web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vokshi: Beqaj të shkojë para drejtësisë

31 Tetor 2015, 19:15, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar menjëherë pas skandalit të rimbursimeve ku pak më parë policia arrestoi disa pronarë farmacish. Vokshi shkruan se përgjegjësi për këto abuzime është ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe se ai duhet të shkojë përpara drejtësisë.

Ja cfarë shkruan Albana Vokshi

 

Nje pjese e Skuadres se hajduteve te parave te ilaceve per te semuret arrestohet, lihen jashte kokat kryesore dhe Ministri qe eshte shefi i skandalit te rimbursimeve te recetave dhe faturave fiktive!

Furtuna e arrestimeve tek drejtuesit dhe biznesin e depove farmaceutike duhet te kurorezohet me venien para drejtesise te ministrit Beqaj.

Koka e meduzes se shendetesise eshte ne vendimarrjen e saj ekzekutive dhe ne hartimin e firmosjen e politikave.

Nese flasim per standard drejtesie ai eshte vetem nje: LIGJI dhe ai duhet zbatuar njesoj per te gjithe.

Asnje IMUNITET apo MANDAT POLITIK nuk mund ti mbroje arkitektet e megakorrupsionit dhe tenderave te kompanise se mjnistrit.

Mjaft me, me abuzimin mostruoz te parave te shqiptareve dhe lojes me sigurine e shendetit dhe jetes se tyre.





Lajmet e fundit nga