web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intervista/ Olta Xhaçka: Ju shpjegoj cilat janë impulset e reja

27 Tetor 2015, 13:27, Aktualitet CNA

Gjatë një interviste me gazetarin Enkel Demi, deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është shprehur lidhur me ngjarjet e fundit politike si dhe për rolin e grave në parti.

Kongresi i Partisë Socialiste do të ketë 50 për qind gra. Olta Xhaçka, e cila drejton gruan socialiste e quan këtë një fitore të madhe, e cila duhet të shoqërohet me të njëjtën kuotë përfaqësimi të grave në zgjedhjet e përgjithshme.

Ajo nuk dyshon që Kongresi do të thirret në janar, ndërsa nuk druhet të pranojë që ka debat mes socialistëve, por i hedh ujë zjarrit me formulën e demokracisë së brendshme.

Sipas saj debate mes socialistëve është një ves vjetër që ka mbetur dhe është trashëguar shëndetshëm.

Në Shih Programin, në TVSH, ajo ndalet tek ndryshimet në qeveri, aksionet e saj dhe reforma në drejtësi dhe çështja e dekriminalizimit.

Intervista e plotë

Ka një lloj depresioni shoqëror prej reformave dhe masave të ndërmarra nga qeveria apo jo?

Po, ndoshta, po. Por duhet theksuar se reformat përgjithësisht i tregojnë sukseset e tyre apo objektivat e mbërritura pas njëfarë kohe, jo menjëherë. Reformat janë pak a shumë siç thoshte dikur Margaret Theçer: ?Nëse pacienti është shumë i sëmurë edhe terapia është më e vështirë?. E di edhe që mund të jetë e dhimbshme, por është një përpjekje për të vënë shtetin në shinat e ligjshmërisë, për të krijuar nje raport me të drejtë mes shtetit dhe qytetarëve, për të patur më shumë shërbime në të ardhmen, më shumë shkolla, spitale. Dhimbjet sot mund të jenë të forta, por këto do të kalojnë dhe e rëndësishme është ajo çfarë do të mbetet.

Margaret Theçer, një ultrakonservatore, nuk besoj se është frymëzim për të majtën…

Dakord, por vlen postulati gjithsesi…

Margaret Theçer, kur filloi të bënte reformat në vitet ?80 ka hequr ?picirin? me protesta deri edhe të dhunshme, luftë me sindikata, pra nuk e ka patur aspak të lehtë?

Padyshim, reformat dhembin pa dallim ideologjie.

A i kishit menduar këto lloj reformash kur erdhët në pushtet, sepse dukej si një revolucion i kadifejtë ardhja juaj…

Nuk besoj se kemi vizatuar nje situatë të kadifejtë, ne kemi vizatuar endrrën tonë, atë që do të donim që Shqipëria të ishte, kemi vizatuar objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë programor, kemi vizatuar çfarë do bënim në qeverisje së bashku me aleatin tonë. Nuk e dinim sesa e rëndë ishte situata. Jam e bindur që situata ka qenë shumë më dramatike sesa e prisnim. Sigurisht që vlen akoma ajo çfarë ne ?kishim vizatuar?, objektivat qeverisëse që ne kemi, por nuk mund të hidhesh tek hapi i pestë pa kaluar nëpërmjet katër të parëve.

– Jetojmë në kohë ku po flitet për informalitetin me tone të ashpra, por prapë nuk kemi rritje të ardhurash?

Siç e thashë nuk mund të kemi rritje të ardhurash për një periudhë afatshkurtër, këto aksione dhe reforma nuk i shfaqin frytet menjëherë, janë aksione që sjellin benefite të shtuara në cilësinë e jetës së qytetarëve, por jo menjeherë. Unë do ta quaja reformë atë të informalitetit, jo aksion, sepse po të shohësh sot ka më shumë se dy mijë biznese të rregjistruara në QKR. Ka shumë me tepër biznese që kanë rregulluar raportin me kuponin tatimor. Të ardhurat që do të mblidhen nuk do të jenë për një muaj apo për dy, por do të sjellin mundësi më shumë për t?iu ofruar shërbime qytetarëve, ndaj mos prisni t?i shikoni qysh në ditët e para të saj.

