Aksident në Tiranë, plagosen pesë anëtarë të një familje
Dy automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme...
Është zyrtare që në gjysmën e parë të vitit, konsumi ka rënë, ndërsa ishte shpresa kryesore e rritjes së ekonomisë, duke parë faktorët e tjerë aspak të favorshëm. Uljen e shitjeve deri në vlera dyshifrore e konfirmojnë edhe prodhuesit, të cilët theksojnë tendnca ka vazhduar edhe në tremujorin e tretë
Nga Albana Muçaj
Motori i rritjes ekonomike prej 3% parashikuar në fillim të këtij viti do të ishte konsumi i brendshëm, sipas Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave. Në fakt, që në atë kohë, treguesit e konsumit dhe gjithë faktorët që lidhen me të, si kredia për individë apo biznese, apo edhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen, nuk ishin aq shpresëdhënëse. Për më tepër, rritja e dytë e taksave në janar pritej të rëndonte edhe më shumë te konsumi i qytetarëve. Sigurisht, edhe një shtrenjtim i çmimeve të mallrave do të reflektonte një xhiro më të lartë, por të dhënat e inflacionit tregojnë se çmimet nuk po rriten aq shpejt. Publikimi i fundit i Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT) për nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e dytë, konfirmoi prirjen rënëse të konsumit. Pas një rënie me 1.2%, në tremujorin e parë të vitit, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, shënoi edhe një tkurrje më të fortë në tremujorin e dytë, prej 3,16%. Kjo është rënia e tretë radhazi, pasi edhe shpenzimet për konsum të tremujorit të fundit të vitit rezultojnë negative.
Edhe pse zyrtare, shifrat e konsumit janë parë në këndvështrime të ndryshme, nga institucione që marrin për bazë të dhënat e INSTAT-it. Banka e Shqipërisë, e cila vijon të mbajë konsumin si faktorin kryesor të rritjes për këtë vit, pranoi shifrat e INSTAT-it për tremujorin e parë, madje tregoi arsyen e uljes së konsumit, që sipas saj, vinte nga shtrëngimi i familjeve për të paguar detyrimet e energjisë. Qëndrim të kundërt ka Ministria e Financave. Dyshimet se aksioni kundër informalitetit do të ulë konsumin, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i ka hedhur poshtë, duke nënvizuar se edhe në fillim të vitit nuk ra konsumi por çmimet.
Sipërmarrësit konfirmojnë uljen e konsumit
Por çfarë thonë prodhuesit vendas, të cilët përballen çdo ditë me klientët?! Adi Haxhiymeri, sipërmarrës në industrinë e blojës dhe prodhimin e makaronave thotë se, në nëntëmujorin e këtij viti ka konstatuar një tkurrje prej 10% të shitjeve krahasuar me një vit më parë. Ai përjashton mundësinë e zëvendësimit të pjesës së tij në treg, me importe apo prodhime të tjera vendase. Duke theksuar se prej kohësh industria po punon me kapacitete minimale, ai vë në dukje se ulja e konsumit ka ardhur kryesisht në dy muajt e fundit.
Uljet e shitjeve i raportojnë edhe disa nga prodhuesit kryesorë pranë Biznes Albania-s. Prodhues të pijeve, prodhimeve të mishit, e brumërave, thonë se konsumi në treg është më i kufizuar. Perceptimi i tyre është se kjo ka ardhur si pasojë e reduktimit të të ardhurave në qarkullim. Ata theksojnë se ka një kufizim të shitjeve edhe në dy muajt e fundit.
Presidenti i Biznes Albania-s, Luan Bregasi, thotë se pavarësisht prodhimit të dobët nuk ka pasur ndonjë rritje të importeve, apo zëvendësim të mallrave të prodhuara në vend, me ato të importit. Z. Haxhiymeri thotë se do të duhet të presim deri në nëntor për të kuptuar çfarë ndodhi në të vërtetë, rënia e konsumit do të mbetet, apo ishte një pasojë e përkohshme e aksionit antiinformalitet.
Konsumi është në rënie, por rritja ekonomike afër objektivit prej 2.7% po ndodh. Për tremujorin e dytë, kontribuuan investimet, të cilat pas disa vitesh në rënie, duket se po rigjallërohen. Sipas raportit të INSTAT-it, ?komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 19,02% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014?. Pyetja është sa e qëndrueshme do të jetë prirja për investime, pasi ashtu si edhe tek të ardhurat, shpenzimet e rastësishme, si shitja e licencës 4G, nuk krijojnë një bazë të qëndrueshme për një rezultat pozitiv përfundimtar.
Për më tepër, nëse qeveria kishte parashikuar rritje të konsumit vendas, fokusi duhet mbajtur pikërisht këtu. Kjo, pasi në një mënyrë apo në një tjetër, një rritje e pandjeshme për një ekonomi ?të etur? si e jona që vijon të mbetet në fazë zhvillimi, mund të realizohet, por çfarë do të ndodhë me themelet e ekonomisë, konsumin nëse ai do të vijojë të bjerë. Për prodhuesit, ulja e konsumit nuk është vetëm një problem aktual, por një shqetësim i madh për të ardhmen. Planet e biznesit, sa vijnë e tkurren, ndërsa nuk flitet për investime të reja, thonë sipërmarrësit e industrisë ushqimore.
Një paralajmërim i tillë rrezikon të na fusë në spiralen e padëshiruar të rënies pa kthim, nëse nuk ka një ndërhyrje të fortë. Ekonomistët që vlerësojnë si shumë të rëndësishme rritjen e investimeve, thonë se duhet pasur kujdes me të gjitha politikat që ndikojnë negativisht në konsum. Arben Malaj, thotë se, sipas Bankës Qendrore, dërgesat e emigrantëve nuk janë më faktori kryesor përse ka rënë konsumi. Ai mendon se nevojitet një analizë e kujdesshme e institucioneve shqiptare, BSH-së, INSTAT-it për të kuptuar nëse tensionimi politik, pasiguritë në rritje mund ta kenë ?vrarë? konsumin. Sipas tij, edhe mbledhja e disa të ardhurave në mënyrë të sforcuar, pa një strategji më të butë e të shtrirë në kohë, ka pasur impakt negativ të dokumentuar edhe në analizën e Bankës Qendrore. Profesor Malaj kujton se duke filluar nga viti i ardhshëm, Shqipëria duhet të korrigjojë me 5% të PPB-së deficitin e saj buxhetor. Kjo, sipas tij, është një shifër e lartë që nuk duhet të sigurohet nga rezultatet që mund të japin politikat shtrënguese, sepse zinxhiri i efekteve negative rritet. Ai sugjeron që qeveria të thjeshtojë në maksimum të gjitha procedurat dhe të rrisë shkallën e aplikimit të investimeve publike.
Monitor
Dy automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme...
Si çdo vajzë 10 vjeçare, Yllka Cana shkonte në shkollë çdo d...
Kandidati me serioz dhe me i forte ne gare per kreun e FRPD,...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur për mediat gj...
Këngëtarja e mirënjohur Lindita Theodhori është rikthyer të ...
Deputeti i PD-së, Luciano Boçi ka akuzuar kryeministrin, Edi...
Dhjeta e vërtetë është margaritar.Por, kur matësit e vlerave...
Partia Demokratike ka vazhduar akuzat për Kryeministrin, Edi...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në “Maratonën...
Një këngë e re është publikuar së fundmi për ish-kryeministr...
Gjykata e Hanoverit në Gjermani dënoi turkun Ibrahim B. me b...
Partia Demokratike i ka drejtuar një letër kreut të Kuvendi...
Në promovimin e librit të Rudina Xhungës, “Edhe një Shqip”, ...
Për vite me radhë Greqia ka qenë destinacioni kryesor i fëmi...
Partia Socialiste e qarkut Dibër ka zhvilluar një takim me s...
Policia e Fierit ka ndalur shtetasin Ilir Dine, 34 vjeç.Ai a...
QSUT nuk plotëson kushtet e higjinës.Spitali ku kurohen qind...
Efektivët e policisë së Tepelenës kanë asgjësuar 810 rrënjë...
Detyrat zyrtare në qeveri – këshilltar për sigurinë kombëtar...
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë, Arian Çani k...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...