Aleksandër Meksi: Kisha e Dhërmiut s’është monument kulture. Është pronë e kishës
Nga Ben AndoniKa qenë i thukët dhe shumë i kujdesshëm, resta...
Pas qeverisë amerikane dhe asaj kanadeze, edhe qeveria australiane ka dhënë alarmin për mbizotërimin e bandave të drogës në Shqipëri dhe që përbëjnë kërcënim për të huajt. Sipas një raporti të publikuar në faqen zyrtare të saj në internet, theksohet se në Shqipëri rrezik përbëjnë bandat e hajdutëve, kriminelët e rrugës, si dhe bandat e armatosura të drogës. Raporti jep informacione për të gjitha ata shtetas australianë që duan të vizitojnë Shqipërinë, ku u kërkohet që të bëjnë kujdes.
?Krime si plaçkitje, vjedhje dhe rrëmbim çantash janë të pranishme. Duhet kujdes kur udhëtohet në transportin publik, pasi ka hajdutë xhepash. Udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të jenë të kujdesshëm nga përplasjet e bandave të armatosura të kultivuesve të drogës me policinë?, thuhet në raportin dhe udhëzuesin e qeverisë australiane për shtetasit e saj.
Në të njëjtën linjë me Australinë ka qenë pak muaj më parë dhe Kanadaja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi edhe ato jepnin alarmin për ekzistencën e bandave të armatosura dhe rreziku që kanoset ndaj të huajve. Një tjetër shqetësim i ngritur nga australianët është terrorizmi. Sipas tyre, ashtu si në shumë vende të Evropës dhe në Shqipëri ka rrezik për operim të grupeve terroriste. Për këtë arsye bëhet thirrje për kujdes edhe në këtë aspekt.
Një tjetër rrezik sipas qeverisë australiane është dhe rrëmbimi i pasaportave dhe mjeteve të tjera të identifikimit, të cilat përdoren për krime të ndryshme.
Fshehja e parave
Në një tjetër raport të publikuar po nga qeveria australiane tregohet se pjesëtarë të mafies shqiptare, kriminelë dhe zyrtarë të lartë përdorin Australinë për të fshehur pasuritë apo për pastrimin e parave. Qeveria ka treguar skemën që ndiqet në pjesën më të madhe të rasteve.
Sipas saj, transfertat e parave bëhen përmes kompanive të basteve dhe përmes faqeve që ofrojnë blerje në internet. Sipas të dhënave të publikuara aty, përmes kësaj mënyre paratë transferohen në mjaft vende ndërkombëtare, duke lëvizur vazhdimisht. Sipas raportit, një skemë e tillë ndiqet dhe nga vetë bandat shqiptare në Australi, të cilat nxjerrin paratë e drogës jashtë vendit.
Pas kontrolleve që janë bërë ndër muaj, autoritetet kanë zbuluar se përmes basteve online dhe blerjeve në internet ka pasur një lëvizje gjigante parash. Sipas tyre, rrjet kriminelësh dhe persona të veshur me pushtet përdorin sistemin e pagesave në internet për të mos u identifikuar.
Në raport theksohet se zakonisht përdoren llogaritë në bankat vendase për të kryer transferime dhe duke i përdorur ato për blerje në internet identiteti i personave mbetet i fshehur. Por ka raste që transferimet bëhen në SHBA fillimisht dhe më pas në Australi. Autoritetet e zbuluan skemën pas një goditje të një rrjeti shqiptarësh në Australi, të cilët kishin arritur të transferonin rreth 16 milion dollarë australianë. Por duke qenë se mjaft raporte ndërkombëtare kanë theksuar se disa deputetë e politikanë kanë transferuar paratë në Australi, nuk përjashtohet mundësia që edhe ata të përdorin të njëjtën skemë, apo të ngjashme me të.
Edhe inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pak muaj më parë ka paditur penalisht një sërë zyrtarësh të cilët dyshohet se kanë fshehur paratë jashtë shtetit, madje deri në Australi. Mjaft raporte ndërkombëtare gjithmonë kanë dhënë alarmin se zyrtarët shqiptarë fshehin paratë jashtë vendit, por që deri më tani asnjë nuk është dënuar.
Nga Ben AndoniKa qenë i thukët dhe shumë i kujdesshëm, resta...
Kisheza e shen Athanasit (ne Dhermi) nga brenda ishte me iko...
Nga Elvi FUNDONuk e di si të drejtohem, Shoku apo Zoti Rama...
Refugjatët nga Lindja e Mesme, të cilët nga Turqia, Greqia d...
Në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për...
Qendra evropiane regjistrimi në Itali dhe Greqi, një ndarje ...
Klerikë fetarë ortodoksë dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës ...
Shtypi gjerman trajton Konferencën e Ballkanit në Vjenë dhe ...
Një vajzë e re shqiptare kishte nisur bashkëjetesën me një t...
Markonei Ajub Kazani, i cili u ndalua me dyshimet se do të b...
Ish-kreu i Komitetit te Kulteve, Ilir Kulla, ne disa pyetje ...
Gjate dites se sotme Policia e Shtetit ka nderrmare nje oper...
Elvi FUNDONjë debat që çdo ditë po bëhet edhe më i fortë, në...
Le të shikojmë sesi veproi “shteti” shqiptar me kishën e Dhë...
Ne faqen zyrtare te Kishes Orthodhokse, eshte postuar dokume...
1. Jozef Stalin 2. Adolf Hitler 3. Bashar al-Asad 4. Benito ...
Kreyfjala e takimit është pastërtia e qytetit dhe masat që d...
Denoncim ndaj Kryetarit të Bashkisë, Z. Erion Veliaj për shk...
Ai kërkoi që shtetasit shqiptarë të mos ndërmarrin aventura...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...