Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Elona Bedalli
Katër janë prodhimet me hapësirat publicitare më të shtrenjta në ekranet shqiptare, ?Portokalli?, ?The Voice?, ?Master Chef? dhe ?Big Brother?, që të gjitha prodhime që mbajnë firmën e Top Channel. Për reklamuesit kostoja nuk ka ndryshuar në krahasim me sezonin e kaluar, pasi tarifat janë në të njëjtin nivel, përjashtim bën vetëm spektakli ?Big Brother?, i cili ende nuk është përcaktuar se kur do të nisë.
Megjithatë, ky sezon televiziv duket se ka pasur nga të gjitha, blerje patentash të trumbetuara me bujë, hatërmbetje, prishje të traditës, doza guximi, nota latine e orientale etj. Një treg ku pavarësisht krizës po investohet, jo vetëm për të bërë për vete audiencën, por edhe biznesin si blerësin kryesor të hapësirave publicitare. Një treg ku nuk kanë munguar as mbylljet e as falimentimet.
E në këtë treg ku gjen nga të gjitha, televizionet kryesore ofrojnë programet e konsoliduara që ndjekin me besnikëri rrugën e shtruar, por edhe blerje të reja, patenta ndërkombëtare për të cilat më parë është marrë parasysh suksesi i korrur nga audiencat e tjera të huaja. Lufta më e fortë, ajo ?kokë më kokë?, bëhet në orarin e më të mirë të audiencës, atë që njihet si prime-time, ku herë ndeshet politika, herë muzika, herë humori e herë telenovelat.
Të tre televizionet kryesore Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus duket se kanë rinovuar strategjitë e tyre të programacionit, me qëllimin final tërheqjen e audiencës së grupmoshave 14-49 vjeç, siç është edhe standardi ndërkombëtar.
Top Channel, për herë të parë, ka nisur transmetimet me një emision siç është ?Në shtëpinë tonë? që shkon deri në mesditë. Po përgatitet për paraqitjen e një formati të ri, siç është ai që do të drejtohet nga Arbana Osmani nën titullin ?I can do that? (Unë mund ta bëj) që do ta ketë premierën në datë 31 tetor, për të vazhduar çdo të shtunë në ekranin e Top Channel. Ky është një format origjinal i izraelites Armoza Formats, në zhanrin reality-comedy ku përfshihen 8 personazhe të famshëm të cilët sfidojnë njëri-tjetrin me një numër artistik që nuk u përket kompetencave të tyre, por me bindjen se secili ?mund ta bëjë atë!? Konkurrentët do të mund të zgjedhin numrin e tyre nëpërmjet garës së shpejtësisë në ngjitjen e shkallëve në studion televizive. Më pas, ata do të kenë një javë kohë për t?u përgatitur deri në ditë e spektaklit ku do të performojnë live numrin artistik që kanë zgjedhur. Publiku do të jetë ai që do të vendosë fituesin nëpërmjet votimit.
TV Klan dhe Vizion Plus vazhdojnë të konkurrojnë me një program të ngjashëm (edhe pse jo në të njëjtën ditë transmetimi) ku personazhet Vip dhe kërcimi bëhen bashkë në një spektakël. Pas ?Dance with me?, Klan do të nisë transmetimin e një tjetër programi (një patente ndërkombëtare) nën titullin ?Your face sounds familiar?, versioni origjinal i të cilit është spanjoll dhe transmetimin e parë e daton në mars të vitit të kaluar. Natyrisht që TV Klan do të vazhdojë t?i besojë një hapësirë të konsiderueshme edhe telenovelave turke, që tashmë e kanë bërë për vete publikun shqiptar, ndërsa e reja është se janë kthyer sërish në ?skenë? edhe ato braziliane.
Vizion Plus do të vazhdojë të ketë si program kryesor ?Dancing with the stars?, e po kështu një pjesë e mirë e orarit të javës do të zihet nga humori me dy spektaklet si ?Al Pazar? dhe ?Grand Hotel 2XL?. Pas një përvoje të gjatë në Top Channel, Rudina Xhunga rikthehet me emrin e emisionit me të cilin nisi karrierën e saj televizive ?Dritare?, por këtë herë në Vizion Plus. Edhe në këtë ekran, telenovelat turke zënë një vend të rëndësishëm, së bashku me ato të Amerikës Latine.
