Kontrolle dhe konfiskime kundër evazionit fiskal në Gjermani
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
?Fiks Fare? ka sjell në vëmendje aksionin e informalitetit dhe punën e inspektorëve tatimorë në terren. Për ndryshim nga ditët e para të këtij aksioni, tashmë gjendja në terren është shumë ndryshe.
Përmes kamerave, ?Fiksi…? ka arritur të kapë inspektorë tatimorë që udhëzojnë pronarët e lokaleve se si t?i shpëtojnë gjobave, duke i ndierë në ?faj? iu duhet të gjobisin bizneset.
Një lokal në Tiranë
Pronari i lokalit: Ndoshta kam harruar. Për Zotin, nga që jam vetëm!
Inspektori i tatimeve: Nuk kena asnjë problem kështu ligjor a për…
Pronari: Ti shikon çfarë xhiroje kemi. Ne familjen po mbajmë.
Inspektori tatimeve: Shiko, po të kishe punëtorë, do jua kishe vënë fajin punëtorëve.
Pronari: Jo më mirë ta mbaj fajin për vete se sa t?ua fus punëtorëve.
Inspektori: Sot ke 5-6 grupe këtu rrotull. Kam fjalën ti ruaj vetën tënde.
Inspektori 1: Ti je A… 2?
Pronari: Po, do vendosni gjoba?
Inspektori: Unë nuk e di në errësirë kur futesh, nuk e di se ku jam tu hy. E ka pre, s?e ka pre. Lus Zotin, ishalla e ka pre. Ne kudo që hyjmë paragjykohemi. Ky tani duhet me zanë mend, që ka ardhur një ditë që ata pesë vetë që hyjnë brenda preua (kuponin tatimor). Unë ty të bëj nder aty ku nuk cenoj bukën e kalamajve të mi. A të them edhe një gjë tjetër unë ty? Domethënë është shtrënguar aq sa s?kam ça me të ba. I bihet murit? Jena me urdhër të punës.
Pronari: Po e di mo më vjen keq s?po të kërkoj as letër, a urdherin e punës.
Inspektori: Kudo që futemi këtë muhabet kemi ne. Nuk kam ça me të ba. Mua më pe sot, nuk më shikon më këtu. Unë kam qenë inspektor zonë këtu, nuk e di ke qenë ti a s?ke qenë para 4-5 viteve, ka qenë kohë tjetër. Tani jemi më ndryshe. Ata mezi po presin me na kap ne inspektorët me na fut brenda. Tani nuk falet kur ke pesë tavolina, i ke të gjitha… Se unë ulem këtu brenda dhe unë s?e di kush është njëri, kush është tjetri. Ti mund ta kesh mikun brenda, mund ta kesh armikun brenda. U fut brenda thotë nuk veprohet. Se këtu kanë filluar gjërat duke u bërë kryqëzime. Çdo gjë. Unë sot po rri me këtë, nesër me një tjetër.
Pronari: Ej, është e sigurtë që do ta marr gjobën, një 500-she?
Inspektori: Unë po të them vinë 20 veta në ditë, 20 informacione. Vijnë qytetarë si puna jote, si puna e këtij, vijnë atje me kollare. Filani s?pret (kupton tatimor), filan inspektor nuk u vë gjobë, filani kështu, filani ashtu.
Hartojnë procesverbalin
Inspektori: Ishin gjashtë tavolina me klientë, një tavolinë ishte duke u shërbyer pa kupton tatimor. Kështu po t?i veja unë të gjitha, t?i vendosin ty komplet. Ore unë di me ba nder. Sot ka ardhur koha me ba nder deri aty ku s?i bën dëm vetes. (vazhdon shkrimi i procesverbalit). Ishin marrë 2 kafe dhe një ujë me vlerë 150 lekë.
Inspektori 1: Sa e ke kafen?
Pronari: 60 lekë.
Inspektori: Po uji?
Pronari: 60 lekë.
Inspektori: 180 lekë totali. Me vlerë totale.
Inspektori 1: Jemi nga Drejtoria e Përgjithshme, kushedi se ku na çojnë më pas. (Vazhdon shkrimi i procesverbalit) I lihet detyrë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë të zbardhë shkeljen e mësipërme.
