Merkel dhe Hollande për një politikë të përbashkët azilimi
Qendra evropiane regjistrimi në Itali dhe Greqi, një ndarje ...
Në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. Përfaqësuesit e Kosovës thonë se marrëveshjet respektojnë në tërësi statusin e shtetit., por Beogradi mendon ndryshe.
E ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, konfirmoi se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar pas një dite të gjatë (25.08)katër marrëveshjet e diskutuara shumë muajt e fundit: Marrëveshjen për Telekomunikacionin, Marrëveshjen për Energjinë, për lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë si dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ruhet sovraniteti”
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pohon se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive” dhe se “Marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.”
?Sot kemi arritur marrëveshje të rëndësishme. Ne e konsiderojmë një sukses shumë të madh të arritur me këto marrëveshje, sukses në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun”. Mustafa tha se pala kosovare “konsideron se të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”. Asociacioni “do të mundësojë që të ndihmohen komunat me shumicë serbe, por nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive. Kështu që funksionimi i shtetit të Kosovës do të jetë normal dhe i suksesshëm”, theksoi kryeministri Mustafa.
Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi pohon se marrëveshjet “janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.
“Serbia nënshkruan pas presioneve”
?Serbia ka nënshkruar pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Kemi qenë peng i refuzimit të tyre, sepse pala kosovare ka qëndruar prapa asaj që është zotuar: të arrijë marrëveshje sipas dokumenteve të Kosovës?, theksoi Thaçi duke shtuar se “Asocioacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”. Pala kosovare dhe bashkësia ndërkombëtare ka insistuar që të katër marrëveshjet të nënshkruhen së bashku, pasi pala serbe ka qenë më së shumti e interesuar për marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa ajo kosovare për tri marrëveshjet e tjera.
Ura mbi Ibër hapet më 15 tetor
Ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri tha se “nënshkrimit të marrëveshjeve u kanë paraprirë zhvillimet pozitive në këtë raund të bisedimeve”. “Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Asociacioni nuk do të ketë kurfarë kompetencash ekzekutive. Ndërsa barrikada mbi urën Ibër do të hiqet më 15 tetor”, theksoi Tahiri. Palët shpresojnë se me largimin e ?Parkut të paqes?, ura mbi lumin Ibër do të hapet për qarkullim pas plot 16 vitesh. Edita Tahiri pohon se Kosova do të ketë kodin ndërkombëtar telefonik +383. Ndërsa për çështjet e energjisë “Serbia ka pranuar t’i heqë pengesat që i ka krijuar deri më tash dhe zbatimi do të shkojë sipas planit”.
“Bisedimet tepër të vështira”
Delegacioni serb ka bërë të ditur gjatë ditës se bisedimet në Bruksel kanë qenë “tepër të vështira”. Në veçanti mosmarrëveshje dhe mospajtime ka pasur rreth formimit të Asociacionit. Pala serbe ka insistuar që të dihet çdo detaj i funksionimit të këtij Asociacioni. Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se “marrëveshjet e nënshkruara janë të mira për popullin serb në Kosovë.” Në veçanti Marrëveshja për krijimin e Asociacionit, i cili “do të ketë kompetenca shumë të gjera”. Ndërsa tani “nuk ekziston asnjë pengesë për hapjen e kapitujve të parë në negociatat mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian”.
Kompetencat e Asociacionit
“Asociacioni do të ketë kryetarin e vet, nënkryetarin, kuvendin, këshillin, stemën dhe flamurin. Asociacioni do të vendosë për katër çështjet e Marrëveshjes së Brukselit: shëndetësinë, shkollimin, planifikimin rural dhe urban si dhe zhvillimin ekonomik”, bëri të ditur Vuçiq në një deklaratë për Televizionin e Serbisë, duke shtuar se Serbia do të ketë të drejtën ta financojë këtë Asociacion, pa paguar tatime apo taksa.
Vuçiq ka bërë të ditur se në shtator do të vizitojë Kosovën dhe dhjetë komunat me shumcië serbe, të cilat në të ardhmen do të jenë pjesë e Asociacionit. Në këtë Asociacion bëjnë pjesë katër komunat në veri: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, si dhe komunat e tjera në jug Graçanica, Shtrpce, Novo Brda, Ranillugu, Pasjane si dhe Parteshi dhe Kllokoti.
Marrëveshja për energjinë e “paplotë”
Vuçiq pohon se është nënshkruar edhe marrëveshja për energjinë por pa u arritur marrëveshje për sistemin operativ, distribuimin dhe pasurinë. “Për herë të parë do të kemi edhe një furnizues dhe tregtues me energji, e ajo është një bijë e kompanisë EPS (Sistemi elektroenergjetik i Serbisë).
“Ata (delegacioni i Kosovës) kanë dashur të na mashtrojnë rreth pasurisë. Ata e kanë shkruar se kjo është pasuri e tyre. Ndërsa ne e kemi shkruar menjëherë se kjo është, sipas Kushtetutës, pasuri e Serbisë.” Sa i përket kësaj marrëveshjeje, Vuçiq tha se “këtu priten probleme”. Lidhur me telekomunikacionin tha se serbët edhe më tej kur thërrasin në Serbi nuk duhet të përdorin kodin e ri. Kodin për thirrje nuk duhet ta përdorin as serbët e Serbisë kur telefonojnë me ata në Kosovë. Ndërsa për urën mbi lumin Ibër ai tha se “serbët nuk duhet të shqetësohen”. “Rruga Kralja Petra do të jetë zonë për këmbësorë, ku nuk do të futen kamionë”, tha Vuçiq.
Qendra evropiane regjistrimi në Itali dhe Greqi, një ndarje ...
Klerikë fetarë ortodoksë dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës ...
Shtypi gjerman trajton Konferencën e Ballkanit në Vjenë dhe ...
Një vajzë e re shqiptare kishte nisur bashkëjetesën me një t...
Markonei Ajub Kazani, i cili u ndalua me dyshimet se do të b...
Ish-kreu i Komitetit te Kulteve, Ilir Kulla, ne disa pyetje ...
Gjate dites se sotme Policia e Shtetit ka nderrmare nje oper...
Elvi FUNDONjë debat që çdo ditë po bëhet edhe më i fortë, në...
Le të shikojmë sesi veproi “shteti” shqiptar me kishën e Dhë...
Ne faqen zyrtare te Kishes Orthodhokse, eshte postuar dokume...
1. Jozef Stalin 2. Adolf Hitler 3. Bashar al-Asad 4. Benito ...
Kreyfjala e takimit është pastërtia e qytetit dhe masat që d...
Denoncim ndaj Kryetarit të Bashkisë, Z. Erion Veliaj për shk...
Ai kërkoi që shtetasit shqiptarë të mos ndërmarrin aventura...
Ai u ka bërë thirrje pacientëve të mos bien pre e shkelësve,...
Kryepeshkopi Anastas Janullatos është takuar në Athinë me p...
Trageti grek “Elefterios Venizellos” në mëngjesin e sotëm në...
Efektivët e Policisë së Tiranës kanë arrestuar Zamak Cani, 4...
Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedoni kanë zhvilluar një takim d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...