilës ajo mund të shpresonte një shërbim më të mirë publik, apo pse jo, ndoshta edhe një asistencë të denjë sociale. Jo. Paratë shkuan në arkën e një kompanie private.
I bëra me shenjë kolegut të kameras dhe u larguam. Fillova të mendoj se sa racionale dhe e drejtë ishte ajo që po ndodhte. A ishte ajo grua dhe ata 100 veta të vuajtur që po shtyheshin atje në radhën e kasave shkaktarët e informalitetit ulëritës që bërtiste qeveria? A ishte ajo, arsyeja se pse Fondi Monetar u largua pa nënshkruar marrëveshjen me Shqipërinë? A ishin këta hajdutët e parave publike, evazorët dhe kontrabandistët që po rrënonin financat dhe të ardhmen e vendit? Në fakt i dija përgjigjet. Ashtu si të gjithë besoj. Në Shqipërinë e vogël evazorët dhe kontrabandistë janë persona publik. I sheh çdo ditë në media. Ata udhëtojnë në çartera me zyrtarët më të lartë, janë pjesë e delegacioneve shtetërore dhe ftohen në eventet më të rëndësishme publike. Disa prej tyre madje kanë dhe mandat. U ktheva në redaksi dhe nisa të shoh lajmet e ditës. Brenda të njëjtit edicion ishin dy tituj; Kompania e një ministri fitoi 28 tendera dhe OSHEE ja dha tenderin 5 miliardë lekë ndërtuesit që ofroi çmimin më të lartë. Në sfond dëgjoja një zyrtar të Parlamentit që bërtiste se si evazorët po përpiqeshin të pengonin aksionin kundër informalitetit por më kot sepse nuk do të kishte asnjë tërheqje. Ndalova së menduari.
Një ditë më parë, i njëjti episod m?u rikthye sërish në mendje. Në analizën e radhës për luftën kundër informalitetit, e cila xhirohet me regji qëndrore si një show i mirëfilltë televiziv, kryeministri njoftoi se qeveria do të heqë taksën 25 mijë lekë në vit, për të gjithë bizneset me xhiro nën 2 milionë leke të vetëregjistruara, që jetojnë me punën e tyre. Këtu përfshihen bojaxhinjtë, elektricistët, këpucarët, rrobaqepësit. Menjëherë mu kujtua gruaja që priste në radhë për kasën. Në një vend ku mbi 30 për qind e popullsisë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, shteti i kishte marrë me dhunë të ardhurat e mbijetesës për pesë muaj. Jo për arkën publike, se ndoshta ashtu vajza e saj mund të kishte një shkollë më të mirë, apo dhe ajo vetë ndoshta një shërbim spitalor më të denjë. Por jo. Paratë shkuan në llogarinë e një privati. Prita më kot të dëgjoja se si qeveria do ja kompesonte dëmin që i kishte bërë gruas së vuajtur dhe dhjetëra mijëra të tjerëve si ajo në të gjithë Shqipërinë. Asgjë. As edhe një falje. Në fund të fundit është thjesht biznes. Me ligj.
Partia Demokratike nëpërmjet kryebashkiakëve dhe këshilltar...
Banorët e “Lagunës Blu” janë mbledhur sot paradite për të bl...
Gjithmone kam pasur qejf te pikturoj, por nuk merrja guximin...
Një tjetër skandal ka plasur për qeverinë e drejtuar nga Edi...
Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot një protestë të madhe në “Rru...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Në lagjen Balldren të Bashkisë Elbasan është përfshirë nga ...
Përgjegjësi i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi th...
Kodit Zgjedhor është vendosur përsëri në qendër të klasës po...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, zbuloi emrin e trafikantit, ...
“Ne duam të ulim taksat dhe të rrisim rrogat në shërbimin pu...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj me një postim në “facebook” ka u...
Kryeministri, Edi Rama duket se e ka në karakterin e tij që ...
Tonet ndërmjet Andi Bushatit dhe Aleksandër Frangajt kanë ka...
Lista e lëshuar nga Bloomberg radhitë çdo vend me një popull...
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka përjetuar tri lëkundje të...
...
Financieri hungariano-amerikan George Soros është akuzuar pë...
Deputetja dhe studentja e dhjetorit 90 Mesila Doda, ne nje p...
Skandali i rimbursimeve të ilaçeve ka tronditur kryqytetin k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...