Inspektori: Merre kur të vinë ato që binë raki, merre 1 faturë ose 2 dhe pastaj bëj riciklimin e brendshëm.
Pronari: Se rakinë e bëj vetë, si do i bëj?
Inspektori: po bëjë si po te them unë tani ty. Unë po të them ty merr 4-5 shishe dhe vazhdo bëj… E ke shishen brenda ti. Shishja jashtë duke sikur është e shtetit, e kantinës për shembull. Është mall, ti e provon edhe me shit kur e prodhon. Shteti ta njeh me pi me miqtë edhe me shokë tek shtëpia jote. (Vazhdon shkrimi i procesverbalit) Disponon faturat, se për librin nuk po shprehem se i bie të vë gjobë edhe për librin. Thuaj ekonomistes të mbajë dy libra.
Pronari: Po e pyeta, tha i kam të vjetshmet, nuk po i kërkon më, mos i plotëso më tha.
Inspektori: Për 13 sekonda më ke shkruajtur këtë. Shitja 85.000 (të vjetër) me kasë 85.000 lekë, shitje. Shumë e kësaj. Edhe me shumën e kësaj punon një herë në 3-4 ditë. E kupton se sa punë është. Kontrolli filloi në 20:00 dhe mbaroi në 20:20.
Ndërkohë në një rast tjetër, në qytetin e Lushnjës, është vënë re një pakënaqësi nga administrata.
Një lokal në Lushnjë
Inspektori i hetimit tatimor: O shef do të ikësh në ndonjë vend?
Fiksi: Jo o vëlla, po pres një shok, po vjen tani. Po vjen i ngarkuar.
Inspektori: i ngarkuar vjen?
Fiksi: Ë.
Inspektori: Në çfarë vendi ka ngarkuar?
Fiksi: Gjysmën i ka m letra, gjysmën pa letra.
Inspektori: O bo, bo, ç?na nxore punë ne, do dalim në televizor.
Fiksi: Ça bëhet ndonjë gjë?
Inspektori: Ishalla ke ndonjë mall të mirë lart. Do të dalim në televizor sot, u bë nja dy javë që s?kemi dalë në televizor.
Fiksi: Kapni ndonjë lekë apo jo të paktën?
Inspektori: Kapin, si nuk kapim. Kapim, kapim, 150.000 euro bëmë sekuestro na dhanë 600.000 lekë (të vjetra).
Fiksi: 600.000 lekë (të vjetra) ë?
Inspektori: E ça t?i bëjmë ne vari …, punë shteti, punë shteti je ti, s?je privat. Punë shteti është, do lërë thotë ai, do ikë thotë ai. Vari leshtë o burrë.
/ Top Channel
Raporti i fundit i Bankës Botërore për Shqipërinë, tregon se...
Pas kallëzimit të sotshëm, KOASH ka rishpërndarë këtë materi...
Ylli Dylgjeri ka komentuar lidhur me intervistën e këngëtare...
Viti 2013 nuk është larg. Në kuptim kalendarik jo. Kanë kalu...
Analiza e zgjedhjeve lokale, ka shtuar përplasjet brenda Par...
Autor: Gjergj Erebara | BIRN Kuvendi i Shqipërisë filloi sot...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në forumi...
Policia e Tiranës ka ndaluar për llogari të Policisë së Durr...
Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka ka akuzua...
Një atmosferë me debate të forta, ofendime dhe sharje ka sho...
Rrugës së Gjirit të Lalëzit, rreth 50 kilometra nga kryeqyte...
*Elvi FUNDOPartia Demokratike ka filluar analizën e rezultat...
Me afrimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, Kosova ...
Unë Kaso Kosa deklaroj se asnjëherë nuk kam qënë jashtë zhvi...
Janë gjetur në qytetin e Lushnjes dy vajzat e denoncuara të ...
“Une e besoj që Edi Rama dhe KKT nuk kanë dhënë leje ndërtim...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, e konsideron lajm të gëzueshë...
Bashkia e Korçës ka filluar disa takime me qytetarët. “Fjalë...
Një ngjarje e vecantë po ndodh me një italin.Babai Renato, n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...