Për fat të keq vazhdojnë të mungojnë prodhimet tërësisht origjinale dhe shqiptare, pasi ato kushtojnë dhe investimi nuk kthehet i plotë. Kështu programacioni është i vetmi produkt që rrjetet televizive iu ?shesin? konsumatorëve (audiencës televizive) dhe klientëve (reklamuesve) gjithashtu. Këtu dallohet prirja për t?u orientuar më tepër drejt formateve të tipit reality-show, si dhe atyre që kanë mundësi të gjenerojnë në një shkallë të konsiderueshme ndërveprimin e audiencës me televizionin.
Top Channel: Ne, në funksion të shikuesve
Sezoni i ri televiziv ka nisur rrugëtimin në Top Channel, me formatet e konsoliduara, por edhe me prurjet e reja. Një prej tyre do të nisë transmetimin më datë 31 tetor. Bëhet fjalë për show-n ?I can do that?, i cili do të drejtohet nga Arbana Osmani. Drejtorja e Prodhimit në Top Channel, Vjollca Dedei, thotë se ky prodhim është transmetuar me sukses në shumë vende, përfshi këtu NBC-në apo edhe në Itali, në RAI. Ky format nuk ka të bëjë me garën, por është një reality-argëtues. Janë tetë personazhe VIP që konkurrojnë me njëri- tjetrin në sfida që nuk kanë të bëjnë me fushën e tyre. Në përfundim të garës do të shpallet personazhi fitues, i cili 50% të shpërblimit do t?ia dorëzojë një talenti të ri në fushën e tij. Një format, i cili sjell një spektakël ndryshe nga ajo që kemi parë deri më sot dhe që është tendencë edhe në vendet e tjera.
Për znj. Dedei, Top Channel tenton që në raportin prodhim/blerje, e para të jetë në nivel më të lartë. E kjo vihet re te numri i spektakleve që janë apo do të jenë në transmetim. Po, programet që kanë në qendër kuzhinën dhe muzikën tërheqin më shumë publikun, por njerëzit duan të shohin edhe diçka ndryshe.
Një format tërësisht i ri është edhe ai që ka nisur të shfaqet, ?Në shtëpinë tonë?, ndërsa ?Selelct? pritet të vijë për shikuesin në mënyrë tërësisht të transformuar. Për, znj. Dedei, si shtylla kryesore të programacionit të Top Channel janë edhe programet ?Fiks Fare?, ?Top Story?, ?Master Chef? apo edhe ?E Diell? e ?100 Milionë?, etj.
Por, a dalin me fitim këto prodhime? A i justifikojnë shpenzimet? Sipas, drejtores së Programacionit në Top Channel bëhen përpjekje për të ruajtur ekuilibrin mes investimit të realizuar dhe asaj që audienca pëlqen. ?Është më e vështirë që të fusësh në programacion prodhime, show të mëdha sesa blerje të gatshme. Dhe ne përpiqemi që të ndjekim këtë logjikë?, thotë znj. Dedei.
Në lidhje me pyetjet nëse audienca shqiptare është më besnike ndaj formatit apo ndaj prezantuesit, znj. Dedei thotë se në televizion janë njësoj të rëndësishme si përmbajtja, ashtu edhe personazhi. Ndërsa shton se Top Channel është në funksion të shikuesit dhe mbi këtë logjikë ndërton gjithë programacionin.
Konkurrenca na vë ?motorët? në punë
Flet Albert Dumani, drejtor programacioni, TV Klan
Sezoni i ri ka filluar, por çfarë pritet të zbulohet ende për shikuesit?
Përveç emisioneve dhe spektakleve që kanë vijuar në sezonin e ri televiziv, si ?Opinion?, ?Zonë e lirë?, ?Aldo Morning Show?, ?E diela shqiptare?, ?Jo vetëm modë?, ?Dance with me 2?, TVKLAN, këtë sezon, do të prodhojë për publikun një format të ri talent show si ?Your face sound familiar?, një patentë e re nga ?Endemol? dhe e suksesshme në 4 vitet e fundit. Një spektakël, i cili do të marrë jetë në teatrin e RTV KLAN dhe do të realizohet nga dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Formati konsiston në një garë mes yjeve këngëtarë shqiptarë,të cilët do të performojnë live nën petkun e një ylli tjetër ndërkombëtar ose shqiptar. Performanca e tyre do të gjykohet nga një juri VIP, publiku dhe vetë yjet pjesëmarrës, të cilët do të votojnë njëri-tjetrin. Në fund të çdo nate ka një fitues dhe në fund të serialit shpallet dhe ylli më i mirë i edicionit të parë. Ky version do të vijë për herë të parë në Shqipëri nga TVKLAN pas suksesit të arritur në shtete si: Gjermania, Italia, Spanja, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Greqia etj. Një spektakël pritet të nisë këtë sezon të shtunave në mbrëmje sikurse edhe një program çdo mbrëmje nga e hëna në të premte.
