Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Viti 2013 nuk është larg. Në kuptim kalendarik jo. Kanë kaluar vetëm 2 vjet. Por në kuptimin politik e administrativ për Shqipërinë ai mundet të jetë shumë larg. Një qeveri që u votua e rivotua me shumicë, një kryeministër që arriti madje, për pervëersion të vlerave të shoqërisë, të kthehej në gati një model gjithafarësh për një pjesë të shoqërisë, është sot në kuotat më të ulëta. E shpërfytyruar, me imazh të rrënuar, që me heshtjen e vet, po i bën transparencë korruptimit total që e ka metodë por edhe qëllim të ekzistencës së vet. Lajmi i fundit për lejen e dhënë në Golem për ndërtuesin Aleksandër Frangaj është prova e rënies de facto të Edi Ramës nga poltrona e kryeministrit dhe transforimimit të tij në një klient të një enturazhi biznesmenësh që prej kohësh dominojnë dhe kontrollojnë paranë publike. Kjo jo vetëm pse zhbën premtimin themelor të një të majte, por sepse në mënyrë dramatike rikonfirmon vijimin e skemës rrënuese të tranzicionit. I cili, po të shohim sesi na u servir në vitin 2013 ofronte këtë pamje në raportet ekonomike: ?Ne nuk e pranojmë dot një realitet ku më pak se 5% e njerëzve në këtë vend zotërojnë sot më shumë se gjysmën e pasurive të kësaj toke?. Fjalë të Edi Ramës. Me 5%, zotëria në fjalë dhe vargani i gjysmadeputetëve që i rrinë nga pas kishin parasysh Sandrin, ?të cilit i bënin të fala shpesh?, Samir Manen, të cilin Erjon Braçe e telendiste në facebook, ku edhe ushtron aktivitetin e vet politik, ndonjë ndërtues që është mik i të dyja palëve e që ka patur mbrojtjen e veçantë të Edi Ramës, sa herë ky ka patur ndonjë të drejtë firme, që nga Pallati i Kongreseve e deri tek pallate të kundërshtuara te Liqeni Artificial. Së fundmi këtij 5% i shtohet edhe Carapuli, që po të besojmë opozitën i ndërton vilën zotit kryeministër në Surrelin e qetë e rrëzë Dajtit. I shtohet edhe komedia prej katundari e një rruge private që ish-presidenti i vendit, aleat i kryeministrit, krijon në zemër të kryeqytetit. Në kupolë qëndron edhe Kokëdhima, që prej kohësh është mentori politik i tij, apo nja dy tre deputetë biznesmenë e të Fortë njëkohësisht, me të cilët Edi Rama konsumon vendimmarrjet dhe gjen sigurinë. Nxjerr frikën e tij kapilare që e çoi në dorëheqje në vitin 2009, por e cila iu ngurtësua në formën e një garancie presioni nga këta njerëz që sot janë drejtimi i vërtetë i qeverisë. Tenderat e publikuara së fundmi, me fitues deputetë apo biznesmenë fantazëm, tendera me para publike ku marrin pjesë vetëm 2 konkurentë, apo vendimi për t?i paguar Digitalb 3.4 milionë dollarë për dekokdera për familjet në nevojë, para tonat, janë dëshmia se nocioni i shtetit është konsumuar definitivisht. Ky njeri sot kalëron financat e shqiptarëve për llogari të një 5% që deri më dje e sulmonte. Edhe të vetes sigurisht , sepse edhe kryeministri ka Fee e vet. U sha e stër-sha Sali Berisha. Saliu siç i thonë. U bë nëna e të keqes, u bë krimineli, maskarai, hajduti etj.. Por Saliu iku dhe nga pas erdhën fotokopjet e tij. Por ka sërish një ndryshim që është mirë ta rrokin të gjithë: Saliu u akuzua se krijoi skemën e familjes, për llogari e në emër të të cilës përdori si bashkëpunëtorë këta biznesemenë, këtë 5% që përflitet sot. Të cilët i drejtonte dhe menaxhonte, me të cilët ndante paratë. Të kujtojmë këtu telefonatën e tij urdhëruese në emisionin ?Zonë e Lirë? për Ardian Fullanin, emision ku ishin të ftuar Sandri dhe Fevziu. Sot kemi një ndryshim: Edi Rama është mbjellë në politikë nga të tjerë dhe ai gjallon sot nga dielli i të tjerëve. Ndaj edhe sot ky 5% është më i fortë se kurrë, sepse sot, për të përdorur një zhargon, ky 5% ?po punon edhe kryeministrin?./Respublica
Analiza e zgjedhjeve lokale, ka shtuar përplasjet brenda Par...
Autor: Gjergj Erebara | BIRN Kuvendi i Shqipërisë filloi sot...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në forumi...
Policia e Tiranës ka ndaluar për llogari të Policisë së Durr...
Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka ka akuzua...
Një atmosferë me debate të forta, ofendime dhe sharje ka sho...
Rrugës së Gjirit të Lalëzit, rreth 50 kilometra nga kryeqyte...
*Elvi FUNDOPartia Demokratike ka filluar analizën e rezultat...
Me afrimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, Kosova ...
Unë Kaso Kosa deklaroj se asnjëherë nuk kam qënë jashtë zhvi...
Janë gjetur në qytetin e Lushnjes dy vajzat e denoncuara të ...
“Une e besoj që Edi Rama dhe KKT nuk kanë dhënë leje ndërtim...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, e konsideron lajm të gëzueshë...
Bashkia e Korçës ka filluar disa takime me qytetarët. “Fjalë...
Një ngjarje e vecantë po ndodh me një italin.Babai Renato, n...
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për mble...
1./ Rrallë herë mund ta dëgjosh por nëse ta uron njeri ndjeh...
Bashkia e Tiranës ka prezantuar netët e filmit “Tirana Film ...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj thotë se Qeveria duhet...
Ambasadori amerikan, Donald Lu ka vizituar sot, ish-kampin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...