– Ju e njihni më mirë se unë realitetin e Korçës, jeni deputete aty. Dihet që në Korçë domatja bëhet vonë, jemi në kohën e mollës, fermerët duan t?u mbrohet prodhimi. Kjo si bëhet?

Kjo është një situatë për hir të së vërtetës shumë fatkeqe, unë i kam parë nga afër, i kam ndjekur dhe si deputete. Është e dhimbshme të shohësh sesi iu shkon mundi dëm. Padiskutim një arsye është pamundësia e shtetit për t?i ndihmuar aq sa duhet, padiskutim janë subvencionet jo në masën që duhet të ishin. Por ne kemi një marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e rajonit. Nuk mjafton të ulësh traun dhe të shesësh domatet. Ata nuk gjejnë treg shpesh, ndaj hedhin mallin. Një nga gjërat që mendoj se mund t?i ndihmojë është dhe projektiligji që bujqërit apo fermerët, të cilët duhet të pajisen me numër NIPT-i, që tregtarëve t?ua shesin pa paguar TVSH, por që pastaj këtë mall të paktën ta dokumentojnë. Një mundësi tjetër shumë e mirë do të jenë edhe magazinat e depozitimit, që të paktën shteti të sigurojë që puna dhe djersa e këtyre njerëzve të mos shkojë dëm, por të grumbullohet dhe vlerësohet. Por, këto nuk janë gjëra që bëhen tak-fak.

– Kjo puna e NIPT-it doli tani, por sot nëse futen makinat për të marrë mallin, hyjnë tatimorët nëpër fusha…

Po tregtarët patjetër që do t?i ndjekin tatimorët, sepse duam të fusim shtetin në shinat e ligjshmërisë. Duhet pak kohë që sisitemi të vendoset dhe formalizohet.

–  Unë kam lexuar një koment (që për mua ishte shterrues) i Erjon Braçës që thoshte se nuk mund të shkojë fshatari të lërë punën, të humbë ditën e të shkojë të merret me NIPT-in, por të ketë mundësi që të bëjë letrat aty ku jeton dhe pagesat t?i kryej në postë…

Patjetër që edhe kjo është një mundësi, e cila do të shikohet. Propozimi për të pajisur me NIPT fermerët është ende në fazë diskutimi, ende asgjë nuk është vendosur. Sigurisht që situata është siç ka pas qenë, por ne duam ta sistemojmë këtë treg.

– Unë e di që ju lexoni, ju pëlqen fjala. Ka një fjalë që po na torturon të gjithëve: është fjala ?impuls?. Si ju vjen kjo fjalë?

Mua më ka pas pëlqyer gjithmonë dialektika. Gjërat që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, apo gjërat që ndeshen përgjithësisht sjellin zhvillim. Edhe në këtë kuptim nuk i shoh impulset e reja si dy gjëra që duhen vënë kundër njëra-tjetrës, por si diçka që padiskutim ecin krahas njëra-tjetrës dhe sjellin diçka tjetër. Parimisht unë jam shprehur dhe më herët se nuk shoh asnjë gjë të keqe nga të pasurit e impulseve të reja, që do të thotë, njerëz të rinj, programe të ri, objektiva të reja?

– ?qeveri të re?