Cilat janë disa nga pikat e forta? Si e gjykoni konkurrencën mes programeve të të njëjtit format?
Duke qenë se sezoni i shkuar ishte i suksesshëm nuk kemi bërë ndryshime të mëdha, por kemi pothuajse të njëjtën strukturë programore.
Pikë e fortë janë prodhimet ?Made in Klan?, përballë edhe konkurrencës.
?Opinion? vazhdon të mbetet kryesuesi i mbrëmjeve nga e hëna në të enjte. ?Zonë e lirë? po ashtu është në vend të parë. ?E diela shqiptare? vazhdon të jetë në shifra rekord audience. Po ashtu,çdo mëngjes, publiku zgjedh të zgjohet këndshëm nën shoqërinë e programit ?Aldo Morning Show?.
Pikë tjetër e fortë janë prodhimet e huaja të blera, kryesisht serialet. Pa harruar edhe suksesin e padiskutueshëm të serialit indian ?Bidaai?, i cili vazhdon të thyejë shifra rekord çdo pasdite. Pra, kemi disa pika të forta në prodhim dhe në zgjedhje.
Le të flasim pak për telenovelat turke. Përthithja e audiencës nga ana e tyre vazhdon të jetë e lartë, cilat janë disa nga arsyet?
Pas përfundimit të serialit ?Diamante dhe dashuri?, i cili konkurroi edhe me programe të prodhuara nga televizionet e tjera në shifrat e audiencës, vjen një tjetër produksion turk ?Ertugrul?, seriali më i mirë i vitit 2015.
Shumë shpejt do të fillojnë edhe dy seriale të reja turke: ?Një pjesë e imja?, serial dramatik prodhim i vitit 2015, i cili vazhdon me sezonin e dytë në Turqi aktualisht, çdo pasdite 17:10. Pas përfundimit të ?Shtëpiake të dëshpëruara? do të fillojë seriali ?Copëza të thyera?. Një prodhim nga ?Endemol? bazuar në një bestseller.
Audienca vazhdon t?i ndjekë dhe ne jemi të kënaqur, sepse janë prodhime shumë të mira artistike. Janë programe televizive të arrira artistikisht në regji, skenar, aktrim, muzikë. Prodhimet turke tashmë nuk dallohen mënga ato amerikane sepse aktualisht kompanitë kinematografike turke po prodhojnë seriale shumë cilësore dhe janë në vend të parë për sa i përket eksportit të prodhimeve të tyre. Madje ato janë edhe më të kushtueshme për ne si televizion, sepse për to ka kërkesë. Ky është një ?boom? që po ndodh në shumë vende të tjera të Europës Juglindore, Lindjen e Mesme dhe në veçanti në të gjithë Ballkanin dhe vendet fqinj si Greqi, Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.
Arsye tjetër është dhe tema apo skenari i tyre që përshtatet me mentalitetin, traditat apo zakonet dhe vlerat tona familjare.
Keni një rikthim me telenovelat e Amerikës Latine, a mendoni se audienca vazhdon t?i mirëpresë si dikur?
TV KLAN ka qenë televizioni i parë që ka blerë me të drejta transmetimi një serial nga Amerika Latine, por me kalimin e viteve këto seriale janë ?zbehur? për publikun shqiptar, sepse janë larg realitetit tonë. Prodhimet më të mira dhe më të kushtueshme janë ato braziliane. Një prej tyre, një prodhim të fundit, vendosëm ta sjellim në fashën orare të pasdites, për variacion dhe për të sjellë një prodhim ndryshe brazilian, për të pasur në programacion disa lloje prodhimesh të huaja. Këtë sezon ka nisur transmetimin çdo pasdite një serial i ri brazilian me titull ?Duaje jetën?, i cili rezulton më i ndjekuri në atë fashë orari.
Këtë sezon si është raporti blerje dhe prodhim? A e përligjin koston këto prodhime? A rezultojnë me fitim?
Vazhdojmë të ruajmë të njëjtin raport, ku 75% janë prodhime të TV KLAN dhe 25% prodhime të huaja të blera. Skenografitë, teknologjia, ndriçimi, stafi, të gjitha këto kushtojnë shumë. Ka raste kur shpenzimet janë më të mëdha se përfitimet nga sponsorët, por gjithsesi kjo nuk na bën që të kursejmë në cilësi në programet që prodhojmë. Duam që programet tona të shijohen dhe vlerësohen nga publiku që na ndjek.
