Rama në Poloni: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i BP në BE, procese që përforcojnë njëri-tjetrin
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Jeni një nga kandidatët për Kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Mund të na thoni diçka më shumë për veten dhe karrierën tuaj ?
Unë jam Enri Çeno, kam lindur në qytetin e Durrësit në vitin1986. Shkollën fillore dhe të mesme, e kam kryer në qytetin e lindjes pra Durrës, ndërsa jam diplomuar për Drejtësi dhe master LLM Program “E Drejtë Ndërkombëtare dhe Tregtare” në Universitetin e Greenwich-it. Karriera ime është e fokusuar në biznes,në industrinë e rëndë, ku jam administrator i një kompanie minerare, gjithashtu jam liçensuar si avokat prej disa vitesh ku kam një eksperiencë prej pak kohësh në një studio ligjore të njohur në Tiranë. Për dy vite kam qënë profesor i jashtëm i së Drejtës Ndërkombëtare Publike në një Universitet Privat, po në Tiranë.
Cili është kontributi juaj në Partinë Demokratike ?
Jam anëtarësuar që në moshë të re në rradhët e Partisë dhe Forumit Rinor. Jam angazhuar konkretisht në fushatat elektorale, që nga fushata elektorale në vitin 2005 e deri në atë të zgjedhjeve të fundit lokale në Durrës dhe në Tiranë. Ndërkohë në vitet e fundit kam asistuar si përfaqësues i Forumit Rinor në të gjitha aktivitet ndërkombëtare të organizuara nga Organizatat Partnere si YEPP (Youth of European People’s Party), DEMYC(Democrat Youth Community of Europe), IYDU (International Young Democrats Union), EDS(European Democrat Students) etj.
Si e gjeni ju, sot Forumin Rinor të PD?
Forumi Rinor i Partisë Demokratike, është sot një nga organizmat nga i cili kërkohet një angazhim akoma më i madh, sidomos tani që Partia jonë udhëheq opozitën. Gara e filluar për rifreskimin e strukturave drejtuese të FRPD-së, nga Kryetari Lulzim Basha tregon se sa e rëndësishme është nevoja e energjive të reja brenda forumit, e cila duhet të jetë baza e PD-së. FRPD sot është struktura, e cila deri dje ka prodhur pjesë elitare të politikëbërjes së PD-së, si dy ish- drejtuesit e mëparshëm të saj i ndjeri Sokol OIldashi dhe kryetari në detyrë Gerti Bogdani. Të gjithë jemi dëshmitarë të figurave që kanë dalë prej FRPD-së, e të cilëve u janë besuar detyra të larta e me përgjegjësi gjatë qeverisjes sonë 8 vjeçare.
Cili është mendimi yt për garën?
Modeli i përzgjedhur nga Kryetari Basha për zgjedhjet në Forumin Rinor përbëjnë pa diskutim një risi absolute, jo vetëm për PD-në, por edhe për vetë politiken shqiptare në tërësi. Është fakt se kjo formulë
ka zgjuar interes të madh nga shumë të rinj për tu angazhuar në garë, megjithëse deri para pak ditësh unë isha i vetmi që kisha depozituar zyrtarisht kandidaturën në komisionin e ngritur për monitorimin e proçesit zgjedhor, por pavarësisht kësaj gara e iniciuar nga PD është ajo që përputhet plotësisht edhe me mënyrën e veprimtarisë dhe mendimit (kujtoj që fushata për FRPD, inspirohet sipas modelit amerikian të përzgjedhjes së kandidatit garues për President), dhe modeli në fjalë është shumë familjar. Përpos kësaj pjese teknike, gara për mua është mjaft e rëndësishme për të motivuar edhe vetë rininë që militon në rradhët tona për të kuptuar se PD është partia e mundësive dhe jo partia e emërimeve, është forca që bën ndryshimin, dhe grupimet klanore, ku kushdo që nuk bën pjesë në të, është i përjashtuar.
A mund të më thoni se çfarë pune do të bëni ju për të ringritur forumin?
FRPD duhet të jetë një derë e hapur për të gjithë demokratët e rinj që mendojnë dhe kanë potencialin për të kontribuar, për të gjithë ata të rinj të pa përfaqësuar e të zhgënjyer. Gjithëpërfshirja dhe unanimiteti në vendimmarrje do të jetë filozofia e re që duhet të ndiqet pavarsisht se kush kandidat shpallet fitues në këtë garë. Unë besoj që Forumi ka nevojë për të hedhur hapin tjetër dhe për të qenë zëri real i rinisë në politikën shqiptare dhe sidomos tani, që PD është në opozitë. Opozita nuk duhet parë si dobësi por si forcë reale, që sot më shumë se kurrë është pranë qytetarëve të pashpresë. Pjesë e kësaj janë dhe ata të rinj të cilët me të drejtë ndjehen të papërfaqësuar nga askush. Rinia për mua nuk duhet të shikohet si një ngut për të shtuar rradhët e partisë, por që PD dhe Forumi duhet të shihet si një mundësi për të patur zërin e tyre në politikbërje sot e në vendimarrje nesër, pas zgjedhjeve të 2017, kur PD të vijë në pushtet. Unë jam i angazhuar që këtë zë të munguar ta unifikoj në FRPD e sëbashku, të gjithë nesër ta konsiderojmë Shqipërinë si shtëpinë tonë, ku të vijojmë të ndërtojmë jetën, qetësinë e lumturinë dhe jo të mendojmë se si të largohemi një orë e më parë./citynews
Intervistë për Deutsche Welle-n e raporterit për Shqipërinë ...
Seanca për Ismail Morinën është shtyrë për në orën 13:30. S...
Eurodeputetja Doris Pack shpreh habinë për kontingjentin e d...
...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu ishte sot i pranishëm në Konfer...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Konferencën Vjetore të...
Këto ditë ajo ka rrëqethur opinion publik shqiptar. Para nes...
Mosmarrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialist...
Holanda, në janar të vitit 2016, pra pas dy muajsh, merr Pre...
Pas debateve të forta politike që përkeqësimi i Shqipërisë n...
Keu i PD Lulzim Basha, ne emisionin Opinion te Blendi Fevziu...
Presidenti Bujar Nishani deklaroi se përfaqësues të administ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar nj...
Prej ditësh në media dhe rrjetet sociale ka pasur debate të ...
Një burrë i moshuar ka protestuar në mënyrë të veçantë ditën...
Vetëm pak orës pasi bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë si...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar sër...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk...
Banka Botërore publikoi raportin e saj vjetori Doing Busines...
Policia e Durrësit ka hezitur disa ditë më parë të arrestojë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...