web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intervista/ Eduart Ndocaj: Intelektualët në Shqipërinë janë katandisur për copën e bukës

29 Tetor 2015, 21:19, Aktualitet CNA

Vetëm pak orës pasi bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë si deputeti më i ri në radhët e ligjvënësve shqiptarë, Eduart Ndocaj i Partisë Demokristiane është shprehur në një intervistë për emisionin ?Të Paekspozuarit? se intelektualët shqiptarë janë katandisur ‘për copën e bukës’ .

Intervista 

Politika shqiptare në 25 vjet nuk ka arritur të ndalë emigracionin

Rakipi: Hyrja në një aventurë të re, zoti.Ndocaj 20 vjet në Itali në emigracion një kohë relativisht e gjatë, ndërkohë që pjesa dërmuese e shqiptarëve po vrapojnë të zhduken nga ky vend nga sytë këmbët, si ta kuptojmë ardhjen tuaj? Ju dukeni njeri i drejtpërdrejtë dhe i hapur, si ta kuptojmë?

Ndocaj: Unë jam larguar drejt Italisë në ?96, por në emigrim kam lëvizur që në ?92 në Greqi, emigrimin e kam në fillimet e demokracisë, ajo që në 2015 po ndodh është një lloj si në ?92 sepse njerëzit po largohen nga skamja, nuk po largohen për të pasur një makinë më të mirë, por për bukën e gojës dhe kjo është diçka që ne emigrantët e kësaj kohe nuk e prisnim që do të kishim të njëjtin problem. Mendoj se ardhja ime është një sinjal që duhet të vimë të luftojmë për vendin tonë, jo ta lëmë të degradojë në këtë mënyë.

Rakipi: Sigurisht nuk mjafton një sinjal? Çfarë mendoni se duhet bërë me këto turma që duan të zhduken?

Ndocaj: Mendoj se e vetmja gjë që duhet të bëhet është të krijohet mundësia të jetojë, një vend pune, mirëqënie, siguri dhe këtë për mendimin tim janë të realizueshme, në këtë kohë nuk e kuptoj cila është problematika që politika në 25 vjet nuk ka arritur ti krijojë, është një provincë  e Italisë Shqipëria nga ana e madhësisë dhe popullsisë, ti krijojë një jetë të qetë në vendin e tyre, jo se nuk do të ketë emigracion, ka çdo vend i botës, por zhvendosjet masive duhet të ishin eleminuar këto 25 vjet. 25 vjet pas pluralizmit, jemi vendi i dytë pas Sirisë.Ne nuk jemi në luftë, jemi në paqe. Për këtë qytetarët që po largohen nuk do të kenë azil, e vemtja mënyrë është të krijojnë një bazë jetesë në vendin ku jetojnë.

Listat e deputetëve përgjegjësi e lidershipit politik të PS

Rakipi: Zoti.Ndocaj, ju si deputet vini nga zona e të fortëve të parlamentit, të cilët për të thënë të drejtën çuditën gjithë botën, por Europën në veçanti. Pse Edi Rama nuk ju futi ju në listë, por futi ata? Nuk e kuptoi zoti.Rama që këta njerëz nuk duhet të ishin aty?

Ndocaj: Listat ishin të qarta në zgjedhje dhe unë isha i 6 në listë. Kodi zgjedhor nuk është i drejtë, është i gabuar.

Rakipi: Kush është përgjegjës për këtë listë në qarkun tuaj?

Ndocaj: Përsa i takon përzgjedhjes së deputetëve këtu vendos lidershipi i një partie është përgjegjës lidershipi, nuk më takon mua të them pse Kryeministri më zgjodhi mua të 6 dhe të tjerët të 1 të 2. Më kërkuan të jem pjesë e skuadrës dhe e pranova, biografinë e askujt nuk mund ta bëj.

Ndocaj: Le të presim drejtësinë për rastin Prenga

Rakipi: Ju nuk jeni prokuror, nuk jeni gjykatës, këtu ka ndodhur diçka dramatike, nuk u ndërrua një futbollist në lojë, këtu kanë rënë dy lista dhe ke kaluar ti.

Ndocaj: Dorëheqja e zotit.Arben Ndoka e ka dhënë vetë shpjegimin përse largohet dhe skam nevojë ta përsëris, rasti tjetër mendoj se duhet të presim gjykatën të japë një vendim. Ne kemi një drejtësi që mendojmë se funksionon, shpresojmë që do të funksionojë dhe mendoj atë ditë që njeriu të jetë i pa dënuar është i pafajshëm.

Nga mëngjesi jam dhe politikan, po me thanë mos fol, do flas më shumë 

Rakipi: Dua të them një gjë të thjeshtë, dua një përgjigje siç e ndjeni ju. Ju mendoni se kryetari i partisë nuk i njihte këta njerëz që të mos kishin problem më pas, mund të ishit ju në listë dhe problemi ishte i9 zgjidhur?

Ndocaj: Duke qenë se nga mëngjesi jam edhe politikan mendoj se nëse thonë mos fol do flas më shumë, nuk kam përgjigje  nëse e dinin apo nuk e dinin. Unë jam larguar nga Lezha që në moshën 14 vjeç. Lidhjet e mia me Lezhën kanë qenë nga 2005 e këtej dhe nuk arrij të perceptoj se cila është e vërteta, e dinte apo se dinte.

Intelektualët në Shqipëri janë katandisur për copën e bukës, turp

Rakipi: Deri në 1996 ne kishim një situatë ku vota vidhej në kuti, pastaj u moderua vjedhja dhe filluan me të fortët të rrëmbëjnë votat , është odise e gjatë.

Ndocaj: Në politikën italiane ka nja 5 vjet që po merrem dhe bashkëpunoj me Forza Italia me partinë e Berlusconit. Ishin bashkuar 3 parti dhe u rindanë Forza Italia është vetëm një.  Partitë kërkojnë të zgjedhin për parlamentin e Italisë apo Parlamentin Europian apo Bashkitë dhe Komunat njerëz me intelektual, profesorë, jo njerëz që kanë lekë apo janë më të fortit është ndryshe nga këtu, politika shqiptare ka mbetur në vendnumëro se ne kemi 60 për qind që janë intelektualë dhe njerëzit e ndershëm hapësirat i kanë pasur shumë të vogla, politika shqiptare është katandisur në këto nivele, intelektualët që punojnë në Shqipëri nuk kanë mundësi për të përballuar një garë politike. Intelektualët janë katandisur për copën e bukës dhe ky është turp i madh se Parlamenti ka nevojë për avokatë, juristë, ekonomistë, intelektualë, jo për njerëz kush e ka makinën më të shtrenjtë apo kostumin.

Rakipi: A i njihni personalisht?

Ndocaj: Me deputetët e zonës time jam njohur në 2013. Në Itali dilja nga 06:00 e mëngjesit në 24:00 të natës, kur u bëra baba nuk takoja fëmijët e mi.

 





Lajmet e fundit nga