Si e gjykoni konkurrencën në tërësi të programacionit me televizionet e tjera?
Një konkurrencë e këndshme që na vë?motorët? në punë, çdo sekondë që transmetojmë. Unë e dua konkurrencën sepse ajo të mban gjithmonë të karikuar për të prodhuar më cilësoren dhe për të blerë më të mirën. Të gjithë përpiqemi që të ofrojmë atë që pëlqen dhe tërheq publikun.
Vizion Plus: Kemi ndryshuar strategji, zhvillojmë konkurrencën brenda llojit
Sezoni i ri ka filluar, por çfarë pritet të zbulohet ende për shikuesit?
Synimi është një sezon, ku pritshmëritë janë të larta ndonëse sfida bëhet e vështirë në një treg gjithnjë e më kompleks dhe me një konkurrencë gjithnjë dhe më të fortë. Me shumë impenjim, me shumë përgjegjshmëri, në respekt dhe vlerësim ndaj asaj audience që na ndjek, komenton, analizon madje me dashamirësi shpesh edhe na kritikon. Mbështetur tek pikat tona të forta, e njëkohësisht duke vlerësuar e duke marrë gjithnjë në konsideratë pikat e dobëta me qëllimin për t?i eliminuar ato. Jemi kujdesur në ndërtimin e një strukture programore e cila do t?i shërbejë forcimit të mëtejshëm të pozitave tona në treg dhe njëkohësisht të identifikojmë segmentet e reja që mund të jenë tërheqëse dhe do të na ndihmojnë të zgjerohemi edhe më shumë në një të ardhme të afërt. Në mënyrë të vazhdueshme ne përpiqemi t?i japim audiencës dhe të gjithë partnerëve tanë shërbime profesionale. Vit pas viti kemi arritur të krijojmë reputacionin e duhur në tregun mediatik shqiptar dhe synojmë që ta ruajmë e zhvillojmë atë në vazhdim.
Pa dyshim, që në çdo nisje sezoni televiziv rëndom dëgjohet shprehja do të sjellim të reja e surpriza, do të vijmë ndryshe e kështu me radhë, ndaj edhe pa dashur të bëjmë edhe ne të njëjtën gjë, mund të themi thjesht që ky sezon është më i mirë se ai i mëparshmi, pasi baza jonë e krahasimit është puna jonë. Për ne, synimi nuk është thjesht krahasimi me konkurrencën, pasi në këtë pikë ka gjithnjë vend për diskutime, për sa kohë që shpesh nuk ofrojmë të njëjtin produkt e baza e krahasimit mungon, por të shohim gjithnjë tek vetja në gjërat që kemi bërë mirë, për t?i perfeksionuar edhe më shumë ato, dhe në gjërat që nuk janë bërë si duhet për t?i minimizuar e për të nxjerrë prej tyre konkluzionet e duhura.
E reja kryesore e këtij sezoni është padyshim ekskluziviteti i kompeticionit futbollistik UEFA Champions League për tre sezone me radhë, çdo të mërkurë, ora 20:45. Ndërsa në fushën e formateve politike, prurja më e re në Vizion Plus, është ajo e gazetares dhe moderatores së njohur Rudina Xhunga, me formatin ?Dritare?, një hapësirë ku do të diskutohet aktualiteti politik e jo vetëm, në të gjithë hapësirat shqipfolëse. Padyshim ?asi nën mëngë? vjen nën ritmet magjike të vallëzimit, ?Dancing with the Stars Albania? në të gjashtin edicion radhazi në ekranin e Vizion Plus, ku emrat e personazheve Vip tashmë janë bërë të ditur. Për 12 javë do të performojnë dhe garojnë mes tyre në disiplina të ndryshme vallëzimi, deri në natën e madhe, e cila këtë vit përkon me natën e ndërrimit të viteve.
Si ka ndryshuar strategjia e programacionit në krahasim me sezonin e një viti më parë? Cilat janë disa nga pikat e forta? Si e gjykoni konkurrencën mes programeve të të njëjtit format?
