Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Banka Botërore publikoi raportin e saj vjetori Doing Business. Janë të dhëna tepër tronditëse dhe që mbulojnë të gjithë gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me planet e qeverisjes së vendit. Jemi duke humbur në gjithçka, edhe në fillimin e një biznesi me katër vende, edhe në lejet e ndërtimit kemi po ashtu humbje. Qeveria u mburr në reformën për energjinë elektrike, ndërkohë raporti i BB-së jep krejt të kundërtën. Biznesi ka shumë vështirësi në rritje për të aksesuar energjinë elektrike në formë të pandërprerë dhe me çmime të përshtatshme.
Pra jemi vendi me rënien më të madhe ekonomike në rajon dhe në të gjithë botën. Sigurisht që Shqipëria kurrë më parë nuk ka humbur kaq shumë vende. Janë 35 vende të humbura nga qeveria në harkun e një viti. Çfarë ka ndodhur me ekonominë dhe qeverinë shqiptare nuk ka të bëjë aspak me reformat strukturore. Është vetëm një plan masash shtrënguese dhe veprimesh arbitrare dhe ekskluzive nga ana e qeverisë, të cilat kanë çuar në dhunë dhe në repression në këtë perceptim të ambientit ekonomik që BB i bën ekonomisë në Shqipëri me të bërit biznes. Jemi të fundit në botë për lejet e ndërtimit. Tani konfirmohemi si vendi i 184 për lejet e ndërtimit. Opinioni publik, por edhe media e di tashmë se edhe për të ndërruar tjergullat e një shtëpie duhet të vish në Tiranë dhe të marrësh leje tek Edi Rama. Përjashtim bën oborri i kufizuar i kryeministrit që akseson leje, ndërsa asnjë tjetër nuk ka mundësi të marrë leje në këtë sektor. Ne e kemi pritur me shumë interes këtë konsideratë të BB-së, sepse realisht ekonomia e vendit ndodhet në një moment shumë delikat, të pamundësisë ekstreme për t?u rimëkëmbur. Ajo që është për t?u habitur nga të gjithë, ishte qëndrimi që mbajti kryeministri i vendit që tha se ne e prisnim të ishim në këto parametra. Ndërkohë, ministri i Ekonomisë tha se ne nuk kemi humbur terren me veten tonë, por ka ndryshuar metodologjia. Të gjitha këto janë gënjeshtra dhe të pavërteta të mëdha. Me këtë metodologji që vlerësohet Shqiopëria janë vlerësuar të gjitha vendet e rajonit dhe të botës dhe ne jemi në këto pozicione të rankuara. Edhe justifikimi se Shqipëria ka qenë edhe më keq në vitin 2006 nuk qëndron. Edhe viti 2012-2013 edhe pse problematike, prapë patën një progress. Dhe nga vendi 116 që e gjetëm në 2005 e çuam në vendin e 62 dhe sot shkojmë në vendin e 95 dhe jam i bindur që shumë shpejt, kur vitin që vjen të publikohet i njëjti tregues do të jemi shumë më mbrapa.
Në fakt ky është raporti kryesor që bën BB dhe që është autore e plotë e të gjitha raporteve dhe analizave që bën ajo. Ky raport është shumë i besueshëm në sytë e të gjithë investitorëve të huaj. Ne nuk shohim asnjë gjë positive në këtë raport. Nëse kryeministri deklaron se BB thotë se ka rritje ekonomike, ne i bëjmë me dije kryeministrit se BB nuk merret me përllogaritjen e rritjes ekonomike. BB citon atë që nxjerr qeveria si rritje ekonomike. E gjithë kjo panoramë është dixhitiura e qeverisjes së një qeveri në një vit apo një vit e gjysmë. Të gjitha këto janë parulla megallomane edhe atëherë kur kryeministri deklaron se ne bëjmë shtet. Kryeministri në fakt mund të bëjë çfarëdo lloj shteti, por shtet të së drejtës, apo at atij modeli që ne jemi të anagazhuar dhe që kërkojmë të shkojmë nuk mund të bësh. Ky shtet ka dy dimensione: shtetin e së drejtës dhe ekonominë e tregut. Me shtetin e së drejtës u sollën mijëra fakte dhe madje edhe të gjitha mediat po denoncojnë çdo ditë drejtësinë e asaj çfarë po bën ky shtet qeverisës që nga tenderat, që nga dhënia e lejeve të ndërtimit, që nga tregtia dhe investimet.
Ajo çfarë thotë BB, është akuza më e madhe që mund t?i bëhet një qeverie, e cila edhe lirinë e tregut e ka çuar 35 hapa mbrapa. Ky është shteti i varfërimit të tregut, njerëzve, papunësisë.
Vetë INSTAT nxjerr në raportin e tij të publikuar në internet dhe konfirmon rënien ekonsumit. Kemi konsum 3.6 % në pak. Të tre treguesit e raportit të InSTAT raportojnë rënie të konsumit. Raporti konfirmon rënien e eksporteve, investimeve. Pra lëndët e para janë në rënie në krahasim me vitin e kaluar. Edhe kredi për biznesin ka më pak kredi se vitin e kaluar.
Kryeministri thotë se PBB është rritur me 3%, inflacioni është 2% në raport me një vit më parë. Tani kur vijmë në periudhën nëntëmujore, thuhet se të ardhurat në buxhet nga tatimet dhe doganat na janë rritur me 3.7% për tatimet. Pra nuk kemi rritje as nga taksat shtesë, pra ose është vjedhur në administrim me 220 milion dollarë ose nuk keni ekonomi. Pra nuk keni të ardhura sepse ekonomia ju ka ikur, ju ka shkuar në fund. Nuk mund të themi se kemi rritje ekonomike, rritje në administrim, por kemi më pak të ardhura në buxhetin e shtetit. Pra ky është një tregues tjetër që dëshmon situatën e vështirë ekonomike.
Edhe BB nxjerr situatë të vështirë të papunësisë. Edhe vetë raporti i FMN-së ju nxori se ju jeni vendi i vetëm në Evropën Lindore që keni pasur rënie të punësimit me 0.6%. ndryshe nga vende të tjera ne dhe Ukraina kemi pasur rënie tëp agave reale. Pra kjo është ajo që ka përgatitur kjo ekonomi. Nuk ka asnjë shenjë për të investuar në ekonominë e vendit.
Keni dhe një shembull tjetër të veprimit arbitrar të policimit, i cili nuk ka asnjë shenjë në përmirësimin e klimës së biznesit. Nuk mund të jenë të dyja bashkë, edhe dajaku edhe nevoja për të investuar në ekonominë shqiptare.
E filluat me një aksion policor për të mbledhur taksat. Çfarë rezultatesh patët? Keni 40 milion dollarë më pak në arkën e shtetit dhe që në total për dy muajt e fundit gusht-shtator janë 90 milion dollarë më pak.
Prandaj të nderuar deputetë, ky parlament duhet të kërkojë një program reformash strukturore dhe jo dajak, program masash momentale që kapërcejnë momentin dhe shkatërrojnë nga ana tjetër ekonominë e vendit.
Fjala në Kuvend e ish-ministrit te Financave dhe deputetit të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, 29 tetor 2015
Policia e Durrësit ka hezitur disa ditë më parë të arrestojë...
Kim Kardashian tashmë ka gjetur starin e saj nga Lozhani i K...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një...
Në spitale s’ka analgina, e cila kushton vetëm 60 lekë të re...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta si kurrë më parë është gjendu...
Prokuroria ka tërhequr për hetim dosjen e skandalit tek “Lag...
Analisti Janusz Bugajsi, studiues në Qendrën për Analiza të ...
Dy vellezerit Hajri nga Shijaku jane shpallur ne kerkim nder...
Këngëtari Sherif Merdiani, ka reaguar pas deklaratave të kol...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka vijuar deklaratat e tij në mbë...
Kandidati më serioz për kreun e FRPD, Ervin Salianji, duket ...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një ta...
Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka pritur sot në një takim...
Katër kompani paraqitën të enjten pranë Komisionit të Vlerës...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rumani, ku këngëtari N...
Skandali i Serverit të Tatimeve, ku në dhjetor të vitit 2013...
Rama i ka dhënë përgjigje edhe akuzave të opozitës për marrj...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...