Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gazetari Andi Bushati ka bërë këto ditë disa reagime lidhur me zaptimin e paligjshëm që i është bërë mjediseve sportive te ?Laguna Blu? në fshatin Qerret nga pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj. Ne e pyetëm për të mësuar më shumë për atë që po ndodh?.
Pak ditë më parë ju e akuzuar kryeministrin Rama, për lejen në bregdet që i ka dhënë pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj. Përse drejtuat gishtin pikërisht aty?
Mendoj se bëra gjënë e duar sepse duke huazuar një shprehje të vetë Ramës, mendoj se ai është lidhur tashmë si m?pas këpucës me pronarin e TV Klan. Kur bëra shkrimin që ju i referoheni, dija shumë më pak. Kisha biseduar vetë më Ramën dhe më kish thënë se nuk dinte gjë, se në atë zonë as ai, as askush tjetër s?mund të ndërtonte kurrë. Ma kishte përsëritur këtë disa herë edhe në sy të kolegut tim Baton Haxhiu, që i përsëriste pareshtur se kjo që po bënte ishte një çmenduri dhe se ai nuk mund ta kompromentonte në mënyrë aq selektive aksionin e tij kundër ndërtimeve pa leje. Ai na gënjente si fëmijë. Që në shkollën fillore nuk kam parë njeri të gënjejë aq paturpësisht dhe aq naivisht, i bindur se shumë shpejt do të diskretitohej. Madje e mbaj mend si tani kur na tha shprehimisht me një frazë të denjë për Musolinin: ?nëse kryetari i komunës së Golemit e ka dhënë atë leje, unë do ta fus në burg?. Tani, vetëm tani nga gazeta juaj e mora vesh se ai e kish urdhëruar vetë kreun e komunës Golem ta jepte atë leje për Frangajn.
Prapë nuk po përgjigjeni, pse e akuzuat atë, qeveria mohoi t?i ketë dhënë leje Frangajt??
Po me pak fjalë, në faqen online ?mashtrimi.al?, qeveria shqiptare tha se Rama s?ka firmosur gjë. Po pse duhet të firmoste kur vuri një ushtar të tij në komunën Golem ta bënte këtë gjë? Po pyetja nuk shtrohet kështu. Pyetja është mirë që nuk ka firmosur, po a duhet të veprojë shteti i korruptuar deri në palcë që ka instaluar? A duhet të vepronte policia kur bandat e Frangajt thyen derën e ?Laguna Blu? me fadroma? A duhej të reagonte kur të njëjtët policë privatë që i shërbyen Sali Berishës në 21 janar për të vrarë demonstruesit, tani i shërbyen pronarit të TV Klan për të dhunuar një mjedis të përbashkët? A duhet të ndërhyjë INUK dhe INUV kur sheh se leja e ndërtimit ka skaduar prej një muaji? A duhet të ndërhyjë kur kontrata e shitblerjes së terreneve sportive është e fallsifikuar, nuk ka as taksa as gjurmë të këtij transaksioni? A duhet të ndërhyjë kur edhe Aluizni i kohës së Saliut (mendoni i asaj kohe) rrefuzoi t?ia hipotekojë tokën Frangajt? A duhet të ndërhyjë kur një gjyqtar nga ata që kreyministri thotë se do t?i kapi reforma në drejtësi, bën një proces me vetëm 4 seanca, dhe i jep një tokë që s?ja jepte dot as Shaban Memia?
Pikërisht për këto arsye vura gishtin tek Rama. Më mirë të kish dhënë me firmën e tij një firmë të paligjshme, sesa të korruptojë gjithë shtetin duke bërë sikur nuk e sheh gjithë pushtetin e përmjerë të Berishës t?i spërkasë fytyrën e vet të rilindur.
Pra sipas jush Rama po mbyll sytë me verbëri përpara kësaj morie shkeljesh nga Frangaj?
Po pikërisht këtë po bën, sepse është i kapur. Shiheni sot një listë të botuar tek Lapsi.al se si bëhen emërimet në administratën e tij. Shikoni tenderat në shëndetësi, në CEZ, në vetura, në kontroll mjekësor, në hemodializë. Ka plasur vjedhja sheshit. Ndaj në këtë shllafari, edhe Frangaj ka të drejtë ta shantazhojë: ?të tjerëve po u jep miliona, mua nuk më lë të ndërtoj një shtëpi. Unë po e ndërroj bahçen time me heshtjen kundër vjedhjeve të tua?. Ky është pakti që e ka bërë Ramën, të mbyllë sytë?Prandaj ai nuk ka forcë ta shohi morinë e shkeljeve që përmenda?
