Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
1./ Rrallë herë mund ta dëgjosh por nëse ta uron njeri ndjehesh i vlerësur. ?Paç fatin e Andi Bushatit?! është një lloj instalacioni oral në formë bekimi që e pëshpërit komuniteti i gazetarëve veçanërisht në Tiranë e nëse ta përplasin në fytyrë apo në telefon nuk ka arsye të mërzitet as emërpërmendësi e as ti që mundohesh ta kesh si aureolë.
Andi Bushati ka një lloj konseguence permanente në profesionin e tij si gazetar. Talenti dhe sqima e tij prej profesionisti pavarësisht se herë-herë pengohen nga oratoria e tij prej breshke sërish e qëndisin bukur mendimin e nxjerrë në formë zanore apo të shkruari.
Andi ka lindur me nafakë edhe andej edhe këtej kufirit kohor. Nip blloku i bllokuar nga bollëku i profiteve të gjyshit deri në fund të viteve ?80 nuk e çante shumë kokën për lirinë e shtypit apo shtypin e lirisë. Me rrëzimin e regjimit komunist ngriti talentin dhe nuhatjen e tij gazetareske. Megjithëse presidenti brutal Berisha i deklaruar armik i fjalës së lirë kishte porosi të veçantë për nipin e shokut Hysni Kapo, lideri komunist që i kishte hapur derën doktor Berishës. Si mik familjeje, Berisha e kapërdinte me sëkëlldi opozitarizmin që gazetari i ri Bushati i bënte qeverisjes taze të re. Pavarësisht se Berisha me gazidedasit e tij rrahu, vrau, përcëlloi, anatemoi, përvëloi ata pak gazetarë të lirë deri në vitin 1997, por prej prudencës së Andi Bushatit i ra qylit pa ngrën dajak apo plumb bythëve edhe miku i tij Blendi Fevziu.
Largimi i Berishës nga pushteti afroi klanin e Klanit të Sandër Frangajt me socialistët e rinj dhe bashkë me Sandrin, Andin, Blendin, Benin, Armandin edhe Andi jo vetëm Bejtja por edhe Bushati ia ndjeu lezetin të bërit gazetari. Tek-tuk me shpërthime dhe opozitë rozë ndaj qeverisjes rozë klani i Klanit të Sandrit e nisi me revistën Klan dhe fundpushteti i Fatos Nanos më 2005 i gjeti me Klanin televizion kombëtar?
Dhe më pas historia dihet. Bythë e brekë me demokratët e Berishës, bythë e brekë me Edi Ramën edhe ministër kulture edhe kryebashkiak, opozitë elegante ndaj pushteteve lokale e qëndrore, realizim ëndrrash, dëshirash, llokma, tendera, infuleca.
Kësaj here Andi Bushati bashkë me talentin dhe diletantizmin e kamufluar nuk u pa kurrë në llogoren e parë të qokave të klanit të Klanit të Sandrit por rehatia në gazetari i vazhdoi gjatë.
Opozitë Berishës, tek-tuk ndonjë përgojim gjyshërish si resto.
Opozitë Nanos, tek-tuk ndonjë batutë shpotitëse si resto.
Opozitë Ramës, tek-tuk ndonjë telefonatë ose drekë e nervozuar pune?
Dhe mbaj mend kur prej vitit 2009 redaksia e gazetës TemA, botuesi i saj Baze dhe ne gazetarët e paktë ishin në pole position kundër regjimit brutal të Berishës, flinim me frikën e hakmarrjes dhe zgjoheshim me hakmarrjen e pushtetit. Dhunë, diegie makinash, rrahje, ndërprerje energji elektrike, sekuestrim shtypshkronje, thyerje dhëmbësh, ndjekje, presione, gjyqe, gjoba, kanibalizëm pushteti aq sa personalisht u detyrova të shpërngulesha në Përmet e të opozitaroja prej andej. Por edhe atje Berisha dërgoi sejmenin e tij Mit?hat prej Havari të vazhdonte me dajakun e pushtetit.
Teksa bëj një retro të shpejtë më rezulton se kur digjej gazeta ?Koha Jonë? Andi Bushati ngrohej.
Kur dhunoheshin gazetarët Andi Bushati i ngushëllonte.
Kur burgosej Sandër Frangaj dhe Martin Leka, Andi Bushati u dërgonte letra në burg.
Kur gjobitej Top Channel, Andi Bushati kqyrte i dëshpëruar.
Kur dhunohej botuesi Mero Baze, Andi Bushati rastiste aty i paprekur.
Kur sekuestrohej redaksia dhe shtypshkronja e gazetës TemA, Andi Bushati paguhej rregullisht pa ndërprerje si gazetar.
Kur Andi Bushati vazhdon të sulmojë ashpër koalicionin Rama-Meta edhe te ?Opinioni? i Fevzos së klanit të Klanit të Sandrit edhe te lapsipikëkom, honorarpaguesi i tij Sandër Frangaj shpërblehet si gjithmonë por kësaj here me toka dhe leje ndërtimesh në Golem. Paksa larg Tiranës por pak rëndësi ka. Andi e bën mut qeverinë, qeveria na bën mutin ne taksapaguesve. Prandaj e kam ëndërr të mbyllur në sirtar dëshirën që më le pa gjumë qysh prej vitit 1991. Kur të rritem dua të bëhem gazetar e të punoj për Sandrin. Për Sandër Frangaj që ka shok Samir Manen, Ardian Fullanin, Blendi Fevziun, Edi Ramën?
Bashkia e Tiranës ka prezantuar netët e filmit “Tirana Film ...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj thotë se Qeveria duhet...
Ambasadori amerikan, Donald Lu ka vizituar sot, ish-kampin...
Partia Demokratike ka akuzuar përmes deputetit Gent Strazim...
Presidenti i Shqipërisë , Bujar Nishani ka uruar në një bise...
Efektivët e policisë së Shkodrës kanë sekuestruar 37 kilogra...
Dy kushërira që vazhdonin studimet në të njëjtën shkollë jan...
Vendimi për deputetin e PD-së, Astrit Veliaj do të jepet më ...
Prokuroria e Tiranës ka dalë kundër vendimit të Gjykatës për...
Nëpërmjet portalit transparenca.al, qeveria ka reaguar lidhu...
Gjatë një interviste me gazetarin Enkel Demi, deputetja e Pa...
Në një dalje për shtyp, Partia Demokratike ka denoncuar korr...
Gajtë përurimit të ambienteve të reja të komisariatit nr.3 n...
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë treditore në Ho...
Këngëtarja e njohur e viteve 70’, Alida Hisku, ka rrëfyer pë...
Genc Ruli ka folurgjatë një interviste për Enkel Demin, për ...
Më në fund zbulohet leja me të cilën Aleksandër Frangaj po n...
Nga Andi Bushati Lexova sot një shkrim të kolegut tim Mero B...
Nga Mero BazeDisa eskavatorë dhe makina transporti thyen sot...
Vetëm një kandidat serioz si Ervin Salianji, mund të kishte ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...