Berisha reagon për emërimet klienteliste në administratë
Ish-kryeminstri, Sali Berisha ka reagur për emërimet korrupt...
Bamir Topi: ?Sa s?kisha marrë tokat, isha i djathtë? (Këtë radhë, vendosa të intervistoja zotin Rama. Hyra në Kryeministri dhe trokita në derën e tij. Nga brenda, dikush foli:) ? Hyyyyyr! Uuuueeee Kasua! Hajd Kaso, hajd, se ke ardh si me porosi. Të dashka vjehrra, siç duket.
? Më tha Bamir Topi, i cili po hante fërgesë e po pinte raki.
? Nuk ndodhet këtu zoti Rama?
? Jo, doli të çonte në banjë breshkat dhe vjen shpejt. Përse e doje, Kaso?
? T?i merrja një intervistë. Meqë ai nuk qenka, po ja u marr ju, zoti Topi.
? Më merr sa intervista të duash. Dhe na, merre këtë (më afroi një lugë fërgesë tironse)
? Nuk e ha fërgesën zoti Topi. Po pate ndonjë copë mish të pjekur, e ekzekutoj në vend, si lab që jam?
? Copë mishi duam të gjithë Kaso, ndaj edhe erdha këtu në Kryeministri. Për një copë. Po kush të jep, thuaj!
? Hë, se do marrësh ndonjë gjë edhe ti pas zgjedhjeve vendore, po hë?
? Të lumtë goja, Kaso! ( E ndërsa po hante, hodhi një vështrim në pasqyrë dhe më pyeti):
? A mendon ti Kaso, se më ka dalë boja?
? Përse!? – Që si i djathtë që je, bëre koalicion me Ramën?! Po mos e vrit mendjen fare, o derman!
? Jo o Kaso, jo! Nuk kam hall se më del boja politikisht mua, mër jo, se këtu politika përzierje bojërash është. Se mos jam i vetmi unë! Të pyeta: A mendon se më ka dalë boja këtu te këto qimet e flokëve afër veshit? Se i leva mbrëmë dreqin, por s?paskan marrë mirë.
? Mua top fare më duken, zoti Topi. Pastaj, mos u shqetëso! Zotit Rama i janë zbardhur flokët fare dhe s?e ka problem.
? E kam zakon nga doktor Berisha dhe Fatmir Mediu. ?Flokët duhen lyer?, më thoshin kur ishim bashkë. Nejse Kaso, ke ndonjë pyetje, sa pa ardhur zoti Rama?
? Zoti Topi! Përse nuk u bashkuat këtë radhë me PD-në?
? Unë me PD-në!? Kurrën e kurrës, Kaso! Atë që më bëri mua Saliu?
? Ju bëri President?
? President më bëri Nanoja mua, në fakt, por muhabetin ta kisha, që më bëri atë që s?më bëri kryetar të PD-së?
? Pretendoje të bëheshe kryetar, zoti Topi?
? Sigurisht, Kaso! Cili tjetër mund t?i hypte kalit pasi i zbriti Sala?
? Mbase keni të drejtë?
? Sigurisht që kam të drejtë, Kaso. Atij kali më takonte mua t?i hypja. Unë jam me profesion veteriner-zooteknik dhe e di si i hypet kalit, si trajtohet kali kur është i sëmurë dhe si ushqehet. Që, edhe të mos fryhet shumë, por njëkohësisht, të mos mbetet kockë e lëkurë. Më kupton, Kaso?
? Kuptova zoti Topi! Po tani, dini si ta trajtoni një kalë? U bënë vite që s?e ushtron më veterinarinë?
? Kaso, ti e di që zoti Gazmend Oketa ka qenë Ministër i Mbrojtjes. Kur ishte në ministri ai, shkoja përherë e bëja stërvitje për hypje kali. Në një nga këto stërvitje e hëngra unë, Kaso.
? Si e hëngret? Rate nga kali?
? Më keq akoma, Kaso! Kur po bëja stërvitje me kalë, dikush më dëgjoi që po i thosha Gazmend Oketës: ?Ho Gazo, si dukem në moj të kalit mer plak??. Ai që dëgjoi, shkoi i tha Saliut.
? Ç?i tha?
? I tha që Bamiri po bënte stërvitje si t?i hypte kalit tënd dhe tha që Saliu është plak. Që atëherë, Saliu sa më shikonte, mendonte kalin.
? Kuptoj, zoti Topi! T’ju pyes: Përse nuk dolët me një kandidat të pavarur në zgjedhje, por bëtë koalicion me të majtën?
? A mo Kaso që mbete carac, mbete! Po unë tashmë jam i majtë.
? Si je i majtë, zoti Topi!? Unë forcën tuaj e di të djathtë?
? Unë i djathtë isha, sa mora tokat. Ke parë ndonjë ish-pronar tjetër t?i të ketë marrë tokat? Jam i veçantë unë, Kaso. I boj gjonat nën rrogoz.
? Jeni zoti Topi, jeni?
? Pra, kështu, o Kaso. Sa s?kisha marrë tokat, isha i djathtë. Që PD-ja të më jepte tokat. Tani jam i majtë. Kuptove Kaso? Edhe po s?kuptove, ik tani se kam ca muhabete pune me zotin Rama. Tujtjeta Kaso!/Shkroi: Helidon Tahiraj
Ish-kryeminstri, Sali Berisha ka reagur për emërimet korrupt...
1. Ma ha K. Kryeparlamentari i Kosoves per Deputeten.2. Hajd...
Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë në takim me strukturat ...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person, ndërsa ka s...
Avokati, Spartak Ngjela ka folur në lidhje me reformën në dr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak.Policia ka arrestua...
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Sheh...
...
Një termet ka tronditur banorët e Bulqizës, mesditën e sotme...
Erjon Brace, Kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, ...
Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet i policisë së Fierit ka ...
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje ambasadorit amer...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka vijuar denoncimin e rastev...
Deputeti socialist Ben Blushi deklaroi se ka disa javë që nu...
Transformim total kanë pësuar ndër vite nga pushteti kryemin...
Europarlamentari Eduard Kukan thotë se është informuar nga k...
Një 13-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi u aksid...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën në Irak....
Është inaguruar mbrëmjen e sotme rikonstruktimi i Bankës së ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...