BB: Ja pse Shqipëria humbi 35 vende. Shihni Maqedoninë, shpejtoni reformat
Pas debateve të forta politike që përkeqësimi i Shqipërisë n...
Holanda, në janar të vitit 2016, pra pas dy muajsh, merr Presidencën e Bashkimit Europian. Në këtë kuadër, zëvendësministrja e Jashtme, Renee Jones Bos, ka paralajmëruar se avancimi i Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian do të kushtëzohet me luftën ndaj korrupsionit. Sipas saj, korrupsioni në Shqipëri është një shqetësim serioz që sjell një zinxhir pasojash negative në vend. ?Ne duhet të jemi të sinqertë. Korrupsioni është me të vërtetë shqetësim. Mendoj se korrupsioni, së bashku me një sistem drejtësie që nuk mirëfunksionon, shërben si një vështirësi në zhvillimin ekonomik të vendit?, deklaroi zv.ministrja e Jashtme e Holandës. Ajo shtoi se, korrupsioni është një problem shqetësues për biznesin dhe për investitorët. ?Është e vështirë për kompanitë, ato duan transparencë dhe nëse kanë një problem, t?i drejtohen gjyqësorit apo nëse ka korrupsion, të goditet?, shtoi Renee Jones Bos, në një intervistë për Top Channel. Zëvendësministrja e Jashtme e Holandës foli edhe për reformën në drejtësi. Ajo e cilësoi reformën në gjyqësor vendimtare për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian. ?Reforma në drejtësi është një prej atyre gjërave të vështira për t?u realizuar. Është më kryesorja për t?u realizuar. Çdo demokraci e meriton të ketë një sistem drejtësie të mirë. Nëse nuk e kemi një drejtësi të tillë, atëherë demokracia nuk është funksionale. Për Shqipërinë kjo reformë është një prej aspekteve më vendimtare. Ne e ndihmojmë Shqipërinë dhe nuk themi çfarë është mirë apo keq, pra jemi partnerët tuaj. Sot kam takuar shumë njerëz, mes tyre dhe studentë që studiojnë për drejtësi në Holandë. Këtu ne kemi një program për shtetin e së drejtës. Do të punojmë bashkë për hapat e tjerë?, tha Renee Jones Bos.
Prioritetet
Zëvendësministrja e Jashtme e Holandës paraqiti një tablo jo të mirë sa i përket plotësimit të prioriteteve nga ana e autoriteteve shqiptare. Ajo theksoi se Shqipëria nuk ka plotësuar 5 prioritetet e kërkuara nga Bashkimi Europian, ku veçoi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. ?Jo plotësisht deri më tani. Ne duhet të jemi të sinqertë për këtë. Hapa të tjerë duhet të ndërmerren, si për shembull reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Pra, hapa janë ndërmarrë, por për momentin nuk jemi atje ku duhet?, nënvizoi Renee Jones Bos. Gjithashtu, ajo u shpreh se hartimi dhe votimi i ligjeve është vetëm një proces, por më e rëndësishmja është zbatimi i tyre. ?Hapi i radhës është zbatimi, pasi tjetër gjë është t?i kesh gjërat e shkruara apo të prodhosh ligje dhe tjetër gjë t?i realizosh ato. Dhe, siç thuhet, prova e ëmbëlsirës së Pudingut është kur e konsumon atë. Hapa konkretë, vijueshmëri dhe zbatim. Këto janë ato me të cilat do të përballet Shqipëria?, u shpreh zv.ministrja e Jashtme e Holandës, shtet i cili në janar të vitit që vjen merr Presidencën e Bashkimit Europian. / Sot
Pas debateve të forta politike që përkeqësimi i Shqipërisë n...
Keu i PD Lulzim Basha, ne emisionin Opinion te Blendi Fevziu...
Presidenti Bujar Nishani deklaroi se përfaqësues të administ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar nj...
Prej ditësh në media dhe rrjetet sociale ka pasur debate të ...
Një burrë i moshuar ka protestuar në mënyrë të veçantë ditën...
Vetëm pak orës pasi bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë si...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar sër...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk...
Banka Botërore publikoi raportin e saj vjetori Doing Busines...
Policia e Durrësit ka hezitur disa ditë më parë të arrestojë...
Kim Kardashian tashmë ka gjetur starin e saj nga Lozhani i K...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një...
Në spitale s’ka analgina, e cila kushton vetëm 60 lekë të re...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta si kurrë më parë është gjendu...
Prokuroria ka tërhequr për hetim dosjen e skandalit tek “Lag...
Analisti Janusz Bugajsi, studiues në Qendrën për Analiza të ...
Dy vellezerit Hajri nga Shijaku jane shpallur ne kerkim nder...
Këngëtari Sherif Merdiani, ka reaguar pas deklaratave të kol...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...