Në frymën e përmirësimit ka ndryshuar këtë sezon edhe strategjia e programacionit, në mënyrë që të jemi gjithnjë sa më pranë shijeve dhe kërkesave të audiencës. Një strategji e diferencuar, jo thjesht për të shmangur përballjet direkte, por për t?i shërbyer sa më mirë segmenteve të tregut e për të arritur optimalen në mbulim. Logjika është e thjeshtë, në një treg të limituar si tregu mediatik shqiptar, mund të përfitosh më shumë ?tortë? të vogël sesa nga një pjesë e ?tortës? së madhe programore. Në këtë kuadër, disa prej formateve të suksesshme kanë ndryshuar tashmë ditën e transmetimit. Kështu spektakli i vallëzimit ?Dancing with the Stars?, edicioni i 6-të rikthehet në orarin e tre edicioneve të para, çdo të enjte, ora 21:00. Formati ?Oktapod? i Turjan Hyskes, kalon me një transmetim një herë në javë, çdo të premte, ora 20:30, për t?ia lënë vendin më pas, në orën 22:30 një tjetër formati politik në Vizion Plus të gazetarit Aleksandër Furxhi, ?Kapital?. Ndërkohë Rudina Xhunga ruan ditët e saj tradicionale të transmetimit, çdo të hënë ora 20:45.
Ndryshime ka pësuar edhe fasha e pasdites, ku ndryshe nga një sezon më parë, kemi një rokadë mes telenovelës dhe formatit ?Vizioni i Pasdites?. Përballja në këtë fashë ka qenë gjithnjë e vështirë, për shkak të mungesës së konkurrencës brenda llojit. Pra, audienca që gjenerojnë serialet televizive gjithnjë ka prevaluar mbi atë të formateve talk-show. Nisur nga kjo kemi vendosur të ndryshojmë strategji, duke zhvilluar më shumë konkurrencën brenda llojit, si të vetmen formë që ndihmon në drejtim të përmirësimit dhe rritjes së kërkesës ndaj cilësisë së formateve.
Këtë sezon, si është raporti blerje/prodhim? A e përligjin koston këto prodhime, a rezultojnë me fitime?
Ashtu sikur është tashmë një traditë e këtij ekrani edhe në këtë sezon, produksionet in-house zënë rreth 60% të programacionit të përditshëm, duke e renditur Vizion Plus si një ndër televizionet i cili konkurron në tregun mediatik me më shumë produkte të vetat.
Ndërsa për sa i takon çështjes nëse kjo e përligj apo jo koston, duhet të kemi parasysh që Vizion Plus ka qenë dhe mbetet një media që funksionon mbi bazën e një logjike biznesi, ndonëse kjo nuk është aspak e lehtë në një treg me potenciale si ai shqiptar. Shpesh kjo edhe na ka penalizuar përballë praktikave të ndjekura nga konkurrenca, por gjithnjë kemi dhënë maksimumin në prurjen e një përmbajtjeje sa më të prekshëm për audiencën e kjo për ne përbën padyshim diferencën.
Sponsorët janë bërë më striktë ndaj monitorimit të audiencës
Flet Dalina Buzi, drejtore ekzekutive ?Media Anabel?
Këtë sezon ka pasur ?shkëmbime? të rëndësishme figurash mediatike. A mendoni se bashkë me ta ?lëviz? edhe audienca apo shqiptarët nuk janë edhe aq besnikë?
Se si dhe se ku lëviz audienca shqiptare, kjo është meritë e figurës mediatike dhe stafit autorial (në rast se kjo figurë nuk është vetë autori i programit). Shembulli më i mirë është ?Zonë e lirë? nga Arian Çani. E fitoi shikueshmërinë në një ekran si TVA-ja, së cilës po i humbte shikueshmëria dhe kudo që shkon, vazhdon të mbajë të njëjtin nivel të lartë shikueshmërie. Agron Llakaj është një shembull tjetër. Ishte figura kryesore dhe motori i një programi me super-shikueshmëri si ?Portokalli? dhe momentalisht, emisioni i tij ?Al Pazar? që transmetohet në ekranin e tretë (për nga shikueshmëria), është një ndër dhjetë programet më të ndjekura shqiptare për 2014-n sipas ?Telemetrix?.
Pra, duket sikur ekrani ka rëndësi, por një emision mund të bëjë bujë edhe në ekranin më të pallogaritshëm, siç ka qenë rasti i ?Ku je?? nga Aida Shtino, që transmetohej në një televizion tashmë të mbyllur, Telenorba. Nëse një figurë mediatike ka pasur një program me shikueshmëri shumë të ulët në një televizion kombëtar dhe vazhdon sërish të njëjtën formulë, të mos presim që ai/ajo të shkëlqejë në ekranin tjetër. Publiku është i njëjti. Telekomanda, pastaj ka shumë butona.
Formatet që kanë në qendër muzikën dhe kuzhinën duket se tërheqin më shumë audiencë, a nënkupton kjo një orientim të ri të shikuesit? A është ?zbehur? dëshira për të ndjekur formate të tipit ?Big Brother??
