Krenar si gjobvënës për Sandrin
Nga Mero BazeSandri ka firmosur një opinion për atë që po bë...
Lulzim Basha është ndoshta kryetari i një partie politike shqiptare që realisht ka themeluar institucionin e garës brenda partisë. Kritikët thonë se e bën këtë gjë pasi nuk do të marrë përgjegjësi, përkrahësit e afishojnë si një lider krejt ndryshe. Pak rëndësi ka se për çfarë qëllimi e bën, rendësi ka që Basha ka qëndruar larg ndikimit edhe kur u zgjodhën krerët e degëve me një anëtar një votë.
Megjithëse në raste të caktuara, më shumë se sa e demokratizoi PD-në, një zgjedhje e tillë e kryetarit Basha, e inkriminoi drejtimin e partisë në rrethe. Jo pak kryetarë aktual, me një të shkuar politike dhe korruptive të dyshimtë arritën ta blejnë drejtimin e partisë. PD në rrethe ka edhe kryetarë partie që në 2013-ën kanë grumbulluar vota për Ilir Metën.
Por e vërteta është se Lulzim Basha nuk u përzie. E njëjta gjë po ndodh e dhe me një garë që është hapur nga 6 të rinj të PD-së për kreun e Forumit Rinor Demokrat, thënë ndryshe FRPD. Forum që për hir së vërtetës deri më sot më shumë identifikohej më format e Çiljetës dhe video-klipet e Greta Koçit, se sa me kryetarin Gert Bogdani i cili duhet të jetë një mjeshtër për të marrë përsipër gjithçka e për të mos bërë asgjë.
Nuk do t?i kushtonim asnjë rresht kësaj gare deliri për lidership të 6 të rinjve demokrat, po të mos të na tërhiqte vëmendjen njëri prej kandidatëve. Jo kandidati si kandidat, por ata që i kanë marrë përsipër ta bëjnë kryetar forumi. Djali në fjalë është në të drejtën e vet t?i kërkojë kujtdo ndihmë për ambicien e tij dhe ashtu po bën. Deri këtu nuk ka asnjë problem për këtë mini garë në PD. Problemi qëndron në ata që i kanë marrë përsipër ta bëjnë kryetar forumi.
Bëhet fjalë për një kandidat që e ka emrin Ervin Salianji. E nisi fushatën me një foto tek dy kullat në qendër që të dukej si diku në Europë dhe po e vazhdon me daljen në të gjitha ekranët që nuk pranuan as t?i transmetojnë spotet elektorale PD-së gjatë fushatës edhe kundrejt pagesës.
Dhe po flasim për pronar mediash që për para bëjnë gjithçka. Janë të njëjtët pronar mediash që flisnin si pronarët e qytetit deri ditën që Basha deklaroi se nuk do të rikandidonte më për drejtimin e Tiranës. Pronarë që vrapuan në zyrën e Bashës për t?i thënë, na vjen keq por tani jemi me Erionin. Me atë i kemi interesat. Dhe janë në të drejtën e tyre. Por deri këtu. Lulzim Basha që e ka luks të gjëjë hapsirë edhe për vetë tek ?Top Channel?, gazeta e Çilit apo media e Irfanit, po shikon se si pas Edi Ramës, njeriu që ftohet të flas më shumë për fitoren e djemve të De Biazit është një djalë me emrin Salianji. E njëjta gjë ndodh edhe me mediat e mësipërme.
Në këtë rast Lulzim Basha nuk mund të bëjë sikur është i distancuar prej kandidatëve, pasi ata që deri dje flisnin në emër të tij po i shtrojnë tapetin një kandidati. Dhe po e bëjnë për vete, jo për djaloshin e ri. Asnjë funksion në opozitë sado periferik të jetë nuk mund ta diktojnë ata që i thanë Bashës: ?Na vjen keq, tani jemi me Erin?. Të bësh opozitë me të përzgjedhurit e Çilit, Fanes e Top Channel, do të thotë të bësh opozitë me leje. Partitë në opozitë nuk e kanë luksin të marrin leje për të folur. Në pushtet edhe mund ta fikesh fare forumin rinor siç bëri Sali Berisha me një nga zëdhënësit Lulzim Bashës./ Syri.net
Nga Mero BazeSandri ka firmosur një opinion për atë që po bë...
Në Tiranë dhe Beograd ngrihet qendra e përbashkët “Marrëdhën...
Pas 22 vitesh karrierë si gjyqtar, Alaudin Malaj-kryetar i ...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisham ka akuzuar kry...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar m...
Profesori i njohur i gjuhësisë shqiptare Gjovalin Shkurtaj s...
Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, policia e Tiran...
Në librin e tij të fundit “Kandidati”, por edhe në intervist...
Kompania e Zamir Manes është tërhequr nga ndërtimi i vilave ...
Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka përzgjedhur ...
“Dialërië shqiptare, koha bërtet për një ndërrim të madh pol...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka ...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka reagua...
Eshtë një këngë, të cilën jetëgjatësia e pakundërshtueshme a...
1. Ju jeni bere ditet e fundit protagonist i nje beteje medi...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas deklarata...
Pas incidenteve, grushtave në një lokal të Bllokut, informac...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka konsideruar Kryetar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...