Refugjatët temë qendrore e Konferencës së Ballkanit në Vjenë
Shtypi gjerman trajton Konferencën e Ballkanit në Vjenë dhe ...
Klerikë fetarë ortodoksë dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës Gjergji Goro u takuan të martën për të diskutuar për zhvillimet në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi.
Gjatë ditëve te fundit në këtë zonë ka pasur tensione mes besimtarëve dhe autoriteteve pas një vendimi për prishjen e një mbulese prej betoni, që shërben si çati mbi rrënojat e kësaj Kishe.
Vendimi për prishjen e ndërtimit të paligjshëm është marrë më 19 gusht të këtij viti nga Inspektoriati Ndërtimor i Himarës. Tre ditë më vonë, Inspektoriati vendor i është drejtuar Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit për mbështetje për këtë ndërhyrje.
Objekti parashikuar për t`u prishur është një soletë betoni disa metër katrorë e hedhur nga besimtarët diku në vitin 1992 për të mbuluar rrënojat dhe për vijuar në këtë vend fetar ritet ortodokse. Soleta mbahet në muret e vjetra të kishës, që u shkatërrua në vitin 1972 nga regjimi komunist në të ashtuquajturin ?revolucion kulturor?.
Inspektorët nisën ndërhyrjen të premten e javës së shkuar, por puna u ndërpre pasi ndërhyrja ngjalli reagime të forta të besimtarëve dhe të vetë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipëris.
Kisha u shpreh se dënonte ashpër këtë ngjarje, që “ndikonte sipas saj në pronën dhe lirinë e besimit fetar në Shqipëri?. Autoritet shqiptare fillimisht pohuan se aksioni synonte prishjen e një ndërtimi të paligjshëm mbi një monument kulture, por më pas u mësua që kisha nuk figuronte në Listën e Monumenteve të Kultures te Qarkut të Vlorës.
Vetë Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një komunikimi në rrjetet sociale duke iu përgjigjur pyetjeve nga publiku u shpreh te hënën:
?Është të qeshësh e të qash që një ngrehinë si garazh e quajnë kishë dhe vënë kujën pse po rikthejmë në jetë trashëgiminë tonë!?
Një ditë më vonë, të martën, Kryeministri Rama postoi në rrjetin Twiter dy foto të kishës njëra që dëshmonte gjendjen e saj para se të prishej dhe tjetra që paraqet soletën e betonit hedhur menjeherë pas viteve nëntëdhjetë kur në Shqipëri u lejua liria e besimit.
?Kishe e vjeter e Dhermiut qe do rilinde ne emer te trashegimise kombetare dhe “garazhi” pa leje qe e quajne kishe!!!?, – shkruan kryeministri shqiptar në krye të fotove të postuara.
Pas deklaratave të kryeministrit është përgjigjur po në rrjetet sociale Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Thoma Dhima:
?Sipas llogjikes se rilindjes se trashegimise, duhet te shemben te gjitha objektet e ngritura mbi kishat ortodokse pas ardhjes se pushtimit otoman?,shkruan Dhima ne rrjetin Facebook.
Zhvillimet në rrënojat e kishës mbi fshatin e vogël bregdetar të Dhërmiut kanë përfshirë edhe interesimin e Greqisë fqinje. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, deklaroi në Athinë se Greqia ishte në pritje të shpjegimeve nga qeveria shqiptare lidhur me këtë incident.
Edhe Tirana zyrtare reagoi përmes Glevin Dervishit, zëdhënësit të Ministrit të Jashtëm Shqiptar.
?Konstatojmë se qëndrimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë?, u shpreh zëdhënësi.
E ardhmja e procesit të nisur në rrënojat e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi është ende e paqartë per besimtaret. Autoritetet shtetërore dhe vetë Kisha nuk kanë ende një projekt për rindërtimin e Kishës.
Një marrëveshje midis Qeverisë shqiptare dhe Kishës Ortodokse , nënshkruar në vitin 2009 dhe ratifikuar në 2015 parashikon neNenin 21 te saj:
?Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve të flagrancës, kur një gjë e tillë kërkohet në zbatim të një urdhri të prokurorisë, të një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose në rast të kanosjes së një rreziku të afërm.?
Shtypi gjerman trajton Konferencën e Ballkanit në Vjenë dhe ...
Një vajzë e re shqiptare kishte nisur bashkëjetesën me një t...
Markonei Ajub Kazani, i cili u ndalua me dyshimet se do të b...
Ish-kreu i Komitetit te Kulteve, Ilir Kulla, ne disa pyetje ...
Gjate dites se sotme Policia e Shtetit ka nderrmare nje oper...
Elvi FUNDONjë debat që çdo ditë po bëhet edhe më i fortë, në...
Le të shikojmë sesi veproi “shteti” shqiptar me kishën e Dhë...
Ne faqen zyrtare te Kishes Orthodhokse, eshte postuar dokume...
1. Jozef Stalin 2. Adolf Hitler 3. Bashar al-Asad 4. Benito ...
Kreyfjala e takimit është pastërtia e qytetit dhe masat që d...
Denoncim ndaj Kryetarit të Bashkisë, Z. Erion Veliaj për shk...
Ai kërkoi që shtetasit shqiptarë të mos ndërmarrin aventura...
Ai u ka bërë thirrje pacientëve të mos bien pre e shkelësve,...
Kryepeshkopi Anastas Janullatos është takuar në Athinë me p...
Trageti grek “Elefterios Venizellos” në mëngjesin e sotëm në...
Efektivët e Policisë së Tiranës kanë arrestuar Zamak Cani, 4...
Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedoni kanë zhvilluar një takim d...
Dacic ka thënë se i ka arritur objektivat gjatë vizitës në M...
Paraditen e sotme janë zbuluar dhe asgjësuar 5580 rrënjë ha...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...