Dëshira ?e zbehur? për ?Big Brother? nuk do të thotë se është venitur dëshira për Reality TV. Kujtoj se i njëjti autor që ka qenë në ?Big Brother? për rreth 6 vjet, Rezar Aga, është edhe autor i ?Masterchef? dhe ka qenë autor ?Voice of Albania?, që do të thotë se këto formula ecin shumë mirë, nëse realizohen me profesionalizëm. Për mendimin tim, nuk është ?Big Brother? si koncept që nuk ka shikueshmëri, por është mënyra se si u realizua ky spektakël, që la për të dëshiruar. Nëse njerëzit do ta kishin humbur interesin ndaj ?Big Brother?, atëherë pse në 6-mujorin e parë të vitit ?Big Brother Fan Club? kishte shikueshmëri shumë të lartë, madje më të lartë se spektakli mëmë? Ndoshta sepse ishte më interesant.
Telenovelat turke, referuar edhe kompanive që masin audiencën arrijnë shifra të larta shikueshmërie, a mendoni se audienca shqiptare duhet të vazhdojë të orientohet drejt kësaj kulture? Apo mund të ?shfrytëzohet? kjo tërheqje për shitjen e hapësirave reklamuese pa u menduar shumë për edukimin e publikut?
Televizioni ka në dorë edukimin e publikut dhe kjo është e vërtetë. Por mua nuk më pëlqen të kategorizoj gjininë e telenovelave në ?turke? apo ?perëndimore?. Serialet dhe telenovelat shfaqen kudo, por sa hapësirë zënë ato në programacion, është problem tjetër.
Këtu kemi të bëjmë edhe me faktin që serialet kanë kosto më të ulët se të prodhosh një spektakël dhe suksesin e kanë më të garantuar si nga shikueshmëria, ashtu edhe nga sponsorët.
Vitet e fundit sponsorët janë bërë shumë më striktë ndaj monitorimit të audiencës dhe nuk vendosin më të hedhin para në hapësira pa ndonjë shikueshmëri të madhe, për hir të miqësisë. Ka pasur spektakle që kanë nisur me një sponsor gjeneral X dhe pasi është parë që ky spektakël, prodhim i televizionit ka pasur rënie shikueshmërie, sponsori gjeneral (po flasim për kompani celulare që janë gjatë gjithë kohës aktive me publicitete), është tërhequr.
Reklamat, çmimet nuk kanë ndryshime
Ky është sezoni i dytë televiziv ku shumica e tarifave reklamuese nuk ka pasur luhatje të ndjeshme, me disa përjashtime të vogla.
Në Top Channel, katër programe: ?The Voice?, ?Master Chef?, ?Portokalli? dhe ?Big Brother? (spektakël) ofrojnë të njëjtin çmim për spot sekondë (rreth 60 euro), një fakt i tillë tregon rëndësinë që kanë këto spektakle dhe që fare mirë mund të konsiderohen si katër shtyllat e programacionit.
Në programet e Top Channel, rritjen më të madhe e ka shënuar ?E Diell? me rreth 170%. (ose rreth 19.2 euro për sekondë). Por, edhe spoti për sekondë i parashikuar në spektaklin ?Big Brother? ka shënuar rritje me rreth 8%. I vetmi program që ka shënuar rënie të çmimeve reklamuese është ?Top Show?, me rreth 19%.
Edhe gjatë këtij sezoni, tarifat për emisionet ?Wake Up? apo ?Top Story? janë në të njëjtin nivel.
Edhe në TV Klan, tarifat reklamuese të spoteve publicitare nuk kanë shënuar ndryshime. ?E Diela Shqiptare? është i vetmi spektakël ku spoti me çmimin maksimal për sekondë ka shënuar rritje me rreth 40%. ?Dance with me?, ?Opinion? apo ?Zonë e lirë? kanë ndjekur të njëjtën linjë tarifimi si në sezonin e vjeshtës së kaluar. Megjithatë, ?Opinion? i Blendi Fevziut mbetet emisioni më i shtrenjtë, pasi një sekondë spot publicitar kushton 50 euro. Ndërsa reklamimi në serialet e mbrëmjes (përfshi këtu edhe ato turke) llogaritet nga 25-33 euro për sekondë.
Vizion Plus gjithashtu nuk i ka ndryshuar tarifat. Përjashtim bën vetëm emisioni i drejtuar nga Turjan Hyska ?Oktapod?, ku çmimi reklamues është 8% më i ulët se sezoni i kaluar. Rënie në Vizion Plus kanë shënuar edhe tarifat e reklamave në edicionin kryesor të lajmeve.
