web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gara për kreun e FRPD/ Belind Kellici: Të rinjtë do ndalin deformimin e demokracisë dhe do risjellin fitoren e PD-së

1 Nëntor 2015, 17:31, Aktualitet CNA

Belind Kellici është kandidati i 5-të në garën për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në një intervistë për citynews.al, Këllici rrëfen idetë e tij për të ringritur këtë forum si dhe strategjinë që ai do të ndjekë në të ardhmen nëse del fitues i kësaj gare.

 

 

Nga vjen?

 Politikën, dhënien e kontributit për vendin tim dhe pjesëmarrjen aktive në politikëbërje mund të them që e kam të rrenjosur thellë në ADN time. Unë jam stërnip i Masar Kellicit, deputet i Partisë Popullore të Ahmet Zogut për dy legjislatura në Parlamentin e parë Shqiptar në vitin 1921, ku perfaqesonte Tiranën dhe Durrësin dhe pasardhës i Mytesim Kellicit, Delegat në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920 dhe një prej personave që ngriten Flamurin e Pavarësisë në Durrës më 1912. Prindërit e mi dhe rrethi im familjar janë anëtarësuar dhe kanë qenë pjesë aktive e PDSH-se që prej janarit të vitit 1991. Kontributi për vendin dhe komunitetin janë një pjesë e pandashme e imja dhe në politike dua të hy vetëm me mund dhe kontribut.

 

Karriera dhe kontributet?

Që pas përfundimit të studimeve në USA dhe kthimit tim në kellici

Shqipëri në vitin 2009, vendosa të nis karrierën time politike duke u anëtarësuar fillimisht në Forumin Rinor të PDSH. Më pas vendosa që karrierën time politikë në PD ta bazoj në ngjitjen e shkalleve të karrierës një nga një dhe jo duke marrë ?ashensorin? për të shkuar aty ku dëshiroja, pasi kam besimin absolut se kush ecën me këmbët e tij, ecën gjatë dhe është një shtyllë e fortë si në politike, shoqeri, biznes apo shoqëri civile. Fill pas anëtarësimit tim në FRPD, kam ngjitur një nga një të gjitha shkallët e karrierës politikë në PD, duke nisur me anëtarësimin tim në PD, zgjedhjen si anëtar i kryesisë së seksionit të zonës ku banoj dhe zgjedhjen anëtar i kryesisë se Degës nr.10. Më pas në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar në shtator të vitit 2014, jam zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH dhe me pas jam emëruar në pozicionin e Koordinatorit Kombëtar nga Kryetari i PDSH, z. Lulzim Basha. Që prej muajit nëntor të 2014 jam zgjedhur Drejtues i Departamentit të Përndjekurve Politike dhe ish Pronarëve dhe rrjedhimisht anëtar i Kryesisë së PDSH. Që prej ditës së shpalljes së ambicies sime për të garuar për kreun e FRPD, kam dhënë vullnetarisht dorëheqjen nga pozicioni i anëtarit të Kryesisë së PDSH dhe Drejtuesit të Departamentit të Përndjekurve Politikë dhe ish Pronarëve, për të hyrë në garë i barabartë me cdo të ri që aspiron të garojë për këtë pozicion kaq prestigjioz.

Ringritja e forumit

kelliciËshtë e domosdoshme që të rinjtë të jenë aktive dhe të besojnë tek politika pasi demokraci do të thotë pjesëmarrje. Duhet të jenë pikërisht të rinjtë ata të cilët me vizionin dhe idealin e tyre duhet ti japin fund fenomeneve që e deformojnë demokracinë dhe sidomos fenomenit që po godet më shumë shoqërinë tonë, shit-blerjen e votës. Te rinjtë duhet ta kthejnë arenën politike në një ambient ku ka rrahje mendimesh, përballje platformash, shpalosje vizionesh dhe ku cdo i ri gjen mundësinë që të rritet e formohet me dinjitet e profesionalizëm. Me mua në krye të FRPD, të rinjtë demokrate do të jenë pjesë e një procesi bashkimi, hapjeje dhe rritje te cilësisë së anëtarësisë se kësaj organizate. PD dhe FRPD do të jenë në një sintoni të plotë bashkëpunimi sikurse rikthimi i sistemit të meritokracisë dhe vlerësimi i kontributeve të gjithsecilit do të jenë dy gurët e themelit të punës sime. Qëllimi im kryesor është që të lë një gjurmë pozitive në politike dhe në mënyrë absolute të lë pas një emër të mirë dhe të mbahem mend për kontributin, vlerat dhe punën time.

FRPD sot dhe gara

FRPD sot në gjykimin tim nuk ndodhet aspak në lartësinë e duhur dhe në harmoni të plotë me strukturat e PDSH. Vetë gara për kreun e ri të FRPD është një proces i cili ka ndezur motorët e strukturave të FRPD dhe PD në të gjithë vendin dhe fryma e ngritur në këto dy javë fushatë është mjaft pozitive. Për kandidaturat të cilat janë përballë meje kam një opinion mjaft pozitiv dhe jam i nderuar ti kem rivale në këtë garë. Fatkeqësisht vijën e finishit, do e kaloje vetëm një kandidat dhe uroj me gjithë zemër që pas përfundimit të garës, të gjithë kandidatët të punojnë sëbashku për të ringritur forumin në lartësinë e duhur dhe për të rikthyer alternativën e PD sa më shpejt në krye të qeverisjes së vendit./citynews

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga