“Malaj sh.p.k”; rruga drejt pasurisë e kryetarit të Gjykatës së Apelit
Pas 22 vitesh karrierë si gjyqtar, Alaudin Malaj-kryetar i ...
Në Tiranë dhe Beograd ngrihet qendra e përbashkët ?Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi: Drejt së ardhmes europiane?. Drejtori i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi mbi synimet e qendrës së re.
DW: Z. Rakipi, këtë javë në Tiranë u lançua një nismë e përbashkët shqiptaro-serbo, ngritja e Qendrës ?Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi: Drejt së ardhmes europiane?, nga dy struktura të shoqërisë civile në të dyja vendet: Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, që ju drejtoni në Tiranë, dhe Lëvizja Europiane e Serbisë, në Beograd. Si lindi ideja për këtë nismë të përbashkët?
Albert Rakipi: Është një ide që erdhi si rezultat i një procesi reflektimi në të dyja vendet pas ngjarjeve në stadiumin e Beogradit, në tetorin e vitit të kaluar, ku ndeshja mes ekipeve kombëtarëe të futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë degjeneroi në dhunë. Ngjarja e një viti më parë tregoi se marrëdhëniet mes dy vendeve ishin ende të brishta dhe mund të rrëshqisnin drejt një krize. Shoqëritë civile në të dyja vendet kuptuan që mes dy vendeve ka problematika që vijne nga trashëgimia historike, nga e kaluara. Atëhere menduam se si mund të ndërtonim instrumenta, struktura të përbashkëta, përveç atyre qeveritare, që inkurajojnë marrdhëniet mes shoqërive të të dyja vendeve në fushën e shkëmbimeve kulturore,shkencore, akademike, ekonomike etj. Kështu lindi ideja për të ngritur këtë qëndër të përbashkët. Partneri ynë, Lëvizja Europiane – Serbi është një organizatë shumë e madhe dhe me peshë në shoqërinë civile të Serbisë. Brenda saj funksionon Forumi i Marrdhënieve Ndërkombëtare, që drejtohet nga Jelica Miniç, me titullin Prof. në fushën e ekonomisë, me një kontribut të shquar në nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Ideja është që afrimi mes dy vendeve fqinjë Shqipërisë dhe Serbisë të fillojë në rradhë të parë nga qytetarët e dy vendeve, që janë të interesuar të dinë për njëri tjetrin, të vlerësojnë njëri tjetrin për të pranojnë atë që kanë ndryshe, diversitetin kulturor dhe social dhe për të ndryshuar imazhin mesd tyre nga fqinji problematik tek fqini i besueshëm partner.
DW: Z. Rakipi, nisma juaj ka një model , precedent: rolin e madh që luajtën shoqëritë civile në Francë dhe Gjermani për pajtimin franko-gjerman pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse konteksi sot është i ndryshëm, Serbia dhe Shqipëria kanë si synim të përbashkët integrimin evropian, ju dhe Znj. Jelica Miniç, a e keni patur parasysh këtë model?
Albert Rakipi: Ka një ndryshim në rastin e Shqipërisë dhe Serbisë nga pajtimi franko-gjerman: Shqipëria dhe Serbia, si shtete, nuk e kanë luftuar njëri-tjetrin. Trashëgimia armiqësore është mes dy kombeve. Nisur nga kjo Qendra ?Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi: drejt së ardhmes europiane?, synon t’i bëjë të qëndrueshme, marrëdhëniet e mira që ekzistojnë aktualisht mes dy vendeve pasi ato vërtet mbeten të brishta dhe të cënueshme. Mjafton t’ju sjell në vëmendje incidentin e gurit që qëlloi autobuzin me futbollistët serbë për ndeshjen në Shqipëri, që çoi në një notë proteste nga ana e Serbisë. Shoqëritë e dy vendeve nuk e njohin njëra tjetrën, ne duam të zgjerojmë komunikimin e dy shoqërive.
DW: A keni të dhëna, aktuale lidhur me perceptimin e publikut në Shqipëri për marrëdhëniet me Serbinë?
Albert Rakipi: Sapo kemi publikuar një studim të tillë. Rezultatet e tij tregojnë që 90,7 % e të intervistuarve mendojnë që Serbia dhe Shqipëria duhet të thellojnë marrëdhëniet mes tyre se kjo është në interes të përbashkët. 49 % mendojnë se marrdhëniet mes dy vendeve janë të rëndësishme, 18,2 % i shohin si shumë të rëndësishme, 43% i konsiderojnë marrdhëniet mes dy vendeve normale dhe 53,4 % mendojnë që ato kanë nevojë të përmirësohen. Ndërkohë që 65,3 % e të intervistuarve mendojnë që vendi i parë që përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë është Greqia dhe vendi i dytë Serbia.
DW: Si do të funksionojë Qëndra ?Marrdhëniet Shqipëri-Serbi: drejt së ardhmes europiane??
Albert Rakipi: Nisma jonë mbështetet nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Qendra do të ketë dy zyra ekzekutive: njëra në Tiranë dhe tjetra në Beograd. Do të synojmë të ndërtojmë dialog mes shtresave të ndryshme të shoqërisë në të dyja vendet, me fokus brezat e rinj. Kemi menduar të japim bursa për studiues të rinj në Tiranë dhe Beograd, bursa për gazetarë duke u përqëndruar në temat sociale dhe ekonomike në të dyja vendet, do të nxisim marrëdhëniet mes komuniteteve të biznesit etj. Ngritja e kësaj qëndre të përbashkët është një projekt strategjik për të ardhmen e përbashkët europiane të të dyja vendeve. Shqipëria dhe Serbia janë dy vende të rëndësishme strategjike në Ballkan pare kjo përtej marrëdhënies dy palëshe, e kam fjalën për një rajon në paqe dhe të sigurtë dhe për bashkëpunimin rajonal si proces që përshpejton integrimin europian të Ballkanit. Ne kemi bindjen se bashkëpunimit i paraprijnë individët, qytetarët, shkëmbimet kulturore, jetësimi i konceptit të kulturës së zgjeruar.
DW: Z. Rakipi, duket se kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme e ka spostuar vëmendjen e BE lidhur me zgjerimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor. Si e projektoni ju Qendrën tuaj në këtë situatë?
Albert Rakipi: Po, debatet për zgjerimin e BE janë spostuar dhe nuk janë prioritare ne kete situate. Kriza e madhe e refugjatëve ka vendosur pikëpyetje të mëdha lidhur me kapacitetet e BE për ta përballuar atë. Por Qendra jonë do të përqëndrohet në marrdhëniet mes dy vendeve. Integrimi europian nuk është thjesht marrëdhënia me Brukselin, por në rradhë të parë lidhet me reformat e brendshme. Qendra jonë do të frymëzojë dhe nxisë një kulturë bashkëpunimi të mbështetur në atë që bashkon dy vendet, synojmë vlerat europiane, për të përgatitur shoqëritë në Shqipëri dhe Serbi për të qënë anëtare të BE. Pasi procesi i integrimit nuk është çështje e politikave të jashtme, vendet tona, shoqëritë nuk janë ende gati. Ka ende shumë urrejtje, e kaluara ende mban peng marrdhëniet mes dy vendeve. Kjo kulturë që vjen nga e shkuara duhet kapërcyer për të parë nga e ardhmja./ DW
Pas 22 vitesh karrierë si gjyqtar, Alaudin Malaj-kryetar i ...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisham ka akuzuar kry...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar m...
Profesori i njohur i gjuhësisë shqiptare Gjovalin Shkurtaj s...
Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, policia e Tiran...
Në librin e tij të fundit “Kandidati”, por edhe në intervist...
Kompania e Zamir Manes është tërhequr nga ndërtimi i vilave ...
Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka përzgjedhur ...
“Dialërië shqiptare, koha bërtet për një ndërrim të madh pol...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka ...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka reagua...
Eshtë një këngë, të cilën jetëgjatësia e pakundërshtueshme a...
1. Ju jeni bere ditet e fundit protagonist i nje beteje medi...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas deklarata...
Pas incidenteve, grushtave në një lokal të Bllokut, informac...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka konsideruar Kryetar...
Sportelet e OSHEE-së do të punojnë edhe gjatë fundjavës.Këtë...
Mjete të reja i janë shtuar Forcave të Armatosura.Forcës Ajr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...