Makar dhe qeveri të re. Ama unë besoj shumë fort se është kreu i qeverisë ai që ka të drejtën për të gjykuar nëse ekipi i tij qeverisës i është përmbajtur objektivave të vendosur bashkërisht, nesë janë përmbushur apo jo dhe në këtë kuptim është ai që njeh punën, që njeh përkushtimin, që njeh punën e gjithësecilit, edhe ato që nuk janë gjithmonë të dukshme për publikun. Unë mund të them se kjo është një qeveri që ka çuar përpara disa nga reformat më të rëndësishme dhe për këtë duhet përgëzuar. A ka më tepër se kaq për të bërë? Jam e bindur se po. A duhet ta gjykojmë ne si përfaqësues të PS? Unë them që jo, sepse i përmbahem asaj që i takon kreut të qeverisë që ta bëjë një gjë të tillë. Dhe i përmbahem dhe gjësë tjetër që nëse duhen bërë ndryshime, këto nuk mund të bëhen nën presionin e askujt, aq më pak të një opozite e cila unë mendoj se e ka humbur rrugën. Opozita sot nuk ka një program të saj, një alternativë qeverisëse, duke mos patur një ?ëndërr të sajën? sot ajo është bërë inegzistente. Opozita do vetëm të përçajë mazhorancën.

– Në fakt, presionin për ndryshimet në qeveri nuk po i bën opozita, por aleati në qeverisje apo jo?

Kushdo qoftë, ndryshimet nuk duhen bërë nën presion.

– Kjo shumicë po punon nën presion?

Jo, nuk mendoj se është duke punuar nën presion. Unë po flas për presion nga opozita, nuk gjykoj atë që ndodh brenda aleancës sonë si presion, sepse unë mendoj që çdo marrëdhënie është e gjallë dhe si e tillë ka dinamika të ndryshme, të cilat vijnë si pasojë e situatave të ndryshme. Por, mendoj se kjo është një marrëdhënie që funksionon dhe është një marrëdhënie që ecën në raport shumë të drejtë. A ka kërkesa për njëri apo tjetrin?! Jam e bindur që po. A ka pakënaqësi?! Jam e bindur që po. A ka debat të brendshëm?! Falë Zotit që ka! Ne jemi krenuar gjithnjë me faktin që jemi një forcë me debat dhe demokraci të brendshme. Në këtë kuptim shumë mirë që ka debat, nuk do ta quaja presion.

– Herë pas herë ndjekim mbledhjet e grupit parlamentar, kuptohet me lajmet që dalin me sms. A ka komunikim mes deputeteve dhe ministrave? Ta hapin ministrat telefonin?

Po. Patjetër.

– Po, pse ka dalë nami që ministrat nuk përgjigjen në telefon?

Mendoj se është një ndër ato shashkat që hidhen.

– Madje thuhet që kryeministri ju ka thënë deputetëve se nuk keni pse t?i merrni më ministrat në telefon.. .

Jo, nuk është aspak e vërtetë. Kjo është gënjeshtër e madhe. Madje është e kundërta. Kryeministri ka thënë në mbledhje të grupit që ministrat duhet të jenë bashkëpunues për të gjitha idetë që janë probleme apo domosdoshmëri për t?u zgjidhur. Këtu nuk diskutohet për favore nepotike, por se çfarë mund të bëhet për njerëzit. Unë jam përfaqësuese e një brezi më të ri në arenën e politikës dhe mensoj se jo domosdoshmërisht pushteti aspirohet për të gjetur një vend pune në shtet e në këtë kuptim unë nuk do të doja që PS të ishte për militantët e saj vetëm streha për t?i punësuar në shtet. Ju e dini shumë mirë që administrata shtetërore është 1/10 e votave që PS merr e në këtë kuptim është e pamundur që ne t?i fusim të gjithë në punë. Ne duam të sanksionojmë meritokracinë. Berisha punësimin klanor, partiak e bëri ?par exellence?, e bëri në një mënyrë që ne nuk do ta bëjmë dot kurrë, po ku e çoi?! As nuk fitoi më shumë vota, as më shumë besim, as nuk drejtoi më mirë. Përkundrazi, në funksione shumë të rëndësishme kishte njerëz shumë të paaftë. Ne nuk duam që ta bëjmë kështu.

– Reforma në drejtësi mund të bëhet vetëm me votat e shumicës, por a duhet bërë vetëm me votat e saj?

