"Na kanë shkelur, nuk i falim lotët e rinisë"/ Protestë në Korçë kundër qeverisë
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë...
Deputeti i opozitës Dashamir Shehi debatet e fundit në PD i cilëson përplasje mes brezave dhe garës për pushtet. Në një intervistë për ?Shekull?-in ai tha se debati që ka dalë jashtë PD-së është i nevojshëm, pasi, sipas tij, gjatë kohës që drejtonte Berisha, debati ishte i pamundur të ndodhte.
Ndërsa urdhrin e Bashës për të gjetur fajtorët në bazë e cilëson të pavend sepse sipas tij, në Shqipëri këtë përgjegjësi duhet ta mbajnë drejtuesit e partive.
Prej ditësh ka nisur një debat në Partinë Demokratike, ku disa nga krerët e PD-së në rrethe po sulmojnë ish-ministrat për mos mosangazhim në zgjedhjet lokale. Në mbledhjet e fundit të grupit të PD-së, Ruli ka kërkuar nga Basha që t?i tërheqë veshin krerëve. Si e keni lexuar ju këtë debat?
Debati është një lloj pasurie, pasi duhet thënë se nuk është se krijohen përditë debate të brendshme mes personazheve të partive politike. Nëse e marrim në këtë prizëm, duhet vlerësuar. Pastaj nëse ndalemi tek ata që e kanë bërë këtë debat, duhet thënë se personazhet nuk krijohen për një ditë në politikën shqiptare. Për më tepër humbja në zgjedhjet lokale nuk është se ka ardhur prej këtyre personazheve. Unë them se pezmatimi i këtyre debateve të fundit e ka zanafillën që pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, humbje e cila duhet kapërcyer. Por nuk është ky problemi, pasi halli më i madh që ka Partia Demokratike është që të krijojë një platformë fituese për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ku të krijojë një ekip i cili e çon PD-në drejt fitores. Por duhet thënë se kjo nuk bëhet pa angazhimin e të gjithëve sepse duhen ide dhe njerëz, të cilët duhet të jenë të besueshëm, gjë që deri më sot kreu demokrat nuk ia ka arritur.
Nuk ju duket se po bëhet ?shumë zhurmë për asgjë?
Shumë mirë që po bëhet zhurmë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mbushet piramida, për të cilën PD-ja ka shumë nevojë, sidomos nëse do të mbushej me njerëz që kanë vlera, që kanë eksperiencë. Por dhe me njerëz që kanë vota, sepse demokracia është votë. Ndërsa nëse do të ndalemi te njerëzit që nga anonimati duan të bëhen çeto, u them që rruga është e gjatë.
Zërat mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike që po kërkojnë zgjedhje të parakohshme janë shtuar. Ndërkohë që ju thoni që më parë Bashës i duhet një program qeverisës, duke ofruar njerëz me ide dhe eksperiencë. Nga ana tjetër duhet të thyejnë diferencën e madhe me vota. Duke parë situatën brenda PD-së dhe diferencën e madhe të votave në zgjedhjet e fundit sa e mundur është përmbysja?
Unë mendoj që përmbysja është gjithnjë e mundshme. Nuk e quaj të pamundur. Po ashtu politika nuk bëhet vetëm mbi frazën që ne e quajmë përmbytje. Liria vjen dhe me fjalët e avancuara. Nëse pas dy vitesh do vihet një ekuilibër mes të djathtës dhe të majtës edhe këtë unë e quaj përmbysje, një zhvillim dhe emancipim i gjithë jetës së politikës shqiptare, sepse edhe kështu pa opozitë kjo punë nuk shkon, pasi deri më sot kjo maxhorancë i ka pasur duart e lira për të prodhuar çdo lloj ligji.
Basha përmes një udhëzimi që i ka dërguar krerëve të degëve i kërkon atyre që të gjejnë fajtorët që sollën humbjen në zgjedhjet lokale. Si e gjykoni kërkesën e zoti Basha për të bërë ?koka turku??
