web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria dërgon në Apel Fullanin

27 Tetor 2015, 14:05, Aktualitet CNA

Prokuroria e Tiranës ka dalë kundër vendimit të Gjykatës për vendimin mbi Ardian  Fullanin.

Ata kanë dorëzuar në Gjykatën e Apelit ankimimin kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e shpalli të pafajshëm ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Ai akuzohej për vjedhjen e 713 milionë lekëve, si dhe për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së ish-Hotel Dajtit.

Në ankimimin, Prokuroria , kërkon shpalljen fajtor të Fullanit për këto akuza dhe dënimin e tij me 5 vite burg.
Tanimë do të jetë Gjykata e Apelit që do t?i japë formë të prerë pafajësisë, ose dënimit të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.





Lajmet e fundit nga