web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gara për kreun e FRPD-së/ Lisandër Hoxha: "Një anëtar, një rol" do sjellë ringritjen e fuqishme

28 Tetor 2015, 10:16, Aktualitet CNA

“Unë besoj se FRPD ka nevojë emergjente për ndryshime rrënjësore në mënyrë që ti rikthejmë të rinjve besimin tek Partia Demokratike. E keqja më e madhe sot është mungesa e shpresës, e cila po largon çdo muaj mbi 30 mijë të rinj drejt europës. . Misioni ynë i ri është ti inkurajimi i qytetarëve të luftojnë dhe të reagojnë ndaj arrogancës qeverisëse. Çelësi i ringritjes së FRPD-së është ndarja e saktë e roleve dhe dhënia e mundësisë për të gjithë për t?u bërë pjesë aktive e FRPD-së.”

 

Citynews ka intervistuar kandidatin për garën e sapo shpallur në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Lisandër Hoxha është kandidati i parë i cili sqaroi pikat që ne i kërkuam të na tregonte. Pra kush është ky kandidat, nga vinte dhe cilat ishin kontributet politike në FRPD dhe PD, forumi i të rinjve demokratë sot, gara në vetvete dhe si ai do e ringrejë këtë strukturë.

Nga vjen, karriera dhe kontributet?.

-“Unë jam Lisander Hoxha, Lindur në Bajram Curri 1986 i martuar me një fëmije. Kam kryer  shkollën e mesme në Gjimnazin ?Sami Frashri? (2000-2004), dhe më pas kam studiuar në  ?Universitetin e Tiranës?, Dega Shkenca Politike (2004-2008) dhe Master në Të drejtën Publike (2010-2012). Kam kryer një trajnim pranë Ministrisë se Punëve të Jashtme në Akademinë Diplomatike dhe jam çertifikuar diplomat i ri (2009-2010). Punësimi im i fundit është në 2011, ku kam drejtuar drejtorinë e politikave të punësimit pranë Bashkisë Tiranë. Për sa i përket aktivizimit tim në politikë mund të them shkurtimisht se e kam nisur pranë shtabit të të rinjve të FRPD me Z.Besnik Mustafaj, atëherë kandidat për Bashkinë Tirane. Më pas, në zgjedhjet e 2001 kam  qenë aktiv pranë FRPD, dega Tiranë.  Në zgjedhjet politike të vitit  2003 jam aktivizuar pranë shtabit të të rinjve të Z.Spartak Ngjela, kandidat për Bashkinë Tiranë. Në vitin 2005 u angazhova pranë FRPD, në njësinë 2, ku kisha funksionin e koordinatorit në  disa qendra votimi. Në vitin 2007 kam qenë Drejtues i komanduar i të rinjve të FRPD, njësia nr. 4, Tiranë. Në vitin 2009, Koordinator i projektit për votuesit e parë pranë shtabit qendror te PDSH. Në  2011-ën, Grup Kontrolli i Kryetarit të PDSH për qytetin e Tiranës. Ndërsa në 2013-ën, Grup kontrolli i Kryetarit te PDSH për qarkun e Tiranës. Së fundmi, në 2015-ën kam qenë i deleguar i Kryetarit te PDSH për Bashkinë Durresit.”

FRPD sot?

-“Unë besoj se FRPD ka nevojë emergjente për ndryshime rrënjësore në mënyrë që ti rikthejmë të rinjve besimin tek Partia Demokratike. Vetëm një organizim i ri, jo vetëm në zgjedhje por dhe në funksion si psh. një anëtar një rol  do të mundësonte një ringritje të fuqishme të FRPD.

Sot strukturat funksionojnë sipas një modeli qe nuk i përshtatet kushteve në te cilat ndodhet opozita shqiptare. Do të duhet shumë punë nga ana jonë që të gjithë të ndihen të përfaqësuar dhe të kontribuojnë sipas mundësive në sektorët prioritare që PD sot ka nevoje

Ne kushtet kur asnjë shoqatë civile nuk shfaq shqetësimin më të vogël, kur në Shqipëri vetëm për detyrime kontraktuale ndaj OSSHE arrestohen mbi 30 mije qytetare madje ndalohen dhe minoren nga organet shtetërore, në kushtet kur asnjë media kombëtare nuk guxon te kundërshtojë apo të bëjë transparencë, unë mendoj se roli i opozitës është jetik për demokracinë dhe stabilitetin shoqëror në vend. Opozita sot dhe FRPD me mua në krye nesër do të jenë në luftë të hapur me të keqen. E keqja më e madhe sot nuk është as varfëria e as mjerimi dhe shtypja por është mungesa e shpresës, e cila po largon çdo muaj mbi 30 mijë të rinj drejt europës. Unë mendoj se nuk jemi ne që duhet te ikim por është kjo qeverisje. Ka ardhur koha të vrasim frikën brenda secilit prej nesh dhe ti dalim përpara modelit të mbrapshte të Edi Rames dhe Ilir Metes.

Vetëm te bashkuar mund ta detyrojmë frikacakun Edi Rama ti beje hesapet mire para se te tallet me Shqiptaret. Unë kam bindjen se ky brez i të rinjve sot do të jetë brezi i ndryshimeve të mëdha. Do të jetë brezi i të patremburve që do rrezojnë muret e krimit dhe korrupsionit, do të jetë brezi që do e bejnë Shqiperinë si europa.”

 

Gara?.

“Lidhur me garën, ky model amerikan i cili në thelb ka lirinë e gjithkujt për tu anëtarësuar dhe për të votuar për kreun e FRPD-së është një risi e bukur. Ishim mësuar me modelin e të deleguarve dhe kjo përbën një element shtese i cili mbetet për t?u vlerësuar si hap demokratizues brenda PD. Unë kam bindjen se edhe 20 diskutimet publike i bëjnë mirë FRPD-së, pasi secili anëtarë ka mundësinë të dëgjojë dhe të zgjedhë alternativen e tije më të mirë.”

 

Ringritja e forumit

– “Unë besoj se vetëm një ndarje e saktë e roleve dhe dhënia e mundësisë për të gjithë për t?u bërë pjesë aktive e FRPD-së është çelësi i ringritjes. Misioni ynë i ri nuk është tu shpjegojmë njerëzve se si funksionon demokracia por ti inkurajojmë ata të luftojnë dhe të reagojnë ndaj arrogancës qeverisëse, e cila po rrënon çdo familje shqiptare. Misioni ynë i ri është përgatitja e revolucionit rinor demokratik. Me të nuk nënkuptoj grusht shteti por vrasjen e frikës për çdo te ri dhe bërjen e tyre qytetarë aktiv të përgjegjshëm për të drejtat e tyre dhe të afte ti mbrojnë ato me çdo kusht. Rinia e FRPD do të jetë në rrugë në protestat më masive të organizuara me parë, ne mbrojte të kauzave të opozites dhe të Shqiptareve. Unë besoj se kryefjala e modelit organizativ të FRPD të cilën do e shpalos në detaje gjatë konvetës kombëtare do jetë gjendja aktuale e Shqipërisë dhe e rinisë shqiptare. Një model i ngritur mbi nevoja është gjithmonë një model i suksesshëm.”/citynews





Lajmet e fundit nga