Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Skandali i Serverit të Tatimeve, ku në dhjetor të vitit 2013, njerëz të paautorizuar kopjuan 4.3 milion deklarata të bizneseve duke ndërhyrë në Serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka shënuar një tjetër skandal brenda skandalit. Dhe kjo ndodh vetëm pak ditë pasi u publikua fakti që Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen duke mos gjetur asnjë shkelje penale në ndërhyrjen në Serverin e Tatimeve. Opinion. al ka siguruar emailet komunikuese midis deputetit Spartak Braho, audituesve Ermal Beqiri dhe Olsian Karapici, ish-shefit të hetimit tatimor në vitin 2013 Ahmet Prençi dhe prokurorit të çështjes i identifikuar me inicialet J.Z, të cilët në bashkëpunim krijojnë për Prokurorin e çështjes pyetjet qe ai duhet ti bëjë Renald Ristës, ish-drejtori të IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Renald Rista. Pikërisht personit i cili denoncoi i pari skandalin e vjedhjes së të dhënave në Serverin e Tatimeve, fakt për të cilin me 5 dhjetor u mor në hetim nga Prokuria e Tiranës në cilësinë e personit që dyshohej se kishte kopjuar e më pas fshirë të dhënat kompjuterike të katër viteve të fundit në Drejtorinë e Tatimeve.
Ndërkohë që pamjet e mëpasme filmike tregojnë se si Spartak Braho, Ermal Beqiri dhe persona të tjerë futen në Serverin e Tatimeve. Pikërisht këta persona të cilët nëpërmjet komunikimit me email dalin zbuluar si ndërhyrës në punën e organit të akuzës, me qëllim akuzimin e Renald Ristës. Vetëm pak ditë më parë News 24 publikoi vendimin e plotë të pushimit të çështjes nga ana e prokurorisë ku pavarësisht hetimeve të ?thelluara? ndaj ish drejtorit të IT dhe ekspertit privat kompjuterik të Ikubinfo, për akuzat e ngritura nga drejtoresha aktuale e Tatimeve Briseida Shehaj, rezultoi se këta shtetas nuk kishin kryer asnjë ndërhyrje në rrjet dhe me veprimet e tyre nuk kishin konsumuar asnjë vepër penale. Por cilat ishin prapaskenat që u luajtën nga zyrtarë të lartë të shtetit gjatë fazës së hetimit.
Opinion.al zbardh për herë të parë shtatë komunikimet e fshehta nëpërmjet emailit të zhvilluara mes zyrtarëve të lartë të tatimeve, ekspertëve të grupit të auditit dhe deputetit Spartak Braho.Komunikimet nëpërmjet emailit janë zhvilluar gjatë datës 13 dhe 14 dhjetor 2013, pra rreth 22 ditë pas ngjarjes. Pyetjet përfundimtare me natyrë tendencioze që prokurori i çështjes i ka bërë ish drejtorit të IT, rezulton se janë hartuar nga Ahmet Prençi (Drejtori i Hetimit Tatimor), Ermal Beqiri, Olsi Karapici dhe Spartak Braho (personi që ia ka nisur më pas prokurorit J.Z). Kjo gjë provon kapjen e pastër të organit të akuzës nga segmente politike dhe qeverisëse. Këto materiale provojnë më së miri tentativën e këtyre personave për devijuar hetimin dhe për t`ia faturuar dikujt tjetër kopjimin dhe marrjen e të dhënave të Serverit, të dhena këto që konsiderohen konfidenciale dhe të një rëndësie të veçantë. Klonimi i të dhënave u provua vetëm pas mbërritjes së përgjigjes nga ekspertiza e kryera e serverave. Po cilët janë emailet që u janë dërguar prokurorit të çështjes.
Email i parë është me titull: IT dërguar ditën e premte 13 dhjetor 2013 ora 12 : 06, nga Ahmet Premçi në llogari të [email protected] me dokument bashkëngjitur word: Pyetje për IT (14 KB).
Emaili i dytë është nga adresa : [email protected] që rezulton të jetë e Ermal Beqirit, e cila i dërgohet email Ahmet Prençi me përmbajtje : ?Ju faleminderit. Ju kthen pergjigje për 30 min.? . Email ky që është nisur në po të njëjtën datë ora 12:12 (6 minuta më vonë).
Emaili i tretë është nga adresa ?Olsi Karapici? <[email protected]> i dërgohet : ?Ermal BEQIRI? <[email protected]>, përgjigje me përmbajtjen ?attached pyetjet për IT? , ora 12 41.
Email i katërt , nga adresa e Ahmet Prençit [email protected]>, i dërgohet email me përmbajtjen ?Pyetjet për IT?, adresës [email protected] , ora 13:21.
Emaili i pestë nga adresa e [email protected] [[email protected]]? on behalf of? Ermal BEQIRI [[email protected]] i dërgohet Ahmet Prençit dokumenti word me titull :Pyetjet për IT?, ora 14:58.
Emaili i gjashtë: nga adresa e ?[email protected] [[email protected]]? on behalf of? Ermal BEQIRI [[email protected]]? i dërgohet Ahmet Prençit emaili me titull ?Pyetje tjetër? me përmbajtje ?A i keni shoqëruar ju specialistët e auditit të MF në dhomën e serverave me punonjësit tuaj, Robert Shahini, Sokol Ibraj dhe Andi Agaraj për të monitoruar punën e tyre në dhomën e serverave dhe a keni mbajtur procesverbale për këto veprime?? , në orën 16:04.
Emaili i shtatë është ditën e shtunë datë 14 dhjetor 2013 ora 12:25 nga adresa e Ahmet Prençit, e cila i dërgohet email Spartak Brahos në adresën [email protected] me titull ?TI së bashku me pyetjen e fundit? dhe bashkëngjitur dokumenti word ?Pyetjet për TI (15 KB)?
Rama i ka dhënë përgjigje edhe akuzave të opozitës për marrj...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë...
Shteti i Kroacisë në bashkëpunim me shtetin shqiptar kanë ar...
Mediat raportojnë se qeveria shqiptare do pagujë 1.5 milion ...
Eduart Ndocaj u betua të enjten në Kuvend si deputeti më i r...
Në një intervistë për citynews, kandidatja për kreun e FRPD-...
Këshilli i mandateve miratoi sot mandatin për Eduard Ndocaj,...
Partia Demokratike, me anë të një konference për shtyp, ka p...
Një video e publikuar nga faqja “JetaoshQef” tregon pamjet e...
...
Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj do ti rikthehen shumë shpej...
Zv/kryeministri, Niko Peleshi, ka marrë pjesë dje në mbrëmje...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nuk di të ndalet në shp...
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e para të mën...
Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka rënë pre...
Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit nd...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar di...
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij 36 orëshe në Kinë...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka deklaruar se urgjenca...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...