Unë mendoj që mund të bëhet edhe vetëm me votat e shumicës, por nuk ka asnjë asye pse të mos bëhet bashkë me votat e opozitës. Reforma në Drejtësi është një reformë që po bëhet me ekspertizë amerikane, europiane dhe ekspertë shumë të njohur shqiptarë. Edhe Presidenti i Republikës është absolutisht i mirëpritur, sepse është dhe kreu i KLD-së. Mendoj se opozita duhet të jetë e përfshirë, sepse kjo reformë nuk bëhet që të përfitojë shumica e sotme. Kam lexuar këto draftet e para që dalin, nuk duken aspak dashamirëse ndaj kujtdo që ka pushtetin, apo kujtdo funksionari të lartë. Në këtë kuptim është një reformë që i bën vetëm mirë vendit dhe asnjë pale politike në veçanti.

– Presidenti thotë se është përjashtuar, se nuk ka patur përfaqësues në proces…

Ky është problem? Kush janë njerëzit e tij?! Lista e juristëve ka qenë shumë ezauruese. Janë konstitucionalistët më të mirë, penalistët, civilistët më të mirë. Nuk e di pse tek kjo lista kreu i shtetit nuk gjen asnjë njeri të tij? Nuk funksionon kështu!

– Jemi në përfundim të procesit, por nëse opozita nuk do ta çmojë këtë reformë, kjo reformë a do të kalojë vetëm me votat e mazhorancës?

Nuk di ta jap përgjigjen përfundimtare të kësaj pyetje, por do të ishte jashtëzakonisht fatkeqe po të ndodhte kështu.

– Ka ndodhur dhe herë tjetër…

Padiskutim, por kjo do të ishte fatkeqësi.

– Drafti për dekriminalizimin pothuaj ka mbaruar. A do të ketë fuqi paravepruese ligji për dekriminalizimin?

Unë di që ligji për dekriminalizimin parashikon një listë më shumë sesa ezauruese dënimesh apo krimesh që mund të jenë kryer nga funksionari i lartë dhe që e bëjnë atë jetë i papërshtatshëm më për detyrën. Në këtë kuptiim imagjinoj që do të ketë dhe një gjyq publik, ndaj mendoj se ligji do te ketë fuqi të tillë për të goditur këdo. Por, jemi ende në kushtet e draftimit, ende nuk kemi parë një projekt përfundimtar.

– Gjatë këtyre muajve jemi munduar që të gjejmë emrat e atyre që kriminaliziuan Parlamentin. Në fakt, janë janë kryetarët e partive, të cilët bënë listat. Mendon se tashmë duhet të kemi lista të hapura në zgjedhje?

Nuk gjykoj se i duhet hyrë këtij debati, sepse nuk është ky problemi që kemi, listat e hapura apo të mbyllura. Mund të thoja edhe se sistemi mazhoritar ka sjellë një sërë problemesh në të shkuarën. Fjala vjen SHBA kanë sistem mazhoritar dhe nuk e ka Kongresin me cuba. Por, kini parasysh që opozita sot, abuzon jashtëzakonisht me këtë gjë, gjithnjë duke patur parasysh se ajo lista e gjatë për të cilën ata flasin është krejtësisht fiktive. Ku janë? Emrat që kanë dalë nuk kanë asnjë dokument fajësie, nuk dua të bëj avokatinë e tyre, por dua të them se një pjesë e atyre njerëzve që sot lakohen nuk janë domosdoshmërit kriminelët me një të kaluar monstrueze. Kjo çështje kriminalizohet aq shumë dhe kjo bëhet vetëm për të fshehur kriminelët e vërtetë ata me kollare me jakë të bardhë që e kanë zhvatur vendin

– Doktori prapë?!

Doktori dhe shumë të tjerë. Po këta duhet të penalizohen?! Apo kanë fituar imunitet duke demonizuar një pjesë të madhe të politikës shqiptare. E gjithë kjo histori është një kauzë pas së cilës opozita është kapur fort për të tërhequr vëmendjen nga problemet e saj dhe për të amnistuar kriminelët e vërtetë, kur ishin vetë në pushtet.





Lajmet e fundit nga