Spektakli me çmimin më të lartë vazhdon të jetë edhe për këtë sezon ?Dancing with Stars? ku për një sekondë, spoti llogaritet në rreth 56.4 euro.
Ajo që vihet re në programacion është rritja e konkurrencës mes emisioneve të të njëjtit format.
Ditën e hënë, konkurrenca shtrihet mes ?Dance with me? në Tv Klan, ?Dritare? me Rudina Xhungën në Vizion Plus dhe filmit në Top Channel.
Ditën e enjte, kur Top Channel dhe TV Klan ?përplasin brirët? me emisionet politike ?Top Story? dhe ?Opinion?, Vizion Plus konkurron me spektaklin kryesor të tij, ?Dance with Stars?.
Të premten në tri televizionet kryesore konkurrojnë zhanre të ndryshme. Ndërsa Top Channel ia beson prime?time ?Master Chef?, Vizion Plus vjen me ?Oktapod?, ndërsa TV Klan me ?Zonë e lirë?.
Të shtunën, Vizion Plus ia ka besuar show-t humoristik ?Al Pazar?, ndërsa Top Channel duke filluar nga data 31 tetor do të fillojë të transmetojë show-n argëtues ?I can do that?. Përballë këtyre prodhimeve TV Klan zgjedh të konkurrojë me telenovelën turke, prodhim i këtij viti ?Ertugrul?.
Të dielën ?Portokalli? në Top Channel konkurron me dy telenovela turke, ?Lugina e Ujqërve? në Vizion Plus dhe ?Ertugrul? në televizionin Klan.
Fuqia e telenovelave
Një studim i Oxford Business ka hedhur dritë mbi fenomenin e telenovelave turke, që duket se nuk kanë qenë kurrë më parë kaq popullore, aq sa shumë e kanë quajtur ?fuqia e butë? e të tjerë kanë rendur të vizitojnë vendin e heronjve të tyre të televizionit.
Fenomeni nisi me ?Gümüfl? (?Silver? në anglisht), që njohu një audiencë maksimale në Turqi, e më pas edhe në vende të tjera në periudhën 2005 ? 2007. Në Arabinë Saudite, rrjeti i fuqishëm ?Yet Saudi? njohu sukses me prodhimin ?Noor?. Film i cili arriti rekord audience me 85 milionë shikues, duke filluar nga Maroku në Palestinë.
Ndërsa në Ballkan ?çmenduria? nisi në vitin 2010 me serialin ?Binbir Gece? (Një mijë e një net) që më pas u bë hit edhe në Maqedoni, Bosnjë, Mal i Zi, Rumani, Shqipëri dhe Greqi.
Paschalidou, 40-vjeçar, prodhues filmash e gazetar nga Veria, qytet i vogël në pjesën veriore të Greqisë, tregon se është ndier i mahnitur sesi një nga këto seriale është kthyer në një mjet të fuqishëm për rritjen e rolit të gruas në Lindje.
?Po qëndroja në Uashington, kur një mik i cili ishte me origjinë nga Turqia, më tregoi një artikull të ?Washington Post? mbi telenovelat dhe u intrigova nga subjekti?, thotë Paschalidou, themelues i grupit multimedial ?Forest Troop?. Miliona shikues janë mbërthyer pas këtyre serialeve duke filluar nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Ballkani. ?Ndikimi ishte përtej pritshmërive. Prindërit filluan t?i quajnë fëmijët me emra personazhesh, gratë divorcuan burrat për shkak të atyre që kanë parë, ndërsa operatorët turistikë ofrojnë ture të veçanta?, thotë Paschalidou.
Përveç eksportit kulturor, telenovelat turke flasin edhe me gjuhën e shifrave. Në vitin 2014, në total nga shitja e tyre u grumbulluan 392 milionë dollarë.
Sipas statistikave, 80 është numri i serialeve të prodhuara në këtë kategori, ndërsa industria numëron 1,500 të punësuar. Seriali që ka shënuar shifrën më të madhe të të ardhurave ka qenë ?Sulejmani i Madhërishëm? me 17 milionë dollarë, i ndjekur nga ?Lugina e Ujqërve? me 16 milionë dollarë.
?Realiteti nuk është njësoj si në seriale. Ato paraqesin një imazh të idealizuar të shoqërisë turke?, thotë Paschalidou.
Formatet televizive, nga ?reality show? drejt çështjeve sociale
Jeta e personazheve të famshëm nuk është më në qendër të ?universit? të medias. Programet televizive gjithnjë e më shumë po orientohen drejt çështjeve sociale dhe përvojave të publikut. Audienca, sipas ekspertëve të huaj, është në kërkim të autenticitetit.
