Kush po tenton t’i kapë partinë Lulzim Bashës?
Megjithëse në raste të caktuara, më shumë se sa e demokratiz...
Skandali i rimbursimeve të ilaçeve ka tronditur kryqytetin këtë mbrëmje ku me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, Policia e Tiranës, ka ndaluar administratorin e depos farmaceutike ?Omega Pharma?, shtetasin Nadir Çausholli. Ndër të tjerë, të arrestuar janë edhe drejtues të depos, farmacistë dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal Tiranë. Fillimisht hetimi ka pasur të bëjë me rimbursimin e çmimeve të medikamenteve mjekësore, përsa i përket recetave të ekzekutuara pranë katër subjekteve farmaceutike, të cilët janë Farmacia Lunder, Nutrimed 2012, Berxhite, dhe Adelina.
Përveç këtyre farmacive, hetimi është zgjeruar edhe tek aktiviteti i disa farmacive të tjera, të cilat rezultojnë të kenë përfituar vlera të larta rimbursimi përsa i përket medikamenteve mjekësore, çmimet e të cilave rimbursohen nga shteti.
Sipas ligjit në fuqi, farmacitë rimbursohen vetëm për medikamentet mjekësore, të cilat janë tregtuar nga importuesi/shpërndarësi farmaceutike që ka kontratë me Fondin. Ky lidgj detyron farmacitë si edhe depot importuese dhe ato shpërndarëse, të deklarojnë çdo muaj hyrjet dhe depon, nga e cila kanë blerë medikamentet e bëra hyrje.
Të dhënat e prokurorisë
Sipas dokumenteve të hyrjeve të këtyre farmacive vihet re se një pjesë e madhe e furnizimeve janë bërë nga depoja ?Omega Pharma Group?. Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se medikamenti mjekësor Ketosteril është një medikament për të cilin të drejtën e importit e ka depoja farmaceutike ?R..F?. Ky medikament jepet për diagnozën ?insuficencë kronike renale?. Por sipas të dhënave të deklaruara nga disa farmaci që operojnë në tregun e Tiranës, vihet re se këto farmaci kanë deklaruar fletë-hyrje të barit Ketosteril me furnitor ?Omega Farma Group? për periudhën qershor 2013 ? maj 2015.
Gjatë kësaj periudhe rezulton e provuar se ?R? F?? nuk ka bërë shitje të Ketosterilit tek ?Omega Pharma Group? dhe se ky sybjekt nuk ka pasur blerje të këtij produkti. Nga kqyrja e faturave tatimore të sekuestruara pranë ?Omega Pharma Group? vihet re se në këto fatura janë identifikuar disa fatura ?Cash? me shitje minus. Në këto fatura bëhet fjalë për medikamente të ndryshme, duke përmendur këtu edhe medikamentet Ketosteril dhe Insulina. Emri i subjektit nga i cili është marrë malli nuk është i identifikuar.
Sipas Prokurisë ekziston dyshimi se depoja ?Omega Pharma Group? ka krijuar fatura tatimore fiktive. Ky subjekt ka furnizuar farmacitë me fatura shitje fiktive pa pasur blerje. Më pas farmacitë kanë ekzekutuar receta fiktive dhe i kanë kërkuar Fondit rimbursim për këto receta. Prokuroria ka deklaruar se ekziston dyshimi në prova se personi nën hetim Nadir Çausholli ka kryer veprën penale të ?Falsifikimit të dokumentave? në bashkëpunim dhe ?Mashtrimit? në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 dhe 143/2 i K.Penal. Në vijim të hetimit, ka rezultuar se veprimtaria e dyshimtë e shtetasit Çausholli është mbështetur edhe nga shtetasit Fisnik Kollcaku drejtues teknik i ?Omega Pharma Group gjatë vitit 2014; Valbona Kraja shefe e Financës pranë ?Omega Pharma Group?; si edhe Arjola Pipera punonjëse financiere pranë ?Omega Pharma Group?. Po ashtu, nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive të marra nga ?Omega Pharma? dhe më pas i kanë paraqitur këto receta pranë Fondit të Kujdesit Shëndetësor, me qëllim rimbursimi.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi për shtetasit: Ela Malaj drejtuese teknike e farmacisë ?Alice?; Mariela Përnoci, Arbi Teqja dhe Arbër Thereska përkatësisht administror dhe drejtues teknikë të farmacisë ?Express?; Erind Hajdari drejtuese teknike e farmacisë ?Farmacia nr.6 ?; Ornela Plepi administratore dhe drejtuese teknike e farmacisë ?Katroshi
Këto receta fiktive kanë dalë prej magazines së Drejtorisë Rajonale të Fondit. Shtetasja Violeta Bejko, në cilësinë e magazinieres së këtij institucioni, nuk ka administruar në mënyrën e duhur lëvizjen e materialeve të bëra hyrje në magazinë. Po ashtu, ka rezultuar se për çdo muaj, në Fondin Rajonal bëhet akt-rakordimi i recetave. Shtetasja E. P. ka pasur detyren e shefes së Sektorit të Informatikës-Statistikës. Kjo shtetase ka deklaruar se dosjet e këtyre farmacive, ajo nuk i ka firmosur. Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Tasim Toci ka nënshkruar për ?Sektorin e Inf.Statistikës? pa pasur asnjë tagër për të kryer këtë veprim.
Megjithëse në raste të caktuara, më shumë se sa e demokratiz...
Edi Rama nuk harron. Ia mban mend atë që Fatos Nano i bëri ...
Lulzim Basha është ndoshta kryetari i një partie politike sh...
Nga Mero BazeSandri ka firmosur një opinion për atë që po bë...
Në Tiranë dhe Beograd ngrihet qendra e përbashkët “Marrëdhën...
Pas 22 vitesh karrierë si gjyqtar, Alaudin Malaj-kryetar i ...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisham ka akuzuar kry...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar m...
Profesori i njohur i gjuhësisë shqiptare Gjovalin Shkurtaj s...
Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, policia e Tiran...
Në librin e tij të fundit “Kandidati”, por edhe në intervist...
Kompania e Zamir Manes është tërhequr nga ndërtimi i vilave ...
Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka përzgjedhur ...
“Dialërië shqiptare, koha bërtet për një ndërrim të madh pol...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka ...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka reagua...
Eshtë një këngë, të cilën jetëgjatësia e pakundërshtueshme a...
1. Ju jeni bere ditet e fundit protagonist i nje beteje medi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...