Nga sa thoni duket sikur Lulzim Basha ka pasur të drejtë kur e sulmoi Ramësn se po i jepte leje Frangajt për të kapur televizionin e tij?
Po, Basha kishte kohë që e dinte se një nga mbështetësit e tij të dikurshëm tani gjendej në shtrat me armikun. Ai gjeti këtë moment për ta shpallur. Ai e di prej vitesh se TV Klan është një vegël e pushteteve dhe nuk mund të priste gjë tjetër. Pastaj ai është edhe i interesuar direkt. Me të njëjtën logjikë për të cilën Rama prishi pallatin e tij me leje në Vlorë, ai po toleron Frangajn të ndërtojë po buzë detit. Ndoshta ka reaguar në këtë rast i nxitur edhe nga konflikti i interest, sepse ai ka vetë një apartament në hapsirën që po përdhos Frangaj?.
Meqë jemi në konflikt interesi, edhe ju keni një shtëpi tek ?Laguna Blu?.?
Po, kam një garsonierë 38 metra katrorë, që më ka bërë të bukura me dhjetra fundjava. Kam përballë fushat e sportit ku luajnë qindra fëmijë (edhe ata të shkatërruesve) që tani janë kthyer në Kandahar nga buldozerët e shoqëruar nga policët privatë të 21 janarit?.
Përmendët fushat, pse revoltoheni, Frangaj thotë se me paratë e tij do t?i bëjë tre të tjera komunitetit?
Ha ha ha, edhe ju keni rënë pre e kësaj mendësie banditeske?Po si do ti bëjë? Ku do të marrë leje? Apo edhe për këtë e ka të sigurtë se të tredhurin Rama e ka në xhep? Si mundet një njeri të shkatërrojë pa leje dhe pastaj ta sigurojë komunitetin se edhe mund të rindërtojë po pa leje. Më duket absurd ky pretendim.
Ju nuk e mohuat që jeni në konflikt interesi sepse keni një apartament tek ?Laguna Blu?. A e dini që shumëkush në mediat sociale, i jep të drejtë Aleksandër Frangajt duke e parë si një lloj Robin Hudi (por të pasur) që po përdhos një kastë që është barikaduar atje?
Po, i kam dëgjuar këto reagime. Edhe shkrime kolegësh. Dhe në një farë mënyre kanë të drejtë. Në vendet e qytetëruara banorët i zgjedhin dhe komshinjtë. Neve që na qëlloi ky lloj i veçantë Robin Hudi, në pamundësi për ta larguar atë, duhet të ishim larguar vetë me kohë. Nuk e bëmë dhe po paguajmë. Në një farë mënyre në atë komunitet ne jemi bashkëpronarë me Frangajn dhe po pësojmë fatin e bashkëpronarëve të tij të mëparshëm, Nikollë Lesi tek ?Koha Jonë? dhe Marsel Skëndo e Julien Roch tek TV Klan?.
Nga sa përshkruani duket sikur nuk keni shpresë se drejtësia do vihet në vend?
Jo, nuk kam. Aspak. Sa kohë që Edi Rama të jetë në pushtet, shantazhuesit, ata që kanë fuqi mediatike për të nxjerrë vjedhjet galopante të qeverisë, ata që mendon ti përdori sipas radhës kundër Bashës apo Metës, do të bëjnë kërdinë në këtë vend. Kjo është koha e tyre. Koha e veglave të rilindura të pushtetit të Berishës?
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është takuar me zv. Presidentin e...
Bamir Topi: “Sa s’kisha marrë tokat, isha i djathtë” (Këtë r...
Ish-kryeminstri, Sali Berisha ka reagur për emërimet korrupt...
1. Ma ha K. Kryeparlamentari i Kosoves per Deputeten.2. Hajd...
Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë në takim me strukturat ...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person, ndërsa ka s...
Avokati, Spartak Ngjela ka folur në lidhje me reformën në dr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak.Policia ka arrestua...
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Sheh...
...
Një termet ka tronditur banorët e Bulqizës, mesditën e sotme...
Erjon Brace, Kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, ...
Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet i policisë së Fierit ka ...
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje ambasadorit amer...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka vijuar denoncimin e rastev...
Deputeti socialist Ben Blushi deklaroi se ka disa javë që nu...
Transformim total kanë pësuar ndër vite nga pushteti kryemin...
Europarlamentari Eduard Kukan thotë se është informuar nga k...
Një 13-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi u aksid...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën në Irak....
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...