Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ideja e ndryshimit të sistemit zgjedhor nga ai proporcional në atë prim nuk është më sekret nga ana e dy forcave të mëdha politike në vend, madje PS-ja dhe PD-ja po i përafrojnë akoma më tepër qëndrimet. Sistemi i ri zgjedhor, i cili mesa duket edhe këtë herë është në duart e Partisë Socialiste dhe asaj Demokrate, ashtu sikurse ndodhi edhe në vitin 2008, qarkullon së fundmi si një ide e përbashkët që do të mbështetet nga dy partitë më të mëdha në vend. Por teksa palët janë të vendosura për të ndryshuar sistemin zgjedhor, fakt të cilin e pohoi edhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha, ku sipas tij Rama i ka kërkuar që të marrin në konsideratë sistemin zgjedhor prim, duket se dy modelet që do të merren si pikë referimi nëse do të arrihet marrëveshja e plotë mes tyre, është pikërisht ai i Kodit Zgjedhor spanjoll dhe ai grek, të cilët funksionojnë me një sistem prim. I pyetur për një sqarim në lidhje me mundësinë e sistemit prim për zgjedhjet në Shqipëri, ministri për Çështjet Vendore njëherësh dhe një nga bashkëhartuesit e Kodit Zgjedhor, Bledi Çuçi, tha se vendi ynë si model mund t?i referohet modelit grek dhe spanjoll. Por duke bërë një përllogaritje të thjeshtë me numrin minimal të deputetëve që fiton automatikisht partia që fiton më shumë vota në zgjedhje, ai sqaroi se mund të jetë jo më shumë se 20 deputetë, ndërsa pjesa tjetër ndahen sipas votave që ka fituar secila parti. Ndërsa sistemi spanjoll, është rajonal, çka nënkupton një rritje të pragut për sistemin elektoral për zona të ndryshme. Kjo mund të sillte eliminim të partive të vogla.
Gjithsesi ky lloj sistemi, edhe pse është bërë publik vetëm ditët e fundit, duket se është tashmë në tryezën e diskutimit mes forcave politike, i cili do të ketë pasoja përjashtuese nga qeveritë për partitë e vogla, ku në diskutim është fati i aleatit bashkëqeverisës, LSI-së. Nëse do të arrihej një marrëveshje mes dy forcave të mëdha për këtë lloj sistemi elektoral, atëherë LSI-së nuk do t?i shërbente më me deputetët e saj asnjë force politike për të krijuar një qeveri të re.
Qëndrimet
Pas publikimit të raportit nga misioni i ODIHR-it në zgjedhjet e qershorit, LSI-ja është partia e parë që u ka bërë ftesë forcave politike të ulen në një tryezë të përbashkët për reflektimin e raportit të ODIHR-it në Kodin Zgjedhor, por pa specifikuar ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por deklarata e bërë nga ish-kreu i qeverisë, Berisha, lë të kuptohet se diskutimet mes palëve janë fokusuar pikërisht te ndryshimi i sistemit zgjedhor, por njëkohësisht edhe te rekomandimet e ODIHR-it. ?Ky, Rama, është një njeri që për të fjala ?karakter? nuk ekziston. Se, nga njëra anë çon misionarë njëri pas tjetrit për të më thënë për primin dhe nga ana tjetër publikisht zotohet se është kundër primit. Natyrisht, eksperienca ime më bën mua që të shoh përtej kërkesave të tij, por primi p.sh. do të ishte në interes të vendit, kur ai bëhet pa një qëllim. Sepse, në qoftë se primi bëhet me qëllim për të dënuar dikë tjetër, atëherë ato nuk shërbejnë?, ka thënë Berisha. Kjo deklaratë nga ana e Berishës vjen në një moment kur kreu i qeverisë, Rama, foli pak ditë më parë se nuk ka kërkuar një sistem prim, por në një intervistë për ?Top Channel? në muajin gusht nuk e ka mohuar faktin e miratimit të këtij sistemi zgjedhor nëse do të jepte dakordësinë edhe opozita. Unë personalisht dhe Partia Socialiste nuk ndihemi në një nevojë të tillë. Besoj se nga ana tjetër do të duhet dhe do të ruajmë një konsekuencë tanimë tradicionale. Sistemi dhe reforma zgjedhore janë pjesë e një ndërveprimi mes të gjitha palëve, sepse bëhet fjalë për rregulla loje dhe është mirë që të përcaktohen bashkërisht?, ka thënë Rama në një intervistë të fundit televizive. Por, nga ana tjetër, Berisha e shikon si të duhurin, por pa përftime ndaj një pale të caktuar. ?Interesi i vendit në këtë mënyrë siç po shkon do të ishte primi. Absolutisht, me qëndrimin që mbajti, të harrojë se mund të çojë më emisarë?, ka thënë ai. Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka folur para dy ditësh për një tjetër sistem zgjedhor, siç është senati. ?Së pari, propozoj zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mekanizmat e kontrollit, propozoj krijimin e dhomës së dytë të senatit, të zgjedhur nga populli. Senati duhet jetë i drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe merr përsipër atë që i është besuar Gjykatës Kushtetuese; si edhe të ulim numrin e parlamentarëve, me kusht që të mos jetë kozmetikë?, ka qenë propozimi i Bashës.
Prim, i pari fiton zgjedhjet
Sistemi elektoral prim i jep të drejtën partisë që fiton qoftë dhe një votë më shumë se partitë e tjera në zgjedhje që të krijojë qeverinë e re edhe pa domosdoshmërinë e një koalicioni me parti të tjera, duke sjellë kështu një mënyrë të re sistemi zgjedhor për vendin tonë. Nëse do të aplikohet ky lloj sistemi zgjedhor, atëherë shanset që Partia Socialiste apo ajo Demokratike të kenë mundësinë që të krijojnë qeveri pa aleancën me LSI-në, parti e cila ka qenë shtylla mbështetëse qoftë për qeverinë e djathtë apo dhe atë të majtë që është aktualisht në pushtet, do të ishin të mëdha. Por sesa do të gjejë kjo konsensus mes PS-së dhe PD-së, ashtu sikurse në 2008-n, mbetet për t?u parë./SHQIP
Megjithëse kompanite telefonike në vendin tonë na tutelojnë ...
Ambicia…Ambicia ime është të bëj bashkë të gjithë ata të rin...
Shtetësja me inicialet A.M, 41 vjeç i ka dhënë fund jetës m...
Në mbledhjen e djeshme të Partisë Demokratike u zhvillua një...
Gazetari Andi Bushati ka bërë këto ditë disa reagime lidhur ...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është takuar me zv. Presidentin e...
Bamir Topi: “Sa s’kisha marrë tokat, isha i djathtë” (Këtë r...
Ish-kryeminstri, Sali Berisha ka reagur për emërimet korrupt...
1. Ma ha K. Kryeparlamentari i Kosoves per Deputeten.2. Hajd...
Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë në takim me strukturat ...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person, ndërsa ka s...
Avokati, Spartak Ngjela ka folur në lidhje me reformën në dr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak.Policia ka arrestua...
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Sheh...
...
Një termet ka tronditur banorët e Bulqizës, mesditën e sotme...
Erjon Brace, Kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, ...
Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet i policisë së Fierit ka ...
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje ambasadorit amer...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka vijuar denoncimin e rastev...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...