web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trimit që fali gruan i djegin shtëpinë

26 Gusht 2015, 08:19, Aktualitet CNA

Pak ditë pasi fali bashkëshorten dhe e pranoi sërish në shtëpi, Niko Trimi nga Karbunara e Lusnjës po përballet me një tjetër problem. Mbrëmë gjatë natës shtëpia e tij ka marrë flakë. 5 pjesëtarët e familjes së tij dhe 4 të familjes së vëllait ishin të gjithë në gjumë. Zjarri ka shpërthyer në kuzhinë dhe më pas është përhapur edhe në dhomat e tjera.

Niko Trimi ka qenë i pari që e ka ndjerë. Ai ka njoftuar policinë dhe zjarrfikësen menjëherë. Zjarrfikëset arritën ta shuajnë zjarrin, por pasi ai kishte shkrumbuar të gjitha orenditë. Shtëpia e tij është gati në të rënë. Policia po heton shkaqet, por Niko Trimi është i bindur se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, që mund të ketë lidhje me historinë personale të tij me bashkëshorten. Ai e denoncoi gruan për dhunë dhe më pas e tërhoqi padinë dhe i kërkoi asaj të kthehej pranë fëmijëve, me kusht që të mos ishte më aktive në rrjetin social Facebook./lapsi





Lajmet e fundit nga