web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënim: Nga Nilo Katalano te Labëria. Qarku i shkurtër i “argumenteve” qeveritare për kishën e Dhërmiut

25 Gusht 2015, 13:38, Aktualitet CNA

Le të shikojmë sesi veproi ?shteti? shqiptar me kishën e Dhërmiut, për të cilën sot po dalin patriotë lart e poshtë, me printet e Wikipedias në dorë, e me Nilo Katalanon në zemër. Para tri ditësh, në pasdite, publikohet një deklaratë për shtyp e Kishës Ortodokse Autoqefale që denoncon aktet vandale të disa personave, mes të cilëve disa njerëz të policisë e disa të pushtetit vendor të Himarës. Të nesërmen, shfaqet këshilltari i Kryemimistrit, Artan Shkreli, që Gënjen publikisht, e thotë se kisha është monument kulture. Dhe shton pastaj materialin kuqezi, me Nilo Katalanon dhe përpjekjen e KOASH-it për të zhbërë këtë histori të Himarës dhe të vendit tonë. Meqë gjërat po marrin emrin e tyre, të mbajmë parasysh të gjithë se Artan Shkreli është katolik dhe këto kredenciale tejkalojnë ato të këshilltarit të kryeministrit, post që nuk i jep asnjë të drejtë.
Më tej edhe kryetari i Bashkisë së Himarës foli për ndërtim pa leje. U publikuan shkrime dhe intervista historianësh për Nilo Katalanon, si e si të helmojnë perceptimin e njerëzve se aty po luhet një lojë e re greke me varre e të varrosur, pak a shumë si në Kosinë. Teksa tentoi të ndërhynte me INUK-un, që po i ngjan së fundmi ?Vullnetarëve të Enverit?, në të njëjtën ditë, me një karagjozllëk të pashoq, kryeministri i vendit e cilëson objektin për të cilin po debatohet një Garazh. Nëse këshilltari gënjen duke e quajtur monument, kryeministri e degradon në garazh. Kjo është njësoj sikur të jesh në lagje me kryeministrin, i cili kalon para shtëpisë tënde dhe dikur urdhëron të ndryshosh ngjyrën e derës se atij nuk i pëlqen.
Por këto zëra nuk mjaftonin. Për ta bërë gumëzhimën të plotë, foli edhe Artan Lame, foli për shkencë e për fe, foli me racionalizëm, por teksa shkruante një status veresie, i shkelte syrin vetes. Vetëm pak javë më parë zotëria kishte ndarë tapi për kisha katolike e xhami në Shkodër, e nëse do të fliste për ndërtim pa leje, do të dilte bllof. Dhe një fije cipë njeriut i duhet se të gjithë kanë veshë e sy në këtë dynja.
Sot, si për t?i dhënë tekës së qeverisë fuqi ekzekutive, ka folur edhe Koço Kokëdhima. Duke lënë mënjanë faktet për historinë e lavdishme të Himarës, po nënvizojmë dy momente në shkrimim e publikuar prej tij në gazetën ?Shekulli?: së pari, Kokëdhima e nis atë me përkufizimin e kufijve të krahinës së Himarës. ?Bashkia e re e Himarës është sigurisht një nga evenimentet më të bukura të Reformës Territoriale e Administrative. Bashkia e re u ngrit mbi trojet e Himarës historike. Për qindra vjet, Himara bregdetare dhe Labëria kanë qenë një krahinë. Krahina e Himarës është një nga krahinat më të lavdishme të Shqipërisë?. Shohim pra se teksa trajton problemin e një kishe në Dhërmi, qeparotasi Koço Kokëdhima, u kujton të gjithëve se ?kemi Labërinë me vete?. U thotë dhërmiotasve, atyre që i nënkupton si të ?grekut?, të ulin hundën se tani gjërat kanë ndryshuar. Në fakt gjërat nuk kanë ndryshuar aspak. Thjesht konfirmohen siç kanë qenë: në atë zonë, ca kanë parë përtej detit, e ca përtej malit. Varet gjithnjë nga ndjesia.
Momenti i dytë që do nënvizuar është një hollësi me karakter historik: ?Varri i Katalanit ishte atje tek kisha e Shën Thanasit, qysh nga viti 1694, kur u varros me nderimet që i takonin. Në shekullin e 20, varri i Katalanit u dhunua për herë të parë nga një pinjoll i familjes Buo në Dhërmi. Thuhet se ky person e dhunoi varrin për t?i vjedhur kurorën me diamante! Sepse ai ishte Monsinjor dhe duhej të varrosej me të gjitha nderimet?.
Pra i varrosur më 1694, Katalani pushoi në paqe për dy shekuj e gjysmë, ndonëse “mbi të” erdhi kisha tjetër.
Nëse është kështu, pse atëherë sot, në vitin 2015, dikush nga Tirana, dikush si Edi Rama me këshilltarët e tij, po ngrenë alarmin se varri po kërkohet të zhbëhet?
Deri në 30 vitet e para të shekullit të 20-të, pra nga 1694 tëhu, nuk ka patur shtet shqiptar dhe varrin e kishte nën hyqëm kisha ortodokse, që nuk ishte as autoqefale e as shqiptare. Si vallë varri i Katalanos nuk u prek, por u la tani të bëhej kjo gjë?
Një pyetje tjetër është marrëdhënia juridike. Në emër të kujt ligji po vepron sot INUK-u që ndërsehet lart e poshtë ku do qeveria? Pse duhet të ndërhyhet me njerëz pa tagër zyrtar, por në mënyrë informale?
Si është e mundur që besimet e tjera fetare nuk reagojnë, ndërkohë që në raste të tjera, ka patur reagim?
E qartë është se qeveria e tanishme ka një axhendë ndaj KOASH dhe pse jo ndaj ortodoksëve, por sigurisht jo në emër të ndonjë besimi(besimi) tjetër. Sepse do të talleshim, të gjithë me veten, po të hamë kokrrën e ullirit se këta që sot bërtasin për Nilo Katalanon, kanë Zot e besim.
s.z/respublica.al





Lajmet e fundit nga