Shqetësimi kryesor i prodhuesve është si të mund të shfrytëzojnë potencialin që paraqesin shpërndarësit e platformave të programet televizive, si dhe si të bëjnë për vete audiencën e ?luhatur? tipike e interesuar ndaj dixhitalizimit. Të rinjtë, gjenerata e ?mileniumit të ri? janë sfida e krijuesve, sepse janë ata që po i largohen televizioneve. Njerëzit po mësohen që të shikojnë programe në celular. Ndërsa ky trend po bëhet më shumë prezent në SHBA, audienca në Europë po familjarizohet me idenë e të parit të programeve në platforma të reja.
Stacioni televiziv BBC3 do të transformohet në një kanal ekskluzivisht online.
Kjo perspektivë, e imponuar nga autoritetet britanike për arsye financiare, do të ofrojë më shumë mundësi për mediat që të zgjerohen.
Kina, gjithashtu po eksperimenton me multiplatformat. Yang Weidong, president i kompanisë së videove online ?Tudou?, thotë: ?Deri në vitin 2013, ne thjesht hidhnim programe të huaja online, por më vonë pamë që kjo nuk po jepte rezultatet e dëshiruara. Ne kuptuam se duhet të ofronim përmbajtje të tjera ndaj blemë formate që do të realizoheshin si bashkëprodhime nga patentat e marra nga Endemol dhe Talpa. Audienca kineze kërkon formate që duhen adaptuar, por prodhuesit e huaj shpeshherë nënvlerësojnë nevojën për t?iu përshtatur shijeve lokale. ?The voice of China? është programi që ka më shumë sukses dhe është i ndryshëm nga formati origjinal?.
Angazhimi i shikuesve përmes platformave të ndryshme është një sfidë e realizuar me sukses dhe kjo është arritur nga programet e talenteve, si ?X Factor? dhe ?The Voice?, ku audiencës i shtohen edhe ata që votojnë online, por edhe shikimet në ?YouTube?.
Pavarësisht nga ndikimi i dixhitalit, ?televizori i vjetër, i dashur? ofron disa ide të reja. Nga Europa Perëndimore vjen formati inovativ ?The Crime Writers?, që garanton emocione. Një tjetër format surprizë është edhe ai që transmetohet në Danimarkë ?A dish to die for? ku tregohen përvojat e një serie shefash kuzhine.
Koha përballë teknologjisë, tendenca në botë
9 minuta në ditë, koha mesatare e kaluar para TV
85 minuta në ditë, koha mesatare e kaluar përpara kompjuterit
109 minuta në ditë, koha e kaluar me një smartfon
34 minuta në ditë, koha mesatare e kaluar me një tablet
Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja janë kombet që shikojnë më shumë televizor -148 minuta në ditë = 2 orë e gjysmë
Vietnami dhe Kina janë vendet ku njerëzit kalojnë më shumë kohë përpara kompjuterit ? 160 minuta në ditë
Nigeria dhe Arabia Saudite mbajnë vendin e parë në përdorimin e smartfonëve: 190 minuta = + 3 orë në ditë
Indonezia dhe Filipinet shënojnë rekord në përdorimin e tabletit ? 110 minuta: tri herë më shumë se koha e shpenzuar në vende të tjera
Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë u shpallën në...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm n...
Nga Klodian TomorriËshtë lemeritës fakti se me sa lehtësi pu...
Partia Demokratike nëpërmjet kryebashkiakëve dhe këshilltar...
Banorët e “Lagunës Blu” janë mbledhur sot paradite për të bl...
Gjithmone kam pasur qejf te pikturoj, por nuk merrja guximin...
Një tjetër skandal ka plasur për qeverinë e drejtuar nga Edi...
Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot një protestë të madhe në “Rru...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Në lagjen Balldren të Bashkisë Elbasan është përfshirë nga ...
Përgjegjësi i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi th...
Kodit Zgjedhor është vendosur përsëri në qendër të klasës po...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, zbuloi emrin e trafikantit, ...
“Ne duam të ulim taksat dhe të rrisim rrogat në shërbimin pu...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj me një postim në “facebook” ka u...
Kryeministri, Edi Rama duket se e ka në karakterin e tij që ...
Tonet ndërmjet Andi Bushatit dhe Aleksandër Frangajt kanë ka...
Lista e lëshuar nga Bloomberg radhitë çdo vend me një popull...
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka përjetuar tri lëkundje të...
...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...