Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Në një intervistë për citynews, kandidatja për kreun e FRPD-së Greta Koçi ka treguar disa nga idetë e saj se si do ta ringrejë këtë forum në rast se ajo zgjidhet kryetare. Koçi që ka qenë më parë nën kryetare e forumit, ka thënë se do të ndërtojë FRPD-në në bazë të meritokracisë. Ajo është shprehur se të rinjtë duhet të marrin fatin e vendit duke u bashkuar dhe duke krijuar një opozitë të fortë.
Nga vjen…
Une jam 24 vjec, kam lindur ne Kucove, jam rritur ne Shkoder dhe banoj ne Tirane. Jam artiste dhe kam fituar 13 cmime Kombetare artistike. Kam mbaruar studimet e Larta ne Shkencat Politike, Kam mbaruar Master Shkencor, ?Mardheniet Nderkombetare- Diplomaci Publike?.
Deri ne shtator te vitit 2013 kam punuar ne Ministrine e Brendshme si Drejtore e Drejtorise te Marrveshjeve.
Qe nga 15 tetori 2011 dhe deri ne keto momente, pra 4 vite, kam mbajtur detyren e N/Kryetares te FRPD.Ne zgjedhjet Parlamentare te vitit 2013 kam kandiduar per Deputete nen siglen e Partise Demokratike per qarkun e Tiranes.
Aktualisht kandidoj per Kryetare te FRPD
Karriera dhe kontributet…
Shkurtimisht, që e vogël kam investuar në pasionin dhe talentin tim për këngën duke marrë një sërë çmimesh të para si këngëtarja më e mirë në konkurset kombëtare ku kam marrë pjesë. Duke marrë parasysh madhësinë e tregut muzikor në hapësirën shqiptare jam shumë e kënaqur që karriera ime ka njohur vetëm suksese dhe rritje progresive. Kjo, sigurisht edhe falë përkushtimit dhe vullnetit tim të fortë për të dhënë më të mirën e mundshme në skenë. Duke qenë se njeriu është gjithmonë në eksplorim të vetvetes, me kalimin e kohës dhe me hyrjen në një moshë madhore, zbulova një tjetër pasion që më ngjallte po aq interes sa edhe muzika; politikën. Nuk kam patur asnjëherë dyshime për zgjedhjet e mia në jetë, jo sepse jam nisur nga një vetbesim i tepruar, por sepse unë besoj se njeriu mund të japë më të mirën e vetes nëse i jepet me gjithë zemër pasionit të tij. Me këtë parim, pasi u distancova disi nga muzika, fushë e cila më kishte dhënë suksese të njëpasnjëshme, nisa të ndërtoj pak nga pak
personalitetin tim në politikë, bazuar tek bindja ime se liria është virtyti më i lartë i njeriut. Me emërimin tim në postin e Nënkryetares së FRPD, kam zhvilluar shumë ture në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm për t’u njohur me strukturat e forumit, por edhe për të identifikuar të gjitha problematikat që
lidhen me mirëfunksionimin e kësaj organizate rinore. Kam ngritur një sistem elektronik ku janë të rregjistruar të gjithë anëtarët e FRPD dhe i cili është përditësuar në mënyrë konstante përgjatë 4 viteve të miat si Nënkryetare e kësaj organizate, me hyrje të reja të anëtarëve. Numri total i anëtarëve të FRPD në këtë sistem shkon në disa dhjetra mijëra. Jam munduar të forcoj tek të rinjtë demokratë, për aq hapësira sa më lejonte posti im si Nënkryetare, ndjenjën e përbashkësisë dhe bashkëpunimit, duke bërë të mundur që ata të njiheshin me njëri tjetrin, të bashkëvepronin, të komunikonin dhe
diskutonin rreth vlerave që na bashkonin brenda kësaj organizate partnere të Partisë Demokratike. Kam bërë të mundur organizimin e eventeve sportive dhe artistike në përshtatje me karakterin rinor të FRPD, në mënyrë që të afroja sa më shumë të rinj dhe të reja në aktivitetet tona. Nën drejtimin tim, anëtarët e FRPD kanë qenë një mbështetje thelbësore e kandidatëve të Partisë Demokratike në dy zgjedhjet e fundit. Kam organizuar mijëra të rinj në mbarë territorin e Shqipërisë në dhjetra protesta, si pjesë e aksioneve opozitare të PD, për të kërkuar të drejtat tona dhe të qytetarëve nga abuzimet dhe shkeljet e ligjit të bëra nga mazhoranca në pushtet. Këto dhe të tjera aktivitete të FRPD, i kam bërë me qëllimin e vetëm që të rinjtë dhe të rejat demokrate t’i japin një zë të fuqishëm ndërgjegjes së tyre politike dhe qytetare.
FRPD sot…
Nga eksperienca ime 4 vjeçare, siç e thashë edhe më lart, kam identifikuar probleme të shumta që lidhen me organizimin, duke filluar nga degët e FRPD në rrethe e deri në qendër. Problemet e tjera lidhen me meritokracinë, pjesëmarrjen e femrave në struktura, mungesën e bashkëpunimit mes degëve në rrethe dhe me raste është raportuar tek unë edhe njëfarë indiference karshi nevojave dhe problemeve të të rinjve anëtarë. Edhe pasiviteti i strukturave nga ana tjetër, mendoj se është një problem që i bën të rinjtë të largohen nga pjesëmarrja aktive në jetën politike dhe sociale të FRPD.
Gara…
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është një nga organizatat më të mëdha dhe më të rëndësishme politike në vend, i cili kërkon që drejtuesi i ri i saj të ketë, jo vetëm aftësi organizative, por edhe aplikimin e metodave më moderne të marketingut politik për të menaxhuar aksionet dhe aktivitetet e saj. Kandidatët në garën zgjedhore për drejtimin e FRPD kanë të gjithë kontributet dhe vlerat e tyre. Unë kam besim që të rinjtë dhe të rejat demokrate do të dinë të bëjnë zgjedhjen më të mirë të mundshme për të ardhmen e kësaj organizate rinore, pavarësisht vështirësisë për shkak të të gjitha atributeve pozitive që secili kandidat posedon. Uroj që të fitojë më i miri, sepse kjo shërben në të mirën e përgjithshme të FRPD.
Si do e ringrini forumin…
Platforma ime parashikon një ripërtëritje të vlerave që përfaqëson kjo organizatë partnere e PD. Menjëherë pas zgjedhjes sime si Kryetare do marr masat për të garantuar një proçes të rregullt dhe të ndershëm në zgjedhjet e strukturave të FRPD duke filluar nga seksionet deri në qendër. Më pas, sëbashku me të rinjtë dhe të rejat në mbarë Shqipërinë do jem në krye të aksionit opozitar për të kundërshtuar shkeljet flagrante të të drejtave të të rinjve dhe të gjithë qytetarëve në vend. Gjatë mandatit tim do i jap prioritet absolut meritokracisë dhe kontributeve të secilit anëtar në çdo qytet apo fshat të Shqipërisë. Kam një sërë pikash në platformën time, të cilën do ta bëj publike më gjerësisht gjatë debateve që do zhvillohen nëpër rrethe, ku trajtohet me hollësi edhe aktiviteti i brendshëm i FRPD mbi riorganizimin e kësaj organizate në mbështetje të politikave të Partisë Demokratike.
Këshilli i mandateve miratoi sot mandatin për Eduard Ndocaj,...
Partia Demokratike, me anë të një konference për shtyp, ka p...
Një video e publikuar nga faqja “JetaoshQef” tregon pamjet e...
...
Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj do ti rikthehen shumë shpej...
Zv/kryeministri, Niko Peleshi, ka marrë pjesë dje në mbrëmje...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nuk di të ndalet në shp...
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e para të mën...
Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka rënë pre...
Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit nd...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar di...
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij 36 orëshe në Kinë...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka deklaruar se urgjenca...
Në intervistën e tij të parë televizive për emisionin “Opini...
Dasma e Mbretit Zog me Mbretëreshën Geraldinë në vitin 1938 ...
Emri i Aleksandër Frangajt është më i përfoluri këto ditë. V...
Autor: Gjergj Erebara | BIRNShqipëria humbi 35 vende në rend...
Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se d...
Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Deti iBardhë II” (TILF ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...