Nuk ka pse të kërkojmë fajtorët, pasi koha e ka treguar kush janë ata që i sollën të djathtës humbjen. Ndërsa Basha e ka për detyrë që të fillojë të ngjisë kodrën që ka përpara e cila duhet thënë se nuk është e vogël. I duhet të bëjë programin. Atë të bëjë. Nëse kërkon që të gjejë fajtorët në bazë unë them që nuk ka për të gjetur asgjë. Në Shqipëri fajorët janë gjithnjë sipër. Kjo ideja për të kërkuar fajtorët në bazë më kujton kohën e regjimit, kur për dështimet në sektorë të ndryshëm mblidhej kolektivi dhe i binin në qafë ndonjërit. Ajo që duhet bërë në bazë është riorganizimi i partisë duke krijuar struktura të reja dhe për të nxjerrë në krye figura të reja të cilët kanë nevojë për t?u reklamuar.
Si ju duket PD-ja sot nën drejtimin e zoti Basha?
Partia Demokratike tashmë është bërë më e hapur dhe normalisht që do të ketë debate dhe konflikte të vazhdueshme mes të vjetërve dhe të rinjve ku do të dalin në sipërfaqe politikanët që anojnë në të majtë dhe në djathtë. Deri dje këto debate nuk dilnin në sipërfaqe sepse janë mbuluar nën autoritetin e Berishës. Sot më nuk është ai autoritet dhe është krejt e natyrshme që të kemi sherre mes politikanëve dhe ato të dalin jashtë dyerve të partisë, sherre që për hir të vërtetës nuk janë ta pranishme vetëm të PD-ja, por janë kudo, vetëm se partitë e tjera i fshehin.
Nga ajo që kemi parë këto ditë në PD më shumë se sa përplasje pikëpamjesh a nuk ju duket zoti Shehi si përplasje brezash?
As që nuk bëhet fjalë që ka përplasje. Por duhet shpjeguar se kjo është normale dhe nuk duhet parë si një hata e madhe që ka përplasje brezash. Duhet të kuptojmë se në politikë ka përplasje për shkak të ndryshimit të mentalitetit mes brezave. Po ashtu përplasja ka ardhur për shkak të garës për pushtet.
Në këtë përplasje që ju e cilësoni garë mes brezave, më shumë se përplasje për ndryshim mentaliteti nuk ju duket se është përplasje për inate personale?
Ky është tjetër kapitull. Kur një përplasje bëhet me mjete që nuk janë të fisme, në këto momente nuk jemi duke bërë politikë, pasi kjo e dëmton jetën politike. Por në qoftë se bëhet si konkurrencë politike unë e gjykoj të shëndetshme. Madje unë them që brenda PD-së debati moral politik dhe konfrontimi midis ideve të djathta e të majta, debati mes të rinjve dhe të vjetërve. Por kjo që po shohim ne nuk është debat i majtë dhe i djathtë, por është më shumë sherr mes individëve që kanë inate të vjetra. Debati duhet të bëhet realisht dhe duhet të lëvizë.
Nga Kristi PinderiZoti Kryeministër,Më shkruanit dje në një ...
Efektivët e policisë së Shkodrës kanë arrestuar katër person...
Punonjësit politikë në nivelet e larta të administratës pagu...
Fidanet e rinj të gështenjave në fshatin Qerret të Elbasanit...
Crown Agents, kompania e kontraktuar nga qeveria shqiptare p...
Një fëmijë ka rënë tek Piramida.Ai është ngjitur dhe ka rënë...
Shumë shpejt Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse deputeti...
...
Ka dështuar seanca e radhës ndaj të vetëshpallurve imamë, p...
Qeveria që prodhuan zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, në fillim...
Efektivët e policisë së Tiranës kanë vënë në pranga një shte...
Policia e Lezhës ka arrestuar autorë të vrasjes së mëngjesi...
Kompania e kontraktuar nga qeveria shqiptare për auditimin e...
Këshilli ekzekutiv i UNESCO-s përfshiu në rendin e ditës së ...
Është tensionuar situata në Kosovë pas arrestimit të deputet...
Crown Agents ka reaguar lidhur me deklaratat që janë bërë së...
Kreu i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti është arrestuar ...
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 persona, të ci...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar të pr...
Fotot e mëposhtme janë marrë dy ditët e fundit në Korçë. Kët...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...