Politikisht i rëndësishëm, ekonomikisht i pavlefshëm
Autor: Gjergj Erebara | BIRNShqipëria humbi 35 vende në rend...
Emri i Aleksandër Frangajt është më i përfoluri këto ditë. Vërtet për shkak të ?Lagunës blu?, por duhet thënë se dhe më gjerë, ai është një histori më vete me të cilën identifikohet i gjithë tranzicioni absurd shqiptar këto 25 vite, ku siç në fillimet e komunizmit, parveny-izimi ka qenë prijëtar i sistemit të ri: individë të ?prodhuar? në fabrikën e boshësisë së vlerave dhe idealeve, pengje të kompleksit të ?valixhes së drunjtë? që fati i çon në zemër të kryeqytetit, mu tek ish-shatërvani në qendër ku pozohej me në sfond 15-katëshin ose kalin me Skënderbe sipër, ata arrijnë që me thonj të kacaviren pushteteve për të arritur atje ku as ëndrrat më të çakërdisura të adoleshencës plot delire, nuk i kanë çuar ndonjëherë.
Miqtë të afërt të tij përmendin rastin e një krenarie të Sandrit para viteve `90 që mbushi Lezhën duke thënë se gjatë qëndrimit në Tiranë kishte arritur të takohej me Tefta Radin, një episod tejet kuptimplotë ky për ta kuptuar metamorfozën e tij në kohë.
I shkolluar për muzikë në të mesme dhe menaxher vatrash kulture në Akademinë Artave (po të ishim ende nën komunizëm, ndoshta do ishte njeriu kryesor që do udhëhiqte grupin e Lezhës për në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës), Aleksandër Frangaj u kthye në njeriun më të fuqishëm të medias audiovizive në vend, praktikisht një pushtetar që nuk bie nga froni.
Djali me origjinë nga Malësia e Madhe, njësoj si një ?grumbull? bashkëpatriotësh iu sul Tiranës njësoj si pionerët e Amerikës dikur Perëndimit të egër në SHBA.
Nga gazetar i një periodikes shpërthyese që botohej në Lezhë, ?Koha Jonë?, Aleksandër Frangaj u bë kryeredaktor i saj pas një spostimi të një grupi gazetarësh që nuk e pëlqenin linjën e kritikave ndaj pushtetit të Partisë Demokratike, në fillimet e viteve `90.
Bashkë me Nikollë Lesin, Frangaj u kthye në çiftin drejtues të së përditshmes që u shndërrua në dritaren më të fortë të mendimit kritik dhe akuzues ndaj PD-së.
Por realisht, popullaritetin e fitoi kur u burgos dy herë nga pushteti i Sali Berishës, me akuzën se ka hapur lajme që ?prekin sigurinë kombëtare?.
Dhe gjyqtar i njërit prej proceseve ka qenë pikërisht Arben Ristani, numri dy i PD-së sot, i cili dhe ky më pas u burgos me akuzën e korrupsionit.
Dalja nga burgu e riktheu kryeredaktorin e atëhershëm të ?Koha Jonë?, në një emër mjaft të famshëm, megjithëse nuk firmoste shumë shkrime me emrin e tij.
Ishte i heshtur, nuk fliste kurrë, por sapo nxirrte zë nga goja e kishte me shkrepëtima dhe seriozitet maksimal.
Pas burgosjes, Nikollë Lesi e bëri Frangajn jo vetëm bashkëpunëtor por edhe bashkëpronar, duke i dhënë 40% të aksioneve. Nuk kaloi shumë dhe Frangaj u përplas me Lesin duke bërë një gazetë paralele. Kjo solli një sherr aq të madh sa provokoi një ?paralizë? në ambjentet e mendimit dhe shtypit opozitar asokohe.
Me ndërmjetësimin e Soros-it, Frangaj dhe Lesi u pajtuan, duke hyrë në dorën e kryeredaktorit një shumë prej 120 mijë dollarësh.
Pas një pauze të shkurtër, në vitin 1996, Aleksandër Frangaj me një shumë të konsiderueshme për kohën në xhep, formoi një shoqëri të përbashkët mediatike, Media 6, me dy biznesmenë të fuqishëm të kohës: një francez dhe një shqiptar, përkatësisht Juliene Roche dhe Marsel Skëndo.
Së bashku me ta hapi revistën Klan ku mori disa firma të Koha Jonë: Armand Shkullakun, Andi Bushatin, Sokol Ballën dhe Blendi Fevziun.
Një vit më pas, në një kënd te rruga ?Myslym Shyri?, hapën televizionin me të njëjtën emër Klan, i cili u kthye në një media ?anti-Berishë?.
Frangaj ishte drejtori i televizionit dhe diçka më shumë, një menaxher që zotëronte dhe administronte të mirat materiale të atyshme. Ndërkaq, duke pasur një marrëdhënie të ngushtë me qeveritë socialiste të kohës, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH-së, nga ku arriti të marrë pasurinë e madhe arkivore mbi 40-vjeçare, të cilën e transferoi lehtësisht në Klan-in e tij, ku punonin thuajse të gjithë regjizorët, montazhierët, por edhe shumë teknikë të RTSH-së, që vetëm rrogën merrnin në gjigandin mediatik.
Por në vitin 2002, pas një afrimi të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano me bosat realë të Klan-it, francezin Roche dhe Marsel Skëndon, Aleksandër Frangaj bëri dy manovra të mëdha: nuk i la bashkëpronarët e tij t?i afrohen televizioni të tyre dhe u afrua ngushtë me Sali Berishën, liderin e opozitës, që e kishte sulmuar pa fund.
U afrua aq shumë sa Klan u kthye në portën e hapur për Partinë Demokratike. Në zgjedhjet e vitit 2005, televizioni Klan shpalli fitoren e PD-së ende pa u mbyllur kutitë e votimit, duke përdorur emrin e ?Gani Bobit?.
Në vitin 2005, Aleksandër Frangaj u bë paradhoma e pushtetit të Sali Berishës dhe manovra e parë e tij ishte nxjerrja jashtë nga prona e tyre e dy bashkëpronarëve Skëndo e Roche, të cilëve u mori edhe televizionin e parë shqiptar me pagesë Sat Plus, duke iu dërguar një lezhian si administrator dhe një çetë të armatosur pushteti.
Me largimin e bashkëpronarëve, Aleksandër Frangaj u kthye në bosin e vërtetë të medias në vend ku emëronte anëtarët e KKRT-së, drejtorët e televizionit publik dhe çdo enti tjetër rregullator.
Menaxhoi miliona të reklamave të qeverisë duke u bërë distributori dhe prodhuesi i imazhit të qeverisë ?Berisha?. Në mjediset e PD-së, Aleksandër Frangaj konsiderohej si zv.kryeministri real i vendit që emëronte dhe shkarkonte këdo.
Kulmin e arriti në 21 janar 2011 ku fshehu e kërcënoi edhe gazetarin e tij të televizionit të dytë që krijoi, ABC, pikërisht Fatos Mahumtajn, i cili u plagos në bulevard. Sajoi sikur 4 qytetarët i vrau dikush nga larg dhe mbrojti Berishën në ditën më të keqe të tij.
Por me largimin e tij të pashmangshëm iu afrua dalëngadalë Edi Ramës, të cilit gjatë kohës në opozitë i dërgonte të fala me anë të Sonila Meços.
Ky afrim u bë aq i fortë, sa ai tashmë urdhëron eskavatorët e qeverisë për të prishur ndërtimet e disa privatëve që nuk i pëlqente të kishin fusha pranë vilës së tij në Qerret?/tesheshi.com/
Autor: Gjergj Erebara | BIRNShqipëria humbi 35 vende në rend...
Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se d...
Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Deti iBardhë II” (TILF ...
Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i...
Përfundoi sot afati i procedurës konkurruese për zonën ekono...
16 persona u arrestuan ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërki...
Policia e Shtetit ka publikuar emrat e të arrestuarve në kua...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj deklaron se kryeqyt...
1-Doing Business Doing Business eshte nje raport i mbivleres...
Dy vëllezër kosovarë kanë mbetur të vdekur nga luftimet për...
K. Kombëtar i U.M.SH.-së u mblodh sot në një seancë të jasht...
Deputeti më i ri në Kuvend, Eduart Ndocaj ka mbërritur sot n...
Këshilli Bashkiak i Mirditës ka zgjedhur sekretarin e ri. Më...
(Ndalova përpara një shitësi misrash. Unë vdes për ta! Nxora...
Katër makina janë aksidentuar pasditen e sotme në autostradë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar zhvillim hist...
20 persona janë plagosur pas një përleshje mes të burgosurve...
Në pjesën e dytë të intervistës për “Shqiptarja.com”, këngët...
Hetimi i përbashkët mes autoriteteve italiane dhe shqiptare ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë një shenim në lidhje me g...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...