Shoqëritë civile në Shqipëri dhe Serbi- promotorë të afrimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve
Në Tiranë dhe Beograd ngrihet qendra e përbashkët “Marrëdhën...
Nga Mero Baze
Sandri ka firmosur një opinion për atë që po bën në bregdet tek ?Laguna Blu?, duke mbrojtur qeverinë dhe duke më akuzuar mua dhe Andi Bushatin se duam t?i vëmë gjobë qeverisë Rama për shkak të tij. Përtej traditës së dhëmbshurisë që Frangaj ka për çdo kryeministër dhe që i dhimbsen nëse dikush u bie më qafë, unë jam i detyruar të pranoj pjesën e akuzës në emrin tim. Sa për Bushatin nuk e marr dot përsipër, se ai nuk e do këtë qeveri, as për mënyrën si ka ardhur, dhe as për mënyrën si qeveris, kështu që konflikti i tij me Frangajn është konflikti i çdo gazetari me një bythëlëpirës pushtetesh.
Në rastin konkret, unë jam marrë me qeverinë dhe kryeministrin Rama, jo se janë fajtorë pse Frangaj ka zaptuar një tokë, ka kapur shtetin e Berishës, ka ndryshuar brenda ditës planin rregullues dhe i ka hapur rrugë marrjes së lejes nga një kryekomunar socialist. Jam marrë me qeverinë, pasi kam luftuar që këta të vijnë në pushtet për të vendosur drejtësinë, parimet e së drejtës dhe t?i shkojnë deri në fund korrupsionit të prodhuar nga pushteti i Sali Berishës.
Në këtë pike, ajo që thotë Frangaj për mua është e vërtetë. Edi Rama meriton të gjobitet për këtë që ka bërë, por natyrisht jo ashtu siç i përfytyron Frangaj gjobat, në thesë plasmasi të zinj me lekë, por meriton të gjobitet si një paralajmërim për degradimin dhe më vonë humbjen e pushtetit për shkak të ?Sandrave?. Dhe unë më shumë se kushdo tjetër jashtë çdo modestie, e kam këtë të drejtë ta gjobisë dhe ta paralajmërojë për këtë që po bën.
E kam këtë të drejtë, kur kujtoj sesi filloi të degradonte në vitet e para pushteti i Berishës nga telefonatat qurravitëse të Sandrit qysh më shtatë të mëngjesit, që t?i lija një kafe me Doktorin ku të ishte dhe Fevziu. E kam këtë të drejtë kur kujtoj se çdo kafe e tij me Berishën, ishte një kërkesë për një copë tokë tek TV Klani, për një leje, për një repart ushtarak, për një metër katror më shumë në Kinostudio, për pronat e Fevziut në Kodrat e Lalzit që kanë rrëshqitur dy km në det, duke varrosur bashkë me ligjin dhe gjyqtarin Konomi, për shqetësimin që Fevziu dhe Sandri kishin pse ministrat e Berishës i përgjigjeshin në telefon Tanit të Topit, për vendosmërinë e Frangajt t?i tregonte Berishës dhe ku i fshihte ?Lori Kafe? thasët me kafe, e deri tek banalitetet e tij si ia kishte dhjerë Ramës, Fevziu, duke i thënë ?b..q..? dhe që s?do shkelte më në TV Klan sa të ishte gjallë.
Ajo çka i kishin shkruar sot në emër të Sandrit ishte e tëra një ?deja vu? e asaj që kam pare, sesi ky sharlatan bëri me pushtetin e Sali Berishës.
Kam të drejtë ta gjobis Edi Ramën duke e paralajmëruar, kur kujtoj se çfarë ndodhi me Berishën pasi përgjaku Gërdecin me 26 të vrarë për biznesin e djalit të tij dhe si u dorëzua për të mbrojtur një histori kriminale në duart e këtyre tipave që janë gjahtarë kufomash politike.
Kam të drejtë ta gjobis dhe t?i kujtoj, se Berisha nga një armik i këtij sharlatani, të cilin e kishte çuar dhe në qeli, u bë i varur prej drogës së gënjeshtrave dhe lëpirjeve të tij deri në atë masë, sa më 21 janar Fevziu na tregonte për vrasës një plak me çadër, për të fshehur plakun vrasës pas xhamave të blinduar të dritares së Kryeministrisë, ndërsa Sandri bënte thirrje që Edi Rama të arrestohej.
Kam të drejtë ta gjobis, duke e paralajmëruar Edi Ramën, se nuk bëhet fjalë për një person konkret, për një fshatar nga Zejmeni i Lezhës, apo për një pasanik që do t?i mbushë mendjen vetes që mund të bëjë c?të dojë me paratë dhe pushtetin, por me një institucion hipokrizie, mediokriteti dhe hajduti, që ka vetëm një aftësi magjepëse: Të rrëzojë çdo qeveri dhe pushtet të cilit i ngjitet në qafë.
E di që është i parezistueshëm në lëpirjet e tij, në mënyrën si të ushqen deliret dhe si rrezaton pastaj përulësinë ndaj teje në arrogancë ndaj ministrave të tu. Është një njeri që ka punësuar gjithë fisin injorant në shtet dhe askush nuk guxon t?ia heqë nga puna. Një njeri që ka arritur ta kthejë në lolo ministrin e Jashtëm aktual të Shqipërisë, i cili i ka pushuar dy herë motrën nga puna për shkak të ankesave zyrtare që ka nga ambasada jonë në Vatikan, si njeri që si duhet të rrijë aty asnjë orë, dhe dy herë e ka kthyer në punë kryeministri për të mos i ngelur hatri Sandrit.
Kam të drejtë të paralajmëroj kryeministrin dhe ta gjobis rëndë atë, kur kujtoj se Berisha, që ishtë një karakter shumë më i fortë se ky, qoftë dhe për prapësitë e veta, u thye dhe u kthye në shërbëtor të këtij sharlatani, pasi bëri krime, kurse Edi Rama po dorëzohet dhe po bëhet shërbëtor i tij vetëm se ka bërë disa gabime në qeverisje.
Po. Unë pranoj se do ta godasë Edi Ramën dhe do ta gjobis atë, në emër të atyre që e votuan bashkë me mua, për të shpëtuar nga një regjim politik që kishte simbol këtë fytyrë , këtë sharlatan, këtë simbol të gjobvënies financiare, të marrjes së tenderave dhe zaptimit të tokave në bregdet nga Vahina në Palasë, të kësaj fytyre që ka nxitur një milion shqiptarë të votojnë kundër Sali Berishës.
Kam të drejtë ta gjobis jo vetëm se jam i lirë ta bëj këtë, por mbi të gjitha se jam dhe i motivuar ta bëj, pasi mua më dhimbset deri në kockë fakti që Berisha arrin të na bëjë pis me mutrat që bën vetë.
Dhe kjo fytyrë është një ilustrim perfekt. Njeriu që çon në opozitë çdo kryeministër të cilit i hipën në qafë, është i vetmi mekanizëm perfekt, që Berisha ka për të na thënë se jemi si ai dhe për të ngritur njerëzit kundër këtij pushteti. Dhe nuk është se s?ka të drejtë, përderisa pranojmë të përlyhemi nga çdo bajgë e Berishës që tani ja ka vënë në dispozicion Edi Ramës, që të duken njëlloj.
Në Tiranë dhe Beograd ngrihet qendra e përbashkët “Marrëdhën...
Pas 22 vitesh karrierë si gjyqtar, Alaudin Malaj-kryetar i ...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisham ka akuzuar kry...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar m...
Profesori i njohur i gjuhësisë shqiptare Gjovalin Shkurtaj s...
Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, policia e Tiran...
Në librin e tij të fundit “Kandidati”, por edhe në intervist...
Kompania e Zamir Manes është tërhequr nga ndërtimi i vilave ...
Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka përzgjedhur ...
“Dialërië shqiptare, koha bërtet për një ndërrim të madh pol...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka ...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka reagua...
Eshtë një këngë, të cilën jetëgjatësia e pakundërshtueshme a...
1. Ju jeni bere ditet e fundit protagonist i nje beteje medi...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas deklarata...
Pas incidenteve, grushtave në një lokal të Bllokut, informac...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka konsideruar Kryetar...
Sportelet e OSHEE-së do të punojnë edhe gjatë